Në prag të ndeshjes Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, u zhvillua në qytetin e Nishit dreka zyrtare e organizuar nga Federata Serbe e Futbollit. Në këtë event mori pjesë delegacioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, i kryesuar nga Presidenti Armand Duka, ndërsa nga pala serbe ishin të pranishëm Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Džajić, dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të institucionit.Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe me frymën e mirë të bashkëpunimit sportiv mes dy federatave, duke vënë në plan të parë respektin e ndërsjellë dhe vlerat që…
Author: tirana
Një çift turistësh nga Zvicra kanë humbur në Parkun Kombëtar të Shebenikut në Librazhd , në zonën e mbrojtur që shtrihet në juglindje të vendit. Dyshohet se ata kanë dalë nga shtegu i shënuar dhe kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në natyrë. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej turistëve ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe ka kërkuar ndihmë urgjente. Lokacioni i tyre i fundit është identifikuar në malin e Shebenikut, nga ana e Hotolishtit, një terren i vështirë dhe me akses të kufizuar. Administrata e Zonave të Mbrojtura në Elbasan, nën drejtimin e drejtorit Fatmir Brazhda, ka ngritur menjëherë…
Serbia dhe Shqipëria përballen sonte në Leskovc në një ndeshje të zjarrtë të kualifikueseve të Botërorit 2026, dhe bookmakers-at e kanë bërë të qartë se presin një sfidë të luftuar deri në fund. Sipas koeficienteve të fundit, fitorja e Serbisë vlerësohet me 1.70, duke e bërë skuadrën vendase favorit kryesor për tri pikët. Barazimi kuotohet me 3.40, ndërsa një fitore e Shqipërisë ka koeficientin 5.75, duke reflektuar një skenar më pak të mundshëm sipas tregut të basteve. Në formën e momentit, kuqezinjtë kanë një ecuri solide me humbjen e fundit që shënon kundër Anglisë në mars, ndërsa Serbia vjen nga…
Federata Serbe ka rikthyer flamurin shqiptar në stadiumin “Dubocica” ku do të luhet takimi mes Serbisë dhe Shqipërisë. Një ditë më parë, gjatë stërvitjes së Kombëtares shqiptare në këtë stadium, flamuri kuqezi nuk ishte vendosur.Sipas Top Channel, Federata reagoi duke thënë se nuk vendosën flamurin në mënyrë që të shmangnin ndonjë incident të pakëndshëm dhe që do ta vendosnin ditën e ndeshjes.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nënshkroi këtë të shtunë dekretin që mandaton Albin Kurtin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re. Në njoftimin e publikuar nga Zyra e Presidentes në Prishtinë thuhet se vendimi u mor pas propozimit të Partisë Lëvizja Vetëvendosje e cila ka fituar numrin më të madh të vendeve në Kuvend nga rezultatat e zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti. Sipas Kushtetutës së Kosovës AlbinKurti ka tashmë 15 ditë kohë që të paraqesë përbërjen e Qeverisë së Re të Kosovës dhe të kërkojë Miratimin nga Kuvendi. Kabineti I propozuar, për tu…
Është liruar nga burgu i Peqinit Altin Kodra. Kodra ishte në regjimin 41 biss dhe u lirua pas përfundimit të dënimit.Altin Kodra ishte dënuar me 22 vjet burgim nga Gjykata e Shkodrës, për vrasjen e një biznesmeni në Shkodër në vitin 2006. Gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin, ai është dënuar edhe për vepra të tjera penale. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar për kryerjen e veprës penale “Largim nga vendi i qëndrimit”. Po ashtu, është dënuar në dy raste të tjera, me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja…
Një godinë shumëkatëshe në zonën e Astirit, me një sipërfaqe prej 4 mijë metrash katrorë ndërtim pa leje, është bllokuar këtë të shtunë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës. Aksioni, i mbështetur nga forcat e Policisë Bashkiake, është zhvilluar në njësinë administrative nr. 14, në kuadër të operacioneve për frenimin e ndërtimeve të paligjshme në kryeqytet.Objekti i ndërtuar thuajse në përfundim, sipas autoriteteve vendore, rezulton në shkelje të rëndë të ligjit dhe pa asnjë leje ndërtimi. Objekti i ndërtuar nga biznesmeni Sino Llanaj ishte në shkelje flagrante të rregullave.Nënkryetari i Bashkisë, Blendi Sulaj, që drejtoi aksionin,…
Kapet në bulevardin “Nënë Tereza” dhe vihet në pranga një 22-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në zonën e Kamzës. Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë që iu gjet 22-vjeçarit gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, një peshore elektronike, një automjet dhe një aparat celular.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 22…
Arrestohet në pikën kufitare të Murriqanit, një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia e Shkodrës njofton se si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u kap duke hyrë në Shqipëri, shtetasi Spartak Joanu., 56 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol…
Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë duke cenuar interesat e kompanive, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona për 2 vepra penale. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, shtetasit F.Ç., A.V., E.Xh., A.S. dhe A.L., për veprat penale ‘Mashtrimi kompjuterik’ dhe ‘Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’ të parashikuar nga nenet 143/b pg.1 dhe 149 pg.1 të Kodit Penal.Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.6847, të vitit 2023., të nisura pas kallëzimit të shoqërisë Digitalb, se subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të…
Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës së Botës 2026. Të shtunën në mbrëmje, 11 tetor, ora 20:45 në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit, Shqipëria përballet me Serbinë në një ndeshje vendimtare për fatin e Grupit K dhe për ëndrrën e madhe të “Play Off”-it. Ndeshja do të transmetohet ekskluzivisht dhe falas në ekranin e televizionit Klan. Skuadra e Sylvinhos u nis të premten nga aeroporti i Rinasit dhe ka zhvilluar përgatitjet e fundit në Serbi, ku trajneri ka punuar intensivisht për të përcaktuar formacionin ideal, pavarësisht disa dilemave në repartin ofensiv. Shqipëria…
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve sot do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet lokale. Zgjedhjet lokale 2025 do të mbahen nesër më 12 tetor. Partitë politike kanë intensifikuar fushatën ditët e fundit me thirrjet për votim të kandidatëve të tyre. Zgjedhjet lokale nesër do të mbahen pa hijen e bllokadës së krijuar nga zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit meqë Kuvendi dje u shpall i konstituuar nga kryeparlamentari Dimal Basha me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë.