Nga Kreshnik Spahiu Dje, Kosova votoi për zgjedhjet e pushtetit lokal, ose siç përcaktohet në Kushtetutën e Kosovës, për 38 komuna. Zgjedhjet komunale u paramenduan si çelsi i zgjidhjes së krizës politike, në varësi kjo të rezultatit që do të arrinte VV apo opozita. Kjo mund ti paraprinte zgjedhjeve të parakoheshme për ta nxjerr Kosovën nga paraliza historike e një jete parlamentare e cila ka 9 muaj nuk funksionon. Raundi i parë tregoi se nuk ka fitues të qartë, por ja pesë mënyrat se si zgjedhjet lokale në Kosovë ndryshojnë nga ato në Shqipëri: 1-Sistemi i balotazhit Kosova ka sistem…
Author: tirana
Protesta e minatorëve të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës është shoqëruar me tensione. Protestuesit janë përplasur me policinë në hyrje të kompanisë, ndërsa janë shoqëruar në komisariat dy prej tyre. Forcat e Policisë kanë ndërhyrë, duke kërkuar hapjen e rrugës që ishte bllokuar nga protestuesit, por situata është përshkallëzuar, duke sjellë konfrontime mes policisë dhe minatorëve. Dy prej protestuesve janë shoqëruar në Komisariatin e Mirditës, ku po kryhen veprimet ligjore ndaj tyre. Pjesa tjetër e protestuesëve është mbledhur përpara ambjenteve të komisariatit.
Ndeshja me Jordaninë nesër mbrëma në “Air Albania” nuk do të jetë vetëm një test miqësor për Kombëtaren kuqezi. Në konferencë për shtyp, tranjeri Sylvinho zbuloi për gazetarët edhe mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë në Leskovc. ”Kam marrë shumë komplimente dhe shumë urime. Dhjetë ditë më parë kam pasur bisedë telefonike me Roberto Mançinin, ka qenë edhe Zabaleta e stafi aty. Pas ndeshjes ai më ka shkruar: Bravo Silvio ke bërë shumë mirë në këtë ndeshje dhe për mua mendimi i tij do të thotë shumë”.
Një operacion policor po zhvillohet në Elbasan. Mësohet se janë shoqëruar në komisariat 11 persona dhe janë gjetur 3 armë zjarri të llojit pistoletë gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia. Po ashtu është shoqëruar ish-deputeti Bujar Muça, pronar i kompanisë “Delta” dhe një tjetër shtetas, i identifikuar si Maks Lika. Ky i fundit është i njohur si mik i Emiliano Shullazit. Policia është duke vijuar punën për verifikimet e shtetasve të shoqëruar, për të parë edhe të shkuarën e tyre. Ende është e paqartë nëse kemi të bëjmë me persona me precedentë të mëparshëm penalë.
Kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, së bashku me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste të Njësisë 5, Taulant Balla, Niko Peleshi dhe Erion Braçe zhvilluan këtë të hënë një takim me banorët, ku u diskutua mbi sfidat dhe prioritetet e kësaj zone të madhe urbane. Manastirliu vuri theksin te ndërtimi i një Tirane që u përket qytetarëve, ku hapësirat, shërbimet dhe zhvillimi urban të jenë në funksion të komunitetit. “Ka rëndësi që ne të ndërtojmë një qytet që i përket komunitetit, ku secili të ndjejë pronësinë mbi “katin zero” të lagjes, mbi territorin ku ndajmë jetën e…
Pas fitores historike të ekipit kuqezi në Serbi, nesër (e martë) Kombëtarja Shqiptare do përballet me Jordaninë në një miqësore në “Air Albania”, që fillon në orën 19.00. Para kësaj sfide, në konferencë doli trajneri i kombërares, Sylvinho. ”Në fakt unë nuk besoj në miqësore, unë besoj se në çdo ndeshje duhet të futemi për fitore. Jemi duke punuar shumë dhe që nesër në mëngjes do të kemi lojtarët që do luajnë. Theksoj që kemi lojtarë që kanë gjashtë muaj ose 1 vit me ne, por që nuk kanë luajtur, Cake dhe Gripshi më pëlqejnë shumë. Jam pak i lodhur.…
Letra e plotë nga shoqëria civile dhe shoqatat e ish-të përndjekurve politikë në për çështjen e Avokatit të Popullit. Një letër që i drejtohet Këshillit të Ministrave, Kryeministrit dhe Ambasadorve të huaj në vendin tonë. Reagimi i plotë Kushtetuta është ligji themeltar i vendit, dhe thelbi i saj është mbrojtja e jetës dhe lirisë së qytetarëve, si edhe e të drejtave dhe lirive të tyre. Kanë kaluar tri dekada dhe në institucionet kushtetuese nuk lejohen e as promovohen kapacitetet antikomuniste që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë. Nga familje fisnike, të cilat i kanë dhënë këtij kombi pavarësinë, shtetin,…
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal. Komisioni kërkohet që të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin Charles McGonigal; (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, korrektësisë dhe ndershmërisë në raportet e zyrtarëve shqiptar me zyrtarët e huaj. Komisioni propozohet…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër sekuestron një apartament në Shkodër, në kuadër të hetimeve për pastrim parash. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në kuadër të hetimeve që janë zhvilluar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, ka vendosur masën e sekuestros preventive mbi një pasuri të paluajtshme. Masa e sekuestros është vendosur mbi pasurinë e paluajtshme: Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias…
Brikena Selmani vijon që të marrë vëmendje në ”Miss Grand International”, ku po përfaqëson Kosovën. Në raundin e dytë të këtij kompeticioni prestigjioz, ajo jo vetëm që shkëlqeu si gjithmonë, por solli diçka krejt të veçantë: një model modern të veshjes tradicionale shqiptare, që ndërthur hijeshinë, identitetin dhe fuqinë femërore. Ky homazh i kuruar deri në detaje ndaj kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare u bë një nga paraqitjet më të veçanta të mbrëmjes. Brikena arriti ta risjellë kostumin tradicional në një formë bashkëkohore, pa humbur thelbin dhe shpirtin e tij. Kombinimi i finesës natyrore me elegancën e këtij interpretimi të…
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu përgëzoi 415 studentët e Akademisë së Sigurisë pas përfundimit me sukses të kursit “Patrullë e Përgjithshme”. Ajo tha se ky është një moment i rëndësishëm në nisjen e karrierës profesionale të këtij brezi të ri të punonjësve të Policisë së Shtetit. ”Ky është një moment i rëndësishëm në fuqizimin dhe ripërtëritjen e trupës së Policisë së Shtetit. Uniforma e punonjësit të policisë është një uniformë e rëndë, mbi të cilën peshojnë pritshmëritë e qytetarëve për standarde më të larta sigurie në çdo sferë të jetës. Sot bëheni pjesë e një force, që kërkon…
Përfaqësuesit e komunitetit mysliman dhe atij ortodoks në Shkodër janë bërë bashkë, duke folur për grabitjen e tokave në qendër të Shkodrës. Bëhet fjalë për vendin ku qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e një kulle 35-katëshe. Në tokën ku po zhvillohet ky projekt, përfaqësuesit e dy komuniteteve pretendojnë se ajo u përket atyre. Sipas klerikëve, kjo deklaratë është një apel ndaj institucioneve për të ndaluar këtë grabitje, duke theksuar se qëndresa e tyre do të vijojë brenda të gjithë kuadrit ligjor. Kulla prej 35 katesh, në të cilën po punohet aktualisht, ka një afat ndërtimi prej 7 vitesh për t’u…