Këtë të diel, më 12 tetor, qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit. Këtë herë, 2,025,105 votues brenda territorit të Kosovës pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa 43,993 qytetarë janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë në dispozicion të votuesve deri në orën 19:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë, dje, shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa për mbarëvajtjen e procesit do të…
Author: tirana
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur i emocionuar pas fitores së madhe ndaj Serbisë, duke e cilësuar ndeshjen si një moment të veçantë dhe një ditë të paharrueshme për gjithë shqiptarët. “Futbolli është për t’u vlerësuar, sot është një ditë shumë e bukur, e paharrueshme. Kemi mundur një kundërshtar shumë të fortë, të vështirë, jemi në lojë, nuk është vendosur asgjë, është një hap i rëndësishëm. Ishte Manaj, është jeta jonë, sot shkohet andej, një penallti, gabohet… Ky është një lojtar që ne kemi besim shumë. Ndaj kur shkon e punon 24 orë, e di që mund t’u japësh…
Qindra tifozë kanë festuar me flamuj dhe simbole kuq e zi pas fitores historike në Leskovac. Goli i Manajt në minutën e 46-të, të pjesës së parë, i dhuroi kuqezinjve fitoren në Leskovac. Kjo fitore e konsolidon Shqipërinë në vendin e dytë me 11 pikë, në grupin C.
Pas fitores me Serbinë, një festë e çmendur “shpërtheu” edhe në dhomat e zhveshjes. Trajneri Sylvinho mbajti një fjalim përpara të gjithë lojtarëve, duke i thënë që është momenti i tyre për të festuar, një gjë që ata e bënë pa u menduar dy herë.
GOL në Serbi dhe kombëtarja kuqezi arriti një fitore historike në transfertë, duke mposhtur Serbinë 1–0 në stadiumin “Duboçica” të Leskovcit, në një ndeshje të tensionuar dhe me shumë emocione, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Heroi i mbrëmjes ishte Rey Manaj, i cili në minutën e fundit të pjesë së parë shënoi golin e vetëm të ndeshjes, pas një aksioni të gjatë në zonën e serbëve. Pas një topi të devijuar nga Ajeti, Manaj goditi fluturimthi duke dërguar topin në rrjetë. Festimi me shqiponjën dykrenare i sulmuesit shkaktoi reagime në tribuna dhe i solli atij kartonin…
Policia e Kosovës bën me dije se ka arrestuar një tifoz në Prishtinë. Arrestimi i tij erdhi pasi nuk u përmbajt gjatë festimeve pas golit që Rei Manaj i shënoi Serbisë, duke shkrepur armën e zjarrit. Sheshet në Prishtinë dhe Tiranë janë veshur kuqezi, duke ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, që luhet ditën e sotme në Leskovac. Deri më tani rezultati i ndeshjes është 0-1 në favor të Kombëtares shqiptare, me një super-gol të shënuar nga Manaj.
Rey Manaj i shënoi gol Serbisë, në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë. Goli i tij ka ngritur peshë mijëra tifozë kuqezi anembanë botës, të cilët janë të mbërthyer para ekraneve për të ndjekur këtë super-sfidë, në pamundësi për të shkuar në stadiumin në Serbi. Shqipëria po luan ndeshjen më të rëndësishme të kësaj fushate kualifikuese, ku në Leskovc përballet me Serbinë, një duel direkt për vendin e dytë në Grupin K që të dërgon në “Play Off”-et e Botërorit. FORMACIONET ZYRTARE SERBIA: Petroviç, Erakoviç, Veljkoviç, Pavloviç, Zhivkoviç, Maksimoviç, Stankoviç, Kostiç, Samarxhiç, Vlahoviç, Mitroviç. Trajner: Dragan Stojkoviç…
93 ndeshje ka luajtur Elseid Hysaj me Kombëtaren, duke barazuar ish-kapitenin legjendar Lorik Cana. Në përballjen kundër Serbisë, Hysaj ia del të barazojë Canën me ndeshje si kuqezi. Një foto me shumë emocion është publikuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. ”Elseid Hysaj, rekordmen. Mbrojtësi i djathtë dhe Lorik Cana ndajnë rekordin për numrin më të lartë të ndeshjeve me Kombëtaren”,-shkruan FSHF.
Një tjetër skandal ka ndodhur pak përpara nisjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri. Teksa himni kombëtar nisi të luhej në stadium, tifozët serbë kanë reaguar me vërshëllime, duke mos respektuar simbolin tonë. Por kjo situatë nuk ka ndikuar aspak tek lojtarët kuqezi, të cilët kanë vijuar të nderojnë himnin duke e kënduar dhe vijuar të vendosur për të qëndruar përballë Serbisë.
Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit, në transfertë në Leskovac ndaj Serbisë. Jo vetëm për shkak të historisë dhe marrëdhënies mes dy vendeve, por kjo ndeshje është bileta e fundit e Shqipërisë për të ëndërruar për kualifikimin në Botëror. Në stadium janë rreth 5 mijë tifozë vendas, ndërkohë që deri më tani nuk ka pasur asnjë incident. Më poshtë mund të ndiqni dhe rastet më pikante të sfidës.
Mbrëmjen e sotme në qendër të Fierit, një aksion policor ka bërë të mundur shoqërimin e një personi në komisariatin e Drejtorisë Vendore. Arrestimi i tij ka ardhur pas një denoncimi të një rasti paligjshmërie në një emision investigativ, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar. Ndërkohë, dhjetëra kalimtarë të rastit u alarmuan nga situata e krijuar.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm këtë mbrëmje në sheshin ”Nënë Tereza” në inaugurimin e “Tirana Moons”, nuk nguroi pa përmendur kombëtaren shqiptare, e cila pas pak minutash nis përballjen me Serbinë. Rama tha se gjithmonë kur në Tiranë mblidhen arkitektë nga e gjithë bota, Shqipëria ka ndeshje futbolli. ”Ka diçka interesante që duhet çkoduar. Sa herë që mblidhen arkitektë nga bota, Shqipëria luan një ndeshje futbolli. Shpresoj që t’i sillni pak fat lojtarëve tanë që luajnë sot jashtë. Në Shqipëri gjeni gjithçka. Është thjesht çështje se kur. I gjen të gjithë këtu. Është thjesht çështje rrethanash që ato të jenë të…