’Për çështjen e kodit penal kam mbajtur një qëndrim. Momenti që u hodh për diskutim, i cili është parimor, nuk dua të hyj në detaje, por dua ta nis si një jurist. Kodi Penal më ngarkon të përfshihem qoftë edhe në një debat. Nëse ju arrini të pyesni punonjës të drejtësisë se kush është problemi me Kodin Penal që kemi. Unë ende sot nuk kam një informacion analitik mbi problemet që ka Kodi penal aktual, është një kod që nga 1995 ka gjetur zbatim, qoftë me disa ndryshime e përmirësime të bëra, ka gjetur zbatim nga gjykatat dhe prokuroritë. Unë…
Author: tirana
Indrit Doda do të marrë postin e shefit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Sipas burimeve, Doda do të prezantohet nga ministri i drejtësisë, Besfort Lamallari rreth orës 13:30. Doda ka pasur një karrierë të gjatë si oficer.
Farmacistja dhe biologia Kozeta Hoxha e ftuar në ABC News ndau me publikun fuqinë shëruese të bimëve mjekësore në përballimin e stinës së virozave, ankthit dhe pagjumësisë. Hoxha solli receta të thjeshta, efektive dhe 100% natyrale për të ndihmuar trupin të përballet me sfidat që sjell stina e vjeshtës, pa kimikate dhe pa efekte anësore. Fara e lirit – “ari” për kollën dhe traktin respirator Një ndër rekomandimet më të spikatura ishte përdorimi i farave të lirit, të cilat, sipas Hoxhës, kanë veti zbutëse, qetësuese dhe mbrojtëse për rrugët e frymëmarrjes: “Mjafton të zieni një lugë fara liri në 250…
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike zyrtarizon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 Majit 2025. Në kërkesë evidentohet se sic ishte parashikuar nga katër rezolutat ndërkombëtare të miratuar nga Partitë Popullore Evropiane (EPP), Internacionalja e Demokratëve të Qendrës (CDI) dhe Bashkimi Demokrat Ndërkombëtar (IDU), procesi zgjedhor u provua të ishte një farsë elektorale në vend të një shprehje të lirë dhe demokratike të vullnetit të qytetarëve. Problematikat…
Policia ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Blutë bëjnë me dije se o të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit. Njoftimi: Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore së futbollit “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit. Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do…
Takimet e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit, Altin Bojni, kanë vijuar me një bashkëbisedim të ngrohtë me Forumin e Gruas Socialiste në Burrel. Gratë dhe vajzat matjane, të angazhuara prej vitesh në mbështetje të së majtës, dëshmuan edhe një herë se janë një shtyllë e fortë e fitores socialiste në këtë bashki. I pranishëm në takim, deputeti i Qarkut të Dibrës, Agron Malaj, falënderoi gratë socialiste për angazhimin e tyre të pandërprerë dhe theksoi peshën e kësaj fushate për të ardhmen e Matit. “Nuk është thjesht një garë për të zgjedhur një kryetar bashkie. Kjo është një…
Gati 2.000 të burgosur palestinezë u liruan sot nga burgjet izraelite në kuadër të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza. Zyra e Medias për të Burgosurit, e drejtuar nga Hamasi, bëri të ditur se autobusët që transportonin të burgosurit e liruar nga burgu Ofer, në perëndim të Ramallahut, mbërritën në qytetin Beitunia në Bregun Perëndimor të pushtuar. Agjencia zyrtare e lajmeve “Wafa” konfirmoi se 96 të burgosur që po vuanin dënime të gjata kanë mbërritur në qytet me dy autobusë të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC). Zyra e Medias për të Burgosurit tha gjithashtu se…
Ka ndërruar jetë pas tre muajsh heroi Arjan Kraja, i cili shpëtoi nga mbytja në Velipojë dy fëmijë të mitur. Prej afro tre muajsh ai ndodhej në koma, si pasojë e një ishemie, të shkaktuar pas shpëtimit mrekullisht të fëmijëve. I ndjeri ishte punonjës i OSSH, teksa këta të fundit kanë reaguar pas lajmit të hidhur: ”Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja. Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si…
Mjeku Dervish Hasi është dënuar me 15 muaj burg për dhunë në familje. I është bere rikualifikim i veprës penale nga pornografi në dhunë në familje
Kompania polake e mbrojtjes “Polska Grupa Zbrojeniowa” dhe prodhuesi gjerman i armëve “Rheinmetall” kanë nënshkruar një marrëveshje për furnizimin e forcave të armatosura polake. Të dy firmat nënshkruan një memorandum mirëkuptimi (MoU) për bashkëpunim strategjik në fushën e automjeteve mbështetëse për ushtrinë polake. Qëllimi i MoU-së është krijimi i një bashkëpunimi të përbashkët për të ngritur një Qendër Evropiane të Automjeteve Mbështetëse, të përqëndruar në prodhimin e automjeteve të blinduara për rikuperim dhe automjeteve inxhinierike të blinduara me kapacitet për çmontimin e minave. “MoU-ja simbolizon mirëkuptimin tonë të ndërsjelltë, objektivat e përbashkëta dhe dëshirën për të punuar ngushtë së bashku,…
Një ngjarje e rëndë ndodhi në mëngjesin e së martës në Castel d’Azzano, pranë Veronës, në veri të Italisë. Gjatë një operacioni për të zbrazur një banesë të zënë në mënyrë të paligjshme, një shpërthim i fuqishëm shkaktoi shkatërrimin e një shtëpie dykatëshe, duke marrë jetën e 3 karabinierëve dhe plagosur 13 persona të tjerë, përfshirë policë dhe zjarrfikës. Shpërthimi ndodhi sapo forcat e rendit hapën derën e banesës, e cila ishte mbushur me gaz. Dy nga tre banorët që ndodheshin aty u arrestuan, ndërsa një i tretë u arratis dhe është ende në kërkim. Hetimet paraprake tregojnë se shpërthimi…
Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka shkuar në sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin, ku në sallën e Gjykatës së Apelit u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Proda ka shkuar në GJKKO pas zhurmës së krijuar në lidhje me sigurinë në gjykata, për të sqaruar rolin e Policisë së Shtetit në ruajtjen dhe sigurinë e këtyre institucioneve të drejtësisë. Pamjet e publikuara, tregojnë momentin kur Proda hyn në GJKKO.