Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit, Fatjon Kodra i pranishëm në konferencën për shtyp të trajnerit Silvinjo para ndeshjes me Serbinë, vuri re se disa gazetarë serbë po shtrembëronin përkthimin e fjalëve të trajnerit. Ai ndërhyri menjëherë për të kërkuar që deklaratat të interpretoheshin saktësisht sipas mënyrës si ishin thënë. Ndërhyrja kishte për qëllim të shmangte çdo keqkuptim në komunikim. Kodra zhvilloi edhe një bisedë në anglisht me një nga gazetarët e pranishëm, për t’i sqaruar pasaktësinë e citimit. Situata u qetësua pas sqarimit, ndërsa konferenca vijoi normalisht.
Author: tirana
Edhe pse zgjedhjet për bashkinë Tiranë janë pezulluar me vendim të Gjykatës Kushtetuese, fushata politike po vijon. Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në Tiranë për këto zgjedhje të pjesshme, Belinda Balluku ka ndarë pamje nga takimet që kandidatja Ogerta Manastirliu po zhvillon e shoqëruar edhe nga deputetë të PS-së Në një video të publikuar në Facebook, Balluku shkruan shkurt ”Derë më derë e sy më sy në çdo cep të kryeqytetit me Ogerta Manastirliun”.
Kreu i PD-së Sali Berisha, në një deklaratë për mediat denoncoi kryeministrin Edi Rama për vendimin e firmosur nga ai për të shpallur sekret shtetëror shpenzimet e tij personale dhe të qeverisë, të kryera me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Për Berishën ky është një akt që shkel Kushtetutën dhe sipas tij, kreu i qeverisë po vepron si diktatori Enver Hoxha. ”Ramaduro vendos të sekretojë shpenzimet e tij. Të shndërrojë në sekret shtetëror shpenzimet, të cilat i bën me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ky akt ka precedent në Shqipëri vetëm diktatorin Enver Hoxha. Ky akt ka paralel në botë Kim Jong-unin…
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, në përfaqësim të pesë komuniteteve fetare në vend (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), i është drejtuar me një shkresë zyrtare institucioneve më të larta të shtetit Presidentit, Kuvendit, Kryeministrit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë për të shprehur shqetësimet dhe argumentet e tij lidhur me projektligjin e ri “Për Barazinë Gjinore”. Këshilli ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit institucional për garantimin e barazisë, respektimit të vlerave fetare dhe mbrojtjes së kohezionit shoqëror. Në këtë…
Gabriel Guma është zyrtarisht kandidati i PD-së për bashkinë e Tepelenën, i cili do të garojë në zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor. Ai është 26 vjeç me origjinë nga fshati Luzat dhe ka mbaruar Fakultetin e Arkitekturës & Dizanj në Universitetin Polis. Në një postim në Facebook, i riu shprehet i emocionuar dhe gati për këtë sfidën. Postimi i plotë I bllokuar në emocione njerëzore. Në rrugën që më çoi drejt idealit, falënderues frymës që më rriti, njerëzve që më integruan, atyre që më përkrahën dhe atyre që më befasuan duke më besuar. Falë jush, sot eci me bindjen…
Ekipi kuqezi ka dalë në stadiumin e Leskovacit për të zhvilluar stërvitjen e fundit para takimit të së shtunës ndaj Serbisë. Fatmirësisht i gjithë grupi është i plotë, nuk ka asnjë të lënduar. Më parë trajneri Sylvinho foli në konferencën zyrtare për shtyp. ”Çdo ndeshje është e rëndësishme, por sot, po, kjo është më e rëndësishmja. Nëse fiton, bëhet edhe më e rëndësishmja ajo pasuese. Është një ndeshje emblematike, e bukur”,- tha Sylvinho, duke theksuar se skuadra është e përqendruar maksimalisht pas stërvitjeve intensive në Tiranë.
Është hapur Qendra e re Komunitare e Shëndetit Mendor në Lezhë, e cila do të ofrojë shërbime multidisiplinare për shëndetin mendor për këdo që ka nevojë për mbështetje të specializuar në zonën e Lezhës, Kurbinit dhe Rrëshenit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, zhvilloi një vizitë në këtë qendër, ku theksoi rëndësinë e angazhimit të institucioneve për forcimin e shërbimeve të shëndetit mendor dhe ofrimin e tyre në mënyrë gjithëpërfshirëse e sa më pranë komunitetit. “Shëndeti mendor nuk duhet të jetë më një tabu. Është një problem, një…
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video ku shfaqen aksionet e lirimit të hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, si zaptimi i trotuareve nga lokalet dhe hapësirat publike që përdoren për parkime makinash. Po ashtu Rama ka paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje.
Presidenti i Amerikës, Donald Trump pritet të vizitojë Izraelin të hënën, ka deklaruar policia izraelite në një njoftim që përshkruan masat e sigurisë që do të merren gjatë vizitës, pas spekulimeve të mëparshme që kishin raportuar për ardhjen e presidentit amerikan në vend. Mijëra oficerë policie, pjesëtarë të policisë kufitare dhe vullnetarë do të dislokohen gjatë vizitës së Trump në vend, ka thënë zëdhënësi i policisë. Rrugët do të mbyllen dhe fluturimi i avionëve, përfshirë dronët, do të ndalohet mbi aeroportin Ben Gurion dhe Jerusalemin. Trump deklaroi dje se do të “përpiqej të bënte një udhëtim” në rajon për të…
Nga stadiumi ”Duboçica” në Leskovac, trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, folën për sfidën që pret nesër ekipin kuqezi kundër Serbisë. Hysaj është i vetmi futbollist i Kombëtares që vijon të jetë edhe pas 11 vitesh në ekip, pasi ka qënë në fushë gjatë trazirave në Beograd 11 vite më parë. Për të do të luhet vetëm për fitore. ”Po e përjetoj këtë ndeshje shumë emocionalisht, sepse është e vështirë dhe e bukur. Mezi pres të jem në fushë nesër. Masat e sigurisë janë njëjtë me herën e kaluar. Është diçka që e kanë për sigurinë e tyre.…
Më 16 tetor pritet të mbahen seanca për shqyrtimin e fillimit dhe mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, PD i ka kërkuar kryeparlamentarit Niko Peleshi që të ketë në këtë mbledhje edhe përfaqësuesin e saj. Në kërkesën e firmosur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, kërkohet që përfaqësues i PD-së në këtë mbledhje të jetë Marash Logu, i cili është edhe këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD-së. Selia blu ka kërkuar që Logu të akreditohet në mënyrë që seanca për shqyrtimin e afateve të mandateve të Gjykatës kushtetuese, të jetë gjithëpërfshirëse dhe e hapur.
Policia e Vlorës bën me dije se ka arrestuar avokatin Redi Llani pasi dhunoi fizikisht rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës. Policia e akuzon atë për goditje për shkak të detyrës. ”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, shtetasin R. Ll., 42 vjeç, banues në Vlorë, me profesion avokat, pasi më datë 10.10.2025, rreth orës 12:30, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, gjatë një konflikti, ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin në detyrë të sigurisë së objektit…