Author: tirana

Nenad Rashiç është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Me 71 vota pro nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Rashiç bëhet nënkryetari i pestë dhe i fundit, duke e konstituuar Kuvendin pas gjashtë muajsh nga fillimi i seancës. Lista Serbe si grupi më i madh parlamentar nga komuniteti serb, propozoi 9 deputetët e saj. Të gjithë iu nënshtruan nga tre raunde votimi, por asnjëri nuk mori më shumë se 9 vota pro. Në fund, meqë Lista Serbe nuk dëshiroi të propozonte Nenad Rashiç, si deputeti i vetëm serb që nuk iu nënshtrua votimit,…

Read More

Mësuesit e Shqipërisë janë renditur ndër vendet me rezultatet më të larta pozitive në testimin ndërkombëtar TALIS ku marrin pjesë 55 vende të OECD. Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria e PS-së i ktheu autoritetin mësuesve. Kreu i qeverisë shtoi se kur erdhën në pushtet, autoritetin e mësuesve e gjetën të lënduar, por sot situata ka ndryshuar. Më parë, vendi i punës së mësuesit sipas Ramës lidhej me partinë në pushtet, por nënvizoi se sot kanë garanci totale për vendin e punës pavarësisht bindjeve politike që mësuesit kanë. ”Ne besojmë tek ju, kemi besuar tek ju edhe para se ky…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, më 15 tetor do të qëndrojë në Kosovë, në kuadër të një turneu kur do t’i vizitojë edhe shtetet e tjera të rajonit. Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian, në Kosovë ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Në agjendën e publikuar nuk bëhet e ditur se për çfarë çështjesh do të diskutojë shefja e KE-së me Osmanin dhe Kurtin. Turneun në Ballkanin Perëndimor, shefja e krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian do ta nisë më 13 tetor në Tiranë, ku do të takohet me…

Read More

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, Dr. Iven Schad nga Sektori i Bashkëpunimit Ekonomik, si dhe përfaqësuesin e GIZ për programin e zhvillimit të qëndrueshëm rural (SRD), Mattia Wegmann. Salla tha se Gjermania është një partner i qëndrueshëm për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, ndërsa gjatë takimit u riafirmua angazhimi për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. ”Diskutuam për rezultatet konkrete të arritura përmes projekteve të përbashkëta në terren, si dhe për nisma të reja që synojnë modernizimin e sektorit bujqësor,…

Read More

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja shpalli këtë të premte Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026-2030. Në forumin e hapur për të ardhmen e kulturës në Shqipëri, të mbajtur sot në HangArt-Kinostudio, ishin të pranishëm artistë, profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve në vend, të cilët ndanë ide e vizione për zhvillimin kulturor të vendit. “Sot shënojmë fillimin e një rruge të re për politikën kulturore të vendit, nisjen zyrtare të punës për Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026-2030, një proces gjithëpërfshirës që do të ndërtojë vizionin e përbashkët për kulturën shqiptare të së ardhmes, bazuar në trasenë e fortë që…

Read More

Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku e pranishme në konferencën për Mbrojtjen Kibernetike e organizuar nga NATO në Tiranë, tha se Shqipëria është krenare që luan një rol aktiv, duke dhënë kontributin e vet në mbrojtjen e sigurisë sonë kolektive. Po ashtu Balluku shtoi edhe se rreziku vjen nga çdo cep i hapësirës dixhitale. ”Konferenca për Mbrojtjen Kibernetike e organizuar nga NATO në Tiranë, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga 32 vende të Aleancës, theksova përkushtimin e Shqipërisë për të kontribuar në këtë përpjekje globale, duke forcuar kapacitetet dhe duke bashkëpunuar ngushtë me aleatët për një hapësirë më të sigurt për të…

Read More

Nga Ylli Manjani Të gjithë ata që janë në sherr të thellë me arsyen dhe, i kan hyp n’shpinë budallëkut, i ftoj të përpiqen të kuptojnë, pasi të kenë dëgjuar, analizën time mbi arsyet e mllefit të njerëzve me gjykatat. Përpara se të shajnë e shfryjnë përgjithë natën në rrjet. Unë nuk e mbroj, por e kritikoj sistemin. Më shumë e më ashpër ndoshta se askush tjetër në hapësirën publike. Por kjo nuk më fut në sherr me arsyen dhe të katandisem në absurdin se kur skam ç’ti bëj sistemit hajde të vrasim punonjësit e tij! Nuk e bëj këtë…

Read More

Të hënën dhe të martën, më 13–14 tetor, Tirana do të jetë kryeqendra e rajonit, pasi mirëpret Forumin e Investimeve EU–WB6, me pjesëmarrjen e liderëve nga Ballkani Perëndimor dhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në agjendën e zbardhur të këtij forumi, rezulton se në ceremoninë hapëse pas fjalës së mirëseardhjes të kryeministrit Edi Rama dhe fjalës kryesore von der Leyen, ta pranishmëve do t’u drejtohet me një fjalim edhe Diella, ministrja për Inteligjencën Artificiale. “Do të ketë një ndërhyrje nga Diella, ministrja e Inteligjencës Artificiale, e cila do të bëjë pyetje që do të përgjigjen në një…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë ditën e hënë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, çka do të shoqërohet me bllokime të përkohëshme të trafikut në këtë aks. Në një njoftim të publikuar në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, bëhet me dije se ARRSH do të nisë zbatimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike”, një ndërhyrje e domosdoshme për përmirësimin e cilësisë së qarkullimit dhe sigurisë rrugore në njërin prej akseve më të ngarkuara të vendit. Sipas këtij njoftimi punimet do të nisin më 13 tetor 2025,…

Read More

Kombëtarja e Shqipërisë mbërriti në Serbi ku të shtunën do të luajnë ndeshjen vendimtare në kualifikueset e Kupës së Botës. Skuadra kuqezi zbriti në aeroportin ne Nishit, ndërsa më pas u nis drejt Leskovacit ku edhe do të luhet sfida. Në stadiumin e ndeshjes, gjatë pasdites do të zhvillohet edhe seanca e fundit stërvitore si dhe konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo. Ndeshja e parë midis dy ekipeve, luajtur në “Air Albania”, përfundoi në barazim pa gola. Në Grupin K, Shqipëria renditet e dyta me 8 pikë, një më shumë Serbia. Por serbët kanë një ndeshje më pak.

Read More

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti Italian dhe i dënuar me 10 vjet burg për drogë, është kapur nga policia ditën e sotme në qytetin e Vlorës, me qellim ekstradimin drejt Italisë. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara si dhe në bashkëpunim me zyrat homologe të Interpolit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ombra”.Si rezultat, në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi…

Read More

Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga një avokat. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve.Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në pjesën ku kontrollohet nga pajisja qe mbaje rojet për metalet, por është penguar nga punonjësi i sigurisë. Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës.

Read More