Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve sot do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet lokale. Zgjedhjet lokale 2025 do të mbahen nesër më 12 tetor. Partitë politike kanë intensifikuar fushatën ditët e fundit me thirrjet për votim të kandidatëve të tyre. Zgjedhjet lokale nesër do të mbahen pa hijen e bllokadës së krijuar nga zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit meqë Kuvendi dje u shpall i konstituuar nga kryeparlamentari Dimal Basha me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë.
Author: tirana
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar vendosjen e një tarife shtesë 100% ndaj të gjitha importeve nga Kina, duke e akuzuar Pekinin për një “qëndrim jashtëzakonisht agresiv” në tregti. Masa do të hyjë në fuqi më 1 nëntor, përveç rasteve kur Kina të ndryshojë qëndrimin e saj. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi se Kina ka dërguar “një letër jashtëzakonisht armiqësore ndaj botës” dhe ka vendosur “kontrolle të mëdha të eksportit për pothuajse çdo produkt që prodhojnë”. Si kundërpërgjigje, SHBA do të vendosë jo vetëm tarifa të reja, por edhe kontrolle të reja të…
Kryeministri Rama ndodhet në finalen e garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit, një ide që mbledh në Tiranë 12 finalistë nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda, Italia, për të prezantuar propozimet e tyre për parkun e ri unikal të Tiranës. “Me shpresë së shpejti do të kemi mundësi të çelim këtë hapësirë për aktivitete të ndryshme dhe njerëz krijues. Po nisim të mendojmë në formë konkrete për dhjetëra projekte në zonën përreth. Ky është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësire, është një transformim dhe nuk ka të bëj me fshirjen e së shkuarës.…
Një zjarr në një ndërtesë katërkatëshe vrau tre persona mbrëmë në Cornaredo, pranë Milanos. Të vrarët ishin një burrë dhe një grua, përkatësisht 88 dhe 82 vjeç, prindërit e moshuar të viktimës së tretë, djalit të tyre 55-vjeçar. 40 persona u evakuuan, tetë prej të cilëve u plagosen dhe u dërguan në spital. Kjo u raportua nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Milanos, të cilët po hetojnë incidentin. Kompania e Zjarrfikësve Corsico (Milano) dhe njësia hetimore e Brigadës së Zjarrfikësve janë në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Apartamenti është i bllokuar. Në total, sipas raporteve nga Karabinierët dhe…
Strukturat policore të vendit tonë, në bashkëpunim me Interpolin në Madrid, kanë ekstraduar një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndaj 34 vjeçarit Juxhin Drazhi është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’ për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në grup kriminal. Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, ky shtetas ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë. Ekstradohet nga Spanja Juxhin Drazhi, 34-vjeç, i akuzuar nga GjKKO, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë.
Një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit për Rripin e Gazës ka hyrë në fuqi. Shpresohet që marrëveshja të sjellë një ndërprerje të bombardimeve izraelite, një ndërprerje të rrethimit dhe një shkëmbim të robërve. Ja njerëzit kryesorë të lidhur me marrëveshjen: Donald Trump, president i SHBA-së SHBA-të kanë qenë mbështetësi më i madh ushtarak dhe politik i Izraelit gjatë dy viteve të sulmeve në Gaza,ku janë vrarë më shumë se 67,000 njerëz, me Trump dhe paraardhësin e tij Joe Biden që kanë dërguar më shumë eksplozivë se çdo vend tjetër në Izrael, ndërsa kanë bllokuar vazhdimisht përpjekjet diplomatike për t’i…
Administrata Trump ka filluar të pushojë nga puna mijëra punonjës federalë në një përpjekje për të ushtruar presion mbi demokratët mes mbylljes së vazhdueshme të qeverisë. “RIF-et kanë filluar”, njoftoi Drejtori i Zyrës së Menaxhimit të Shtëpisë së Bardhë, Russell Vought, në një postim në X të premten në mëngjes, duke iu referuar një akronimi për “reduktime në fuqi”. Një zëdhënës i zyrës së tij konfirmoi se shkurtimet kishin filluar dhe ishin “të konsiderueshme”. Madhësia dhe fushëveprimi i tyre filluan të bëheshin të dukshëm më vonë të premten, kur administrata zbuloi se shtatë agjenci kishin filluar të pushonin nga puna…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi 16m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume monotone gjate kësaj dite. Gjithçka do vazhdoje si gjithmonë dhe nuk do përjetoni ndonjë emocion te veçante. Beqaret do afrohen mjaft me një person shume te veçante dhe me një bote te çmuar. Ne planin financiar do keni probleme nëse nuk e shtrëngoni paksa rripin e shpenzimeve. Mundohuni te mendoni edhe për te ardhmen. Demi Marrëdhënia ne çift nuk do jete aspak e mire gjate kësaj dite. Do i mbani përbrenda ndjenjat dhe partneri do mendoje se ju nuk e dashuroni me. Kujdes sepse mund te vijnë edhe tradhti. Beqaret do e…
Këngëtarja Big Mama ka folur për eksperiencën e saj në “Ferma VIP 2”, duke e përshkruar si një ndër përjetimet më të veçanta në karrierën e saj televizive. Ajo zbuloi se këtë herë kishte hyrë në reality show me një qëllim të qartë: të sfidonte veten dhe të qëndronte deri në fund. Big Mama tregoi se ftesën për të qenë pjesë e fermës e kishte pranuar vetëm një javë para nisjes së programit. Këtë rrugëtim artistja e mori si një provë personale, duke shtuar se pavarësisht lodhjes dhe ritmit të vështirë të fermës, e kishte shijuar çdo moment të qëndrimit.…
Shqipëria do të jetë nesër përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë më të madhe të besuarve të Sylvinhos për të siguruar vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026. Ekipi Kombëtar mbërriti në Nish këtë të premte, aty ku u prit nga forca të shumta policore, të cilat shoqëruan skuadrën nga pista e uljes direkte në hotel. Në orën 16:30, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën në konferencë për mediat, të cilët shprehën të njëjtin qëllim, fitoren kundër serbëve. Gjatë seancës së fundit stërvitore në stadiumin “Duboçiça”, mungonte…
Zonja e parë e Amerikës, Melania Trump ka deklaruar se prej dy muajsh ka mbajtur një kanal të hapur komunikimi me presidentin rus Vladimir Putin, me fokus kthimin e fëmijëve të zhdukur apo të bllokuar nga lufta në Ukrainë. Ajo tha se 8 fëmijë janë ribashkuar me familjet e tyre gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa të tjerë pritet të kthehen së shpejti. “Kjo është një përpjekje që vazhdon”, u shpreh ajo. Melania tha se Putin i kishte përgjigjur një letre që ajo i kishte dërguar në gusht të këtij viti dhe konfirmoi se janë ende në kontakt “Presidenti Putin…