Policia e Tiranës ka vijuar aksionet për goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve të njëpasnjëshme, janë arrestuar dy persona që shisnin kanabis në zona të ndryshme në kryeqytet. Nga hetimet, është zbuluar se një nga të arrestuar e kishte fshehur lëndën narkotike në një vend parkim automjetesh. Ndërsa shtetasi tjetër i arrestuar përveç lëndës narkotike, iu gjetën edhe dy armë të ftohta. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Author: tirana
Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm. Dy autovetura, që dyshohet se po qarkullonin me shpejtësi të lartë, janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në të dyja mjetet. Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende. Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është vështirësuar përkohësisht, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e sakta të ngjarjes dhe për të normalizuar lëvizjen.
Ditën e hënë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi heqjen e tarifave roaming të komunikimeve të lëvizshme mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, vitin e ardhshëm. Një vendim i tillë do të nënkuptonte mundësinë që abonentët e shërbimeve celulare në Shqipëri të përdorinin numrat e tyre në vendet e Bashkimit Europian me të njëjtat tarifa si në Shqipëri. Aktualisht, tarifat roaming mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nuk janë ligjërisht të rregulluara, por që prej vitit 2023, me ndërmjetësimin e Komisionit Europian, 38 operatorë të shërbimeve celulare të BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor arritën një marrëveshje për uljen…
Donald Trump konfirmoi se do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten. Zelensky kishte njoftuar më herët dje se do të udhëtonte për në Uashington “këtë javë”. Presidenti ukrainas vlerësoi armëpushimin e arritur në Gaza me ndërmjetësimin e Donald Trump, duke thënë se kjo jep shpresë për paqe në Ukrainë, ku udhëheqësi amerikan synon gjithashtu të luajë një rol ndërmjetësues me Moskën.
Një flamur gjigant kuqezi u valëvit mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Nya Ullevi” të Gothenburgut, ku Kosova fitoi me Suedinë. Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke ndarë video nga momenti magjik, ndërsa shkruan se flamuri gjigant i priu fitores historike të Kosovës në fushën e Suedisë. “MIRËMËNGJES dhe me flamurin gjigand që i priu mbrëmë fitores historike të Kosovës në fushën e Suedisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet ai. Kjo fitore vjen vetëm pak ditë pas triumfit historik të Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovac, një fitore që bashkoi mbarë shqiptarinë.
Kjo e martë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, por do të ketë edhe alternime të pakta vranësirash. Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijnë deri në 24 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 8 m/s, duke krijuar në det dallgëzim të forcës 2 ballë.
Dashi Mjedisi yjor edhe sot do jetë mjaft konfliktual për ata që janë në një lidhje. Debatet nuk do mungojnë dhe klima do jete shume e tensionuar. Nëse jeni beqare do keni mundësi të shumta për aventura te këndshme dhe ekzistuese. Shfrytëzojini sa të mundeni dhe do ndiheni me mire. Në planin financiar Merkuri do iu mbështesë mjaft dhe do iu tregoje rrugën qe duhet te ndiqni. Demi Jeta sentimentale për ata që janë në çift do jetë harmonike dhe e mbushur me emocione të forta sot. Disa do fillojnë edhe të bëjnë projekte të rëndësishme te cilat do ua…
Mbyllja e segmentit të autostradës Vorë-Durrës, ka shtuar fluksin e mjeteve që lëvizin në drejtimin Tiranë-Elbasan. Qindra mjete kanë kaluar nga Elbasani në drejtim të jugut duke sjellë edhe trafik të rënduar në hyrje-dalje të qytetit. Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për t’i dhënë përparësi investimeve në infrastrukturën rrugore që po kryhen në segmentin Vorë-Durrës. Në këto kushte, Policia Rrugore ka shtuar praninë në zonat më problematike dhe i bën apel qytetarëve për mirëkuptim, duke theksuar rëndësinë e punimeve që po kryhen në segmentin Vorë-Durrës, si një investim i domosdoshëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Autoritetet këshillojnë drejtuesit…
Pas firmosjes së Marrëveshjes së Paqes për Gazën në Egjipt, Presidenti amerikan Donald Trump tha se kjo është dita për të cilën njerëzit në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën kanë punuar, janë përpjekur, kanë shpresuar dhe janë lutur. “Ne kemi arritur atë që të gjithë e quanin të pamundur, më në fund kemi paqe në Lindjen e Mesme. Është kaq bukur të shohësh një ditë të re dhe të bukur që po lind. Dhe tani fillon rindërtimi”, nënvizoi Donald Trump. Presidenti shprehu mirënjohjen e jashtëzakonshme për kombet arabe dhe myslimane të cilat ai thotë se ndihmuan në bërjen…
Janë zbuluar më në fund emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e fundvitit. Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të 64-t të Këngës në RTSH, me drejtore artistike artisten Elhaida Dani, ka shpallur zyrtarisht listën e artistëve që do të ngjiten në skenën magjike të këtij edicioni. Këtë vit janë përzgjedhur 28 artistë, mes të cilëve spikasin emra të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të rëndësishme të artistëve që kanë lënë gjurmë në muzikën moderne, por edhe zëra të rinj që do të prekin për herë të parë skenën e festivalit një trampolinë e vërtetë për të nisur ngjitjen në karrierën e…
Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur Marrëveshjen e Paqes për Gazën. Samiti i Paqes po mbahet në Egjipt, ku janë të pranishëm të paktën 20 krerë shtetesh. Trump ishte i pari që firmosi këtë marrëveshje, të udhëhequr prej tij sipas Planit të Paqes që u hartua nga SHBA. Më pas firmosja e marrëveshjes së paqes që i jep fund luftës në Lindjen e Mesme vijoi nga liderët e tjerë të shteteve. “Kjo na mori 3,000 vjet, a mund ta besoni? Dhe do të qëndrojë”. “Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për botën”, shtoi Presidenti amerikan. Pas Trump firmën mbi planin…
Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Tiranës, por deputeti i PS-së, Blendi Klosi zbulon se zgjedhjet mund të zhvillohen në prag Krishtlindjesh. “Ne po përgatitemi sikur zgjedhjet të jenë nesër. Nuk është se ne frigohemi nga data, sa më shpejt ajo datë të jetë, aq më mirë do ishte për qytetarët. Kurse për ne si forcë politike do të presim vendimin e Kushtetueses dhe pastaj datën e re të Presidentit, por ashtu siç llogaritë duken i bie që mesi i dhjetorit të jetë data e mundshme për garën e Tiranës”, zbuloi Klosi. Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e…