Nga Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një avion lluksoz mbi qiejt e botës dhe aty ku shikon ndonjë zjarr ulet dhe e shuan. Ky është Donald Trump. Ai kërkon të shuajë zjarre. Ka gjetur një lojë të re që po i jep më shumë kënaqësi se pasuria, gratë, golfi dhe zgjedhjet. E thënë me fjalët e tij, ai kërkon të vendosë paqen në botë. Dje i testoi dhuntitë si zjarrfikës në Gaza dhe përkohësisht shoi një zjarr që po dilte jashtë kontrollit. Si një njeri që zbret nga avioni vetëm kur garantohet se ata që e presin…
Author: tirana
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka raportuar këtë pasdite në mbledhjen e Komisioneve Parlamentare të Ligjeve dhe Nismat Qytetare. Dumani ndër të tjera tha se pastrimi i parave dhe shkelja e barazisë në tendera në vend kanë shfaqur rritje të lartë gjatë viteve 2023-2024. Për të kjo rritje e këtyre veprave penale reflekton në abuzimin me fondet publike. ”Sa i takon korrupsionit, treguesit e vitit 2024 tregojnë një tendencë në rritje në luftën kundër korrupsionit të funksionarëve publikë. Këto të dhëna tregojnë se nga totali i çështjeve në hetim, vetëm rreth 5.9 % janë kërkuar të pushohen,…
SPAK-u ka evidentuar 16 grupeve kriminale shqiptare që veprojnë në disa vende të botës. Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani i pranishëm në Komisionin Parlamentar për veprimtarinë e institucionit, tha se kanë evidentuar 16 grupeve kriminale shqiptare të përfshirë në trafikun e kokainës dhe kanabisit. Sipas tij, kokainën e blejnë në Amerikën Latine dhe ushtrojnë veprimtari në disa shtete të BE-së. Dumani vuri në dukje se këto grupe janë aktive në Shqipëri në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Elbasan dhe Kukës. Sipas Dumanit, 10 prej këtyre grupeve kriminale janë goditur. ”Janë aktive në disa shtete të BE, si Itali, Spanjë,…
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka nisur këtë pasdite raportimin në mbledhjen e përbashkët të Komisioneve Parlamentare të Ligjeve dhe për Nismat Qytetare. Dumani po raporton për veprimtarinë e SPAK-ut gjatë vitit 2024. Sipas kreut të SPAK janë arritur rezultate në luftën ndaj trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, ndërsa 33 zyrtarë të lartë janë hetuar për korrupsion me metoda proaktive. Dumani po ashtu bën me dije se 128 kërkesa janë dërguar nga publiku për hetime. “Gjatë vitit 2024 SPAK ka patur ndjekjen e rekomandimeve të BE, rezolutës së Kuvendit dhe rekomandimeve prioritare të Këshillit të…
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka nisur këtë pasdite raportimin në mbledhjen e përbashkët të Komisioneve Parlamentare të Ligjeve dhe për Nismat Qytetare. Dumani do të raportojë për veprimtarinë e SPAK-ut gjatë vitit 2024.
Deputetët e opozitës i kërkuan Prokurorisë së Përgjithshme llogari për mos dërgimin në KLGJ të konstatimit të shkeljeve të gjyqtares Irena Gjoka. “Ju thatë se ajo është e dënuar me vendim të formës së prerë. Unë nuk kam arritur në konkluzion që është dënuar me vendim të formës së prerë”, u përgjigj përfaqësuesi i Prokurorisë, Kostaq Beluri. Sali Berisha ka publikuar një dokument të prezantuar si një vendim i Gjykatës së Janinës në Greqi, sipas së cilit tregon se gjyqtarja Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme është e dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikimin e një pasaporte…
Në Durrës kanë nisur një seri investimesh madhore që kanë hapur një kapitull të ri zhvillimi për qytetin bregdetar. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga faza e dytë e punimeve për shëtitoren në bregdet, një investim i rëndësishëm që pritet t’i japë kësaj zone një pamje dhe hapësirë të re, moderne e tërheqëse për qytetarët dhe turistët. Rama informon se aktualisht po punohet për zgjerimin e brezit të rërës përgjatë gjithë gjatësisë së plazhit, ndërhyrje që do të krijojë më shumë hapësirë për pushuesit. “Projekti përfshin një shtrirje prej rreth 3,2 kilometrash, nga Ura e Dajlanit deri tek Godina…
Sonte mbahet ndeshja Shqipëri-Jordani. Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit. Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në: •Rrugën “Dervish Hima”; •Rrugën “Gjergj Filipi”; •Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, •rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.
Për arrestimin e dy të rinjve në Pogradec, mësohet se dy të rinjtë në muajin maj kanë shtënë me kallashnikov dhe disa prej plumbave kanë shkruar drejt banesës së një 42-vjeçari, inspektor i pyjores. Por nga deklarimet e dhëna në polici 42-vjeçari ka deklaruar asokohe se nuk kishte konflikte me të rinjtë dhe nuk i njihte ata më parë. Policia pasi gjeti plumbat në banesë nisi hetimet mbi rastin dhe do jetë tashmë deklarata para grupit hetimor që do të zbardhë më shumë detaje mbi ngjarjen, nëse banesa e inspektorit të pyjores është prekur rastësisht nga plumbat apo ka qenë…
Grupi parlamentar i PD-së i kërkon Kuvendit zhvillimin e një mocioni me debat për situatën e krijuar në shërbimin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në kërkesë thuhet se raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot shëndetësia, veçanërisht shërbimi onkologjik. PD thotë se raporti i KLSH-së evidenton dhe fakton shqetësimet e ngritura vazhdimisht në media dhe denoncimet e të sëmurëve me kancer për mungesën e barnave, përdorimin e barnave të skaduara, mungesën e kontrolleve laboratorike, si dhe ofrimin e shërbimit në kohë. Kërkesa zyrtare drejtuar Kuvendit të…
Sonte në orën 19:00 në “Air Albania” kombëtarja shqiptare e futbollit do zhvillojë një test miqësor kundër Jordanisë, një ekip që e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Kupës së Botës 2026. Veç mendjes në fushë, kuqezinjtë do i kenë sytë edhe nga rezultatet e rivalëve në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës. Shqipëria tre ditë më parë fitoi 0-1 në Serbi dhe la këta të fundit në vendin e tretë me katër pikë më pas, duke ‘blinduar’ në një farë formë vendin e dytë, ndërsa kreu mbahet nga Anglia me 15 pikë të plota pas pesë takimeve.…
Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella u përmend nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ish-ministri i kërkoi gjykatës procesverbalin e seancës gjyqësore në të cilën SPAK rikualifikoi akuzën ndaj tij, ndërsa nga trupi gjykues ju tha se procesverbal ishte regjistrimi në audio i seancës. “Mirë ne, por klienti si ta dëgjojë CD-në”, pyeti gjykatën avokati i Beqajt. Vetë ish-ministri nga kafazi tha se “Do na duhet një Diella edhe këtu. Atëherë kërkoni edhe një kompjuter për mua në burg”. Seanca gjyqësore u shty për të dytën herë radhazi për t’i dhënë kohë avokatëve të verifikojnë nëse i kanë të…