Author: tirana

Në një deklaratë për gazetarët këtë të hënë, kreu i grupit Parlamentar i PS ka bërë me dije se socialistët do të zgjedhë Avokatin e Popullit, edhe nëse opozita nuk bëhet pjesë e procesit. Balla u shpreh se opozita nuk mund ta mbajë me peng zgjedhjen e Avokatit të Popullit, një proces që sipas tij duhet të bëhet së shpejti. “Të ndërtojmë së bashku një proces. Por jemi këtu në këtë situatë 3 vjet me vonesë për shkak të mungesës së dëshirës së opozitës për tu bërë pjesë e këtij procesi. Tani nuk e kanë as mbajtjen peng të këtij…

Read More

Është shtyrë gjyqi i radhës për dosjen “Partizani” me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe tre të tjerë në GJKKO. Seanca u shty për shkak se të pandehurit kërkuan pavlefshmëri të të gjitha akteve të kryera nga SPAK, përfshirë edhe procesverbalet për sekuestrimin e sendeve nga studioja ligjore Pustina. Vetë ish-kryeministri Berisha nuk është paraqitur në seancë, ndërsa u shqyrtuan kërkesa e të gjithë të pandehurve për pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të provave. Kjo kërkesë e të pandehurve u kundershtua nga prokurori i SPAK, Arben Kraja, përmes një materiali 25 faqesh. “Sa i takon pretendimeve për gjyqtarët është…

Read More

Nis punimet Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”. Ky forum, i cili po mbahet në Tiranë ka bërë bashkë liderët e Bashkimit Evropian dhe ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor. I mbështetur nga Komisioni Europian, ky forum synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE). “Historia e Evropës dhe Ballkani Perëndimor është shkruar me gramatikën e pritjes, në një pikë të caktuar u bë dëshpërues. Shqipëria dhe RMV, u bënë rimshrimi i Vladimir dhe Estragonit…

Read More

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, e nisi fjalën e tij duke kujtuar gjyqtarin Astrit Kalanë, i cili u vra një javë më parë në Gjykatën e Apelit. Teksa prezantoi raportin, ai tha se nuk përfshihen vetëm shifra, por një panoramë e problemeve të sistemit gjyqësor sipas këndvështrimit të ILD-së.Në tej ai tha se më 2024 ILD mori 1491 ankesa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Së dyti, më lejoni të vlerësoj rolin e rëndësishem të Kuvendit në këtë situatë që kaluam dhe po kalojmë prej ngjarjes në fillim javën e…

Read More

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët sot me kryeministrin Edi Rama, tha se Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë në rrugën e saj për objektivin e 2027, mbylljen e negociatave me BE. Presidentja Ursula Von der Leyen u shpreh se Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë dhe ka bërë progres drejt rrugës për anëtarësimin e BE. Ajo shtoi se bashkëpunimi dhe përfitimi nuk është vetëm për çështje politike dhe gjeopolitike, por edhe ekonomike dhe biznesi.“Afrimi në BE ka të bëjë dhe për një biznes të zgjuar, jo vetëm për çështje…

Read More

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat, pasi bisedimeve mes tyre. “Kënaqësi të rimikpresim Presidenten e Komisionit Europian në një ditë të ngarkuar me aktivitet. Patëm diskutime për tema interesi të përbashkët, mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe e vlerësojmë faktin që Presidentja dhe Komisioni i japin një rëndësi të posaçme Ballkanin Perëndimor, dhe vëmendje të posaçme procesit të përafrimit të vendeve tona me Ballkanin Perëndimor.Kemi folur për ecurinë e procesit të Shqipërisë drejt BE, që në këndvështrimin tonë, dhe nga sa dëgjova dhe…

Read More

Zbardhet plani i masave nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që tronditi vendin, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra në krye të detyrës. Ngjarja ndodhi në gjykatën e Apelit në Tiranë. NJOFTIMI I KLGJ Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e datës 10.10.2025, në vijim të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, me qëllim adresimin e problematikave dhe nevojave të ngritura në takimin e zhvilluar nga gjyqtarët, vendosi të hartojë një plan masash që kanë të bëjnë me: Marrjen dhe analizimin e informacionit të detajuar, lidhur me masat e marra dhe kërkesat drejtuar…

Read More

Mjegulla e dendur ka pushtuar segmentin e Rrugës së Arbrit, nga ura e Çeranecit deri në Maqellarë, duke krijuar vështirësi të mëdha për drejtuesit e mjeteve. Situata paraqitet më problematike në orët e para të mëngjesit, kur fusha e shikimit është e kufizuar, ndërsa mungesa e tabelave sinjalizuese e rrit rrezikun në këtë aks. Ky segment rrugor është konsideruar prej kohësh ndër më të rrezikshmit, pasi aksidentet kanë qenë të shumta, madje edhe me pasoja në jetë njerëzish. Banorët e zonës së Gjoricës, të cilët nuk kanë rrugë alternative përveç daljes në Rrugën e Arbrit, shprehen se rrezikohen çdo ditë.…

Read More

Një aksion kundër kultivimit të lëndëve narkotike është zhvilluar në qarkun e Shkodrës. Policia thotë se ka gjetur 4002 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis dhe 510 gramë të kësaj lënde në formën e boçes. Lënda narkotike u gjet në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë. Procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Read More

Një 38-vjeçar procedua në gjendje të lirë në pikën kufitare të Morinës. Ai u procedua pasi në hyrje të kufirit me Shqipërinë iu gjetën 15 600 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Ai akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Shuma e parave u bllokua nga Policia Kufitare.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes në Facebook lajmin për projektin fitues të “Parkut të Besimit”, një vepër arkitekturore nga studioja me famë botërore BIG (Bjarke Ingels Group). “Mirëmëngjes 😊 dhe me projektin fitues të Parkut të Besimit nga studioja me famë botërore BIG (Bjarke Ingels Group), që i shton vendit tonë një tjetër destinacion unik të arkitekturës ndërkombëtare e jo vetëm, ju uroj një javë të mbarë 🫶”, shkruan Rama në postimin e tij.Parku i Besimit pritet të jetë një simbol i bashkëjetesës fetare dhe harmonisë ndërfetare në Shqipëri, duke u shndërruar gjithashtu në një atraksion të ri…

Read More