Author: tirana

Atmosfera në stadiumin e Leskovacit duket e vakët, aty ku Kombëtarja Shqiptare e Futbollit po kryen ”stërvitjen” e fundit. Ekipi kuqezi është shoqëruar për në stadium me forca të shumta policie, ndërsa tifozët serbë që do jenë në stadium janë të ftuar dhe do të futen në impiant me karta identiteti dhe me kontrolle të shumta.

Read More

Sfida Serbi-Shqipëri nis në orën 20.45, në stadiumin e Leskovacit. Mirëseardhja për kuqezinjtë është e shkruar në shqip. ”Mirë se erdhët”. Edhe pse fillimisht ishte parashikuar që ndeshja të mbahet në Beograd, u vendos që të zhvendos në Leskovac, stadium i cili do ketë 5000 tifozë. Ndeshja vlen për kualifikueset e botërorit.

Read More

Ekipi që do të luajë kundër Serbisë dhe stafi kuqezi kanë mbërritur rreth orës 19:20 në stadiumin ”Duboçica” ku në orën 20:45 luhet Serbi-Shqipëri. Forca të shumta të policisë serbe shoqëruan ekipin tonë. Pesë mijë policë janë të gatshëm për të ruajtur sigurinë në Leskovac. Në stadium do ketë edhe afro 100 shqiptarë, staf i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtues klubesh nga Shqipëria dhe gazetarë që ndodhen me detyra pune. Në bazë të një marrëveshje mes federatave respektive, në duelet mes Shqipërisë dhe Serbisë ose anasjelltas, nuk do ketë tifozë kundërshtarë.

Read More

12 studio arkitekturore ndërkombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia prezantuan sot në Tiranë propozimet e tyre për Parkun e Besimit (Faith Park), një projekt unik që synon të ndërthurë natyrën me simbolikën shpirtërore përmes pemëve, frutave dhe luleve të përmendura në shkrimet e shenjta. Studiot arkitekturore prezantuan projektet finaliste që konkurrojnë për të fituar të drejtën e ndërtimit të parkut të parë të këtij lloji në vend. Kryeministri Edi Rama thotë se përzgjedhja e finalistëve ka qenë një proces i vështirë për shkak të nivelit të lartë të propozimeve. “Kjo ishte hera…

Read More

Këshilli Bashkiak i Parisit vendosi që në adresën 63 bulevard Saint-Michel 75005, të vendosej një pllakë përkujtimoreje kushtuar shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali shkruan se Parisi i tha faleminderit Ismail Kadarese. Për të Kadare u shndërrua në pasaportën e Shqipërisë atëherë kur vetë Shqipëria ishte brenda kafazit të izolimit. Postimi i plotë Parisi i tha “Faleminderit” luftëtarit të paepur të Shqipërisë Europiane. Në adresën 63 boulevard Saint-Michel 75005, ku Ismail Kadare shkroi perla të përbotshme dhe të tejkohshme, do të vendoset pllaka e Tij përkujtimore. Në ato pak shkronja, do të…

Read More

Vetëm pak orë na ndajnë nga sfida Serbi-Shqipëri në Leskovc, aty ku kuqezinjtë do të luajnë shanset e fundit për një vend në “Play Off” të Botërorit 2026. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe formacionin kuqezi. Në portë do të jetë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë…

Read More

Punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Elbasan-Rrogozhinë kanë hyrë në një fazë të avancuar, duke shënuar përparim të ndjeshëm në realizimin e një prej veprave më të rëndësishme infrastrukturore të Korridorit VIII. Ky aks është projektuar si autostradë e kategorisë A, që do të mundësojë lëvizje të sigurt dhe me shpejtësi të lartë, duke përmirësuar ndjeshëm lidhjet rrugore kombëtare dhe rajonale. Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në lotin 5, që përfshin aksin Papër-Ura e Grykshit. Në këtë segment,…

Read More

Sfida këtë mbrëmje në Leskovac me masa ekstreme sigurie mes Serbisë dhe Shqipërisë, nuk është veç për trofe apo pikë, por është për kontekst, identitet dhe simbolikën kombëtare. Loja është me rëndësi për kualifikueset për në Kupën e Botës 2026. Sfida luhet në orën 20:45, në stadiumin e Leskovacit, shumë pranë kufirit me Kosovën. Shqipëria renditet e dyta me 8 pikë në grupin K, ndërsa Serbia e treta me 7 pikë, por rivalët ballkanas kanë një ndeshje më pak se kuqezinjtë. Ndeshja pritet që të luhet në kushte të rrepta sigurie, teksa nuk ka pasur bileta në treg, nga frika…

Read More

Shteti serb është përpjekur që të marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sfidës Serbi-Shqipëri, ndërsa tashmë situatën në dorë e ka marrë edhe vetë presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç. Ai ka marrë përsipër gjithçka, teksa ka telefonuar pronarin e hotelit në Nish, ku është akomoduar kombëtarja kuqezi, për t’u siguruar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.Detajet e bukura nga vendi ku qëndron delegacioni ynë janë prezente, pasi Shefi i kuzhinës i hotelit është kosovar nga Prizreni. Sfida nis në orën 20.45 dhe vlen për kualifikueset e botërorit.

Read More

”Forca e vërtetë nuk qëndron vetëm në uniformë, por në dashurinë për jetën dhe kujdesin për njëri-tjetrin”, me këtë mesazh sensibilizues, Policia e Shtetit iu bashkua sot muajit tetor, i njohur si Tetor Rozë, muaj i ndërgjegjësimit për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, u bëri thirrje vajzave dhe grave të kryejnë kontrolle mjekësore të rregullta, si një mënyrë e thjeshtë, por jetike për të shpëtuar jetë. “Një kontroll i vogël mund të shpëtojë një jetë. Unë e bëra kontrollin, bëje edhe ti”, ishte mesazhi i punonjëseve të Policisë drejtuar çdo nëne,…

Read More

Situata në stadiumin e Leskovacit ku do të luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë deri më tani është e qetë dhe ende bosh. Tifozët vendas ende nuk kanë nisur të futen në impiant. Siguria do jetë e madhe, me 5000 policë të angazhuar, për afro 6500 tifozë që do të jenë në stadium. Po ashtu në stadium do të ketë afro 100 shqiptarë, staf i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtues klubesh nga Shqipëria dhe gazetarë që ndodhen me detyra pune. Në bazë të një marrëveshje mes federatave respektive, në duelet mes Shqipërisë dhe Serbisë ose anasjelltas, nuk do ketë tifozë…

Read More