Klubet e Premier League kanë thyer çdo rekord historik në shpenzimet e merkatos së verës, duke kaluar shifrën 3 miliardë paund, shumë më e lartë se rekordi i mëparshëm prej 2.4 miliardë paund në vitin 2023. Rekordi kombëtar u vendos nga Liverpool, që pagoi 125 milionë paund për Alexander Isak, ndërsa më herët kampionët e Anglisë kishin blerë Florian Wirtz për 100 milionë paund, një marrëveshje që me bonuset mund të shkojë deri në 116 milionë. Veç këto dy lëvizje e çuan shifrën e shpenzimeve të klubit në rreth 400 milionë paund. Fjala është për një “stuhi perfekte” faktorësh që…
Author: tirana
Shqipëria merr për herë të parë drejtimin e Komitetit Monitorues të programit “Interreg Europe”, duke u bërë vendi i parë kandidat për Bashkimin Europian që mban këtë rol. Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës e konsideroi këtë “një hap historik që reflekton rritjen e rolit tonë në bashkëpunimin ndërajonal evropian”. “Me 34 partneritete aktive dhe mbi 30 organizata pjesëmarrëse, Shqipëria po kontribuon realisht në fusha si tranzicioni i gjelbër, inovacioni territorial dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore”, thuhet në njoftimin për shtyp. Në dhjetor 2025 Tirana do të presë mbledhjen e radhës të Komitetit me përfaqësues…
Në Universitetin Aleksandër Moisiu të Durrësit një studente e veçantë po kryente procedurat e regjistrimit në degën e psikologjisë. Saimira Belba, 55 vjeçe nënë e tre fëmijëve, këtë vit akademik vendosi të realizojë ëndrrën e saj të rinisë për të ndjekur studimet në psikologji. Pas gati 38 vitesh shkëputje nga shkolla, Saimira vendosi t’i rikthehet sërish studimeve tashmë edhe me bagazhin e eksperiencës së jetës së saj dhe kontakteve me njerëzit, që me sa duket e kanë shtyrë të realizojë ëndrrën e saj. Ndonëse në fund të moshës së mesme, Saimira ka dëshirë që kualifikimin në psikologji ta përdorë të…
Gripi agresiv që qarkullon në Australi dhe Hemisferën Jugore do të vijë edhe në Shqipëri. Kështu u shpreh mjeku Skënder Brataj, i cili paralajmëroi fashat më të rrezikuara për të marrë masa mbrojtëse. Brataj paralajmëron rritje dhe përhapje të këtij gripi, por nuk e shikon situatën alarmante, teksa sugjeron vaksinimin nga gripi për ata që rrezikojnë përfshirë edhe mjekët. ”Nuk është grip ndryshe, por ka veti të mutacioneve prandaj çdo vit këshillohet vaksina. I referohemi fashave në rrezik që nga të vegjlit, të moshuarit që kanë mekanizmat mbrojtës dhe imunitetin më të ulur dhe njerëzit me sëmundje bashkëshoqëruese. Këto janë…
Krujë/Në kuadër të planit operacional policor anticannabis, të koduar “Koordinata”, goditen 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike. Identifikohen autorët e të dyja rasteve në fshatin Bilaj, dhe asgjësohen bimët narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i punës kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera në këtë fushë, për të cilat: -u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij; -u shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 62 vjeç, si…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në një postim në Facebook një zbulim arkeologjik në zonën e Bulqizës, konkretisht në fshatin Strikçan. Sipas tij, bëhet fjalë për një gërmim të rrallë që ka sjellë në dritë varrin e parë monumental të periudhës romake të zbuluar ndonjëherë në Shqipëri. Monumenti, i ndërtuar në formën e një mausoleumi, ka përmasa mbresëlënëse – rreth 9 metra me 6 metra, dhe përfshin një dhomë funerare me lartësi 2.4 metra. Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë zbulim është një mbishkrim bilingual romak, i cili i kushtohet personit të varrosur, një individ me…
Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Afganistan ka kaluar 1400, ndërsa mbi 3000 persona janë plagosur. Talebanët i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë emergjente, pasi vendi po përballet me pasojat e një prej fatkeqësive natyrore më të rënda në vitet e fundit. Tërmeti me magnitudë 6 ballë goditi provincën lindore Kunar, në kufi me Pakistanin, mbrëmjen e së dielës, duke shkatërruar plotësisht fshatra të tërë të ndërtuar me baltë dhe gurë në lugina të pjerrëta. Zëdhënësi i qeverisë së talebanëve, Zabihullah Mujahid, konfirmoi shifrat të martën, duke theksuar se numri i të vdekurve pritet të rritet më…
Një 55-vjeçar serb u ndalua në pikën kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për krime ekonomike. Gjatë shkëmbimit të të dhënave me autoritetet gjermane, rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Mainz, për vepra penale që lidhen me evazion fiskal dhe përfitim të paligjshëm të pagave dhe shpërblimeve të personave të tjerë. Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët gjermanë, ka nisur procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit drejt Gjermanisë. PKK Morinë Tentoi të hynte në Republikën…
Një dyqan është grabitur në Prrenjas më 1 shtator. Sipas informaocioneve paraprake nga policia, dyshohet se është vjedhur një shumë parash. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurale në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Evropa duhet të zgjohet ndaj rrezikut të krijimit të një qendre të re të kokainës në Afrikën Perëndimore, e ndërtuar nga bandat kriminale të Ballkanit Perëndimor. Në shikim të parë, portet në zhvillim të Afrikës Perëndimore dhe nëntoka kriminale e Ballkanit Perëndimor duken si dy botë të ndryshme. Megjithatë, një vështrim më i afërt brenda një kontenieri me lëvozhga kakaoje – një nga eksportet kryesore të Afrikës Perëndimore – zbulon një ngarkesë tjetër: kokainën. Që nga viti 2019, grupet kriminale me origjinë nga Ballkani Perëndimor janë drejtuar gjithnjë e më shumë drejt Afrikës Perëndimore si një rrugë kyçe tranziti për…
Regjisori i njohur Gëzim Kame e konsideroi një person me inteligjencë dhe kulturë të jashtëzakonshme regjisorin e ndjerë Dhimitër Anagnosti. “Puna e tij si regjisor ishte e jashtëzakonshme. Karakteret në filmat e Anagnostit janë legjendare për filmin shqiptar. Do të mbahet mend si një nga kineastët më të mëdhenj. Kishte inteligjencë dhe kulturë të jashtëzakonshme. Duhet të mendoheshe kur të flisje me të. Nuk ishte “diktator”, ai që është kërkues. Është këmbëngulës për të gjetur të bukurën, të mirën, të mençurën e të drejtën.”, u shpreh ai. Sot po zhvillohen homazhet në nder të regjisorit të shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti.…
Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij janë marrë nën hetim nga prokuroria. Ata janë nën akuzë për 3 vepra penale nga Prokuroria e Beratit për ‘nxjerrje sekreti shtetëror’, ‘mbajtja e armëve’ e ‘Organizimin e lojërave të fatit’. Njoftimi i Prokurorisë së Beratit Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, shtetasi A.Sh dhe djali i tij, P.Sh. janë marrë në hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,…