Tirana, mirëpret më 13–14 tetor Forumin e parë të Investimeve EU-WB6 (Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor). Kjo është një ngjarje historike e cila bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota. I mbështetur nga Komisioni Europian, ky forum synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Në këtë eveniment do jetë i pranishëm kryeministri i vendit Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas agjendës…
Author: tirana
Qytetarët në 38 komunat e Kosovës votuan më 12 tetor për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja komunale. Votimet u zhvilluan pa ndonjë incidente. Në bazë të numërimit të deritanishëm të votave, në 21 komuna qytetarët kanë zgjedhur qysh në rundin e parë krerët e komunave, ndërkaq në 17 të tjerat do të zhvillohet rundi i balotazhit. Prishtina, kryeqendra e Kosovës, është në mesin e komunave që do të shkojë në balotazh, kur do të përballen LDK-ja dhe LVV-ja. Në rundin e parë, LVV-ja dhe PDK-ja fituan në tre komuna, LDK-ja në dy, AAK-ja dhe Nisma e…
Vendi ynë ditën e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë deri në 9 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim në detet Adriatik dhe Jon me forcë 1-2 ballë.
DashiSot do të ndiheni më të motivuar për të ndjekur qëllimet tuaja personale. Një lajm i mirë financiar mund të vijë pasdite. Mos lejoni që tensionet në familje të prishin balancën tuaj. DemiNjë ditë e favorshme për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme, si në punë ashtu edhe në dashuri. Merrni kohë për të reflektuar para se të merrni një vendim të rëndësishëm. BinjakëtEnergjia juaj sot është e lartë, por shpërqendrimi mund t’ju pengojë. Organizimi është çelësi për të përmbushur çdo detyrë. Një takim i papritur mund të ndryshojë rrjedhën e ditës. GaforrjaLidhjet emocionale janë në qendër të vëmendjes. Kujdes me…
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale në Kosovë: Balancë mes LVV dhe PDK, AAK dhe LDK në ndjekje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur tashmë rezultatet paraprake të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat tregojnë një garë të ngushtë mes partive kryesore. LVV dhe PDK kanë siguruar një numër të barabartë komunash secila me 3 fitore në raundin e parë dhe duke kryesuar në 3-4 komuna të tjera që shkojnë në balotazh. Rezultatet sipas subjekteve: LVV Të fituara në raundin e parë:KamenicëPodujevëShtimëKryeson në balotazh në:GjilanFushë KosovëPejë PDK Të fituara në raundin e parë:SkënderajFerizajHani i ElezitKryeson…
Një konflikt masiv me thika ka ndodhur në zonën e Bathores, ku të plagosur kanë mbetur të paktën 4 persona. Burime nga policia bëjnë me dije se efektivët e Komisariatit nr. 5 kanë shoqëruar disa persona ku po sqarohen rrethanat e ngjarjes.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas një hetimi trejavor të ndjekur me metoda proaktive për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, në bashkëpunim me Prokurorinë, u finalizua operacioni policor i koduar “STORM 8”. Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në rrugën “Venecia”, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset M. Y., 41 vjeçe, dhe L. H., 48 vjeçe, të dyja shtetase kineze. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të…
Një 65 vjeçar, banues në Përmet është proceduar penalisht pasi në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, duke drejtuar automjetin ka përplasur një tjetër automjete me drejtues një shtetas zviceran, rreth 50 vjeç. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe tre pasagjerët. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Çmimet e qirave për zyra në qendër të Tiranës vijuan të mbeten 30 euro për metër katror edhe për 6-mujorin e dytë të 2025-s, duke u barazuar me ato të Barcelonës dhe Pragës, dy tregje të konsoliduara në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga “Colliers Albania”, Tirana renditet jo vetëm ndër qytetet më të shtrenjta në rajon, por edhe më lart se disa qytete të Bashkimit Europian. Në Tiranë çmimet e qirave tejkaluan kryeqytetet europiane, si: Portugalia që shënon vlera 29 euro apo Budapesti me çmime 25.5 euro dhe Bukureshti me çmime mesatare 20 euro për metër katror në…
Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi të shtunën 0-1 në Serbi për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026 dhe është më pranë zonës play-off, që të lejon të garosh për një vend në fazën finale të eventit i cili verën që vjen do zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm një foto të futbollistëve të Kombëtares, duke festuar në dhomat e zhveshjes triumfin ndaj Serbisë. “Me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj një të diel të qeshur”, shkruan Rama. Fitorja e Kombëtares 0-1 në Serbi u…
Serbia është në shok, pasi Kombëtarja shqiptare e mposhti dje me rezultatin 0-1 në Leskovac. Mjaftoi goli i Rei Manajt në fundin e pjesës së parë, për të vulosur fatin e gjithë takimit. Dragan Stojkoviç u dorëzua gjatë ndeshjes, ndërsa në konferencë paraqiti edhe dorëheqjen. Në Serbi tashmë raportohet atë që me shumë gjasa do të jetë pasuesi i tij.Bëhet fjalë për një emër surprizë. Më konkretisht, Veljko Paunoviç i cili sapo është shkarkuar nga Real Oviedo.
Këtë të diel, më 12 tetor, qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit. Këtë herë, 2,025,105 votues brenda territorit të Kosovës pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa 43,993 qytetarë janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë në dispozicion të votuesve deri në orën 19:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë, dje, shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa për mbarëvajtjen e procesit do të…