Kryeministri Edi Rama ishte mes personaliteteve që morën pjesë në homazhet e organizuara në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’i dhënë lamtumirën e fundit Dhimitër Anagnostit. Me një buqetë të vendosur pranë arkmortit të Anagnostit dhe në heshtje respekti, Rama nderoi figurën e mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare dhe shprehu ngushëllimet e tij. Rama la edhe një mesazh lamtumire në librin e dedikuar për Anagnostin, pas takimit me familjarët e regjisorit të shquar.
Author: tirana
Partia Demokratike ka ankimuar ditën e djeshme aktin e fundit të Komisionit Rregullator të KQZ-së, që lidhet me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Pas depozitimit të ankimimit në Kolegjin Zgjedhor, ky i fundit ka caktuar Lutfije Celamin si relatore të çështjes së kundërshtimit nga ana e opozitës. Në padi, koalicioni opozitar i 11 majit, PD-ASHM kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ-së dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, me argumentin se procesi është shoqëruar nga shkelje të rënda ligjore dhe problematika që e bëjnë atë “jo të lirë dhe jo të ndershëm”. PD-ASHM i kërkoi Kolegjit…
Ish-Presidenti i Republikës dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest me burg”, ndërsa është caktuar që seanca për këtë kërkesë të mbahet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në datën 8 shtator. Kerkesa Meta 1Njoftimi: Ju vëmë në dijeni, se më datë 08.09.2025, ora 10:00, në sallën e gjykimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar gjykimi në shkallë të dytë, i kërkesës penale, me nr. 194 regjistri themeltar, me: ANKUES: Ilir Metaj OBJEKTI: Ankim ndaj vendimit nr. 546, datë 13.08.2025, të Gjykatës…
Sot po zhvillohen homazhet në nder të regjisorit të shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti. Familjarë, kolegë apo qytetarë kanë mbërritur në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit.Homazhet pritet të zhvillohen deri në orën 13:00. Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.Kush ishte Dhimitër Anagnosti?Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX.Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të…
Po kryhen veprime hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, pasi më datë 02.09.2025, rreth orës 03:00, në rrugën “Butrinti”, Sarandë, shtetasi francez M. F., 28 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:-P. S., 33 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi iu konstatua e hapur në celular, një faqe për lojëra fati të kundërligjshme;-I. D., 22 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur në çantë dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një…
Bilanci i aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Fier–Vlorë, në vendin e njohur si “Kripa” në Panaja, është rënduar më tej. Raportohet se ka ndërruar jetë pasagjeri që u plagos rëndë në përplasjen mes një automjeti tip “Dacia” dhe një kamionçine, duke e çuar në dy numrin e viktimave. Pasagjeri, i cili u transportua në gjendje kritike për jetën në Spitalin Rajonal të Vlorës, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Kujtojmë se aksidenti i rëndë ditën e djeshme, ku humbi jetën në vend drejtuesi i kamionçinës, një 62-vjeçar, pas përplasjes…
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka njoftuar se bizneset do të kenë afat deri më 31 Maj 2026 të paguajnë taksat dhe tarifat vendore. Deri tani afati ka qenë 20 Prill. Sipas drejtorisë të taksave vendore, ky ndryshim është vendosur me Vendimin nr.59 datë 24.07.2025, të Këshillit Bashkiak Tiranë. Mbështetur në ndryshimet e miratuara nga Këshilli Bashkiak, pas datës 31 Maj, po ashtu çdo detyrim i ri paguhet brenda 15 ditësh nga lindja e tij. Ndërsa për bizneset e reja, pagesa nis nga muaji i regjistrimit, në Qendrën Kombëtare të Biznesit. “Për kategorinë II. “Biznesi” detyrimi paguhet…
Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili la një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat. Anagnosti u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 89-vjeçare, ndërsa ditën e sotme janë planifikuar homazhet për të në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Njoftimi: Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e martë, datë 2…
Sot, në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, po zhvillohen homazhe në nder të regjisorit të shquar shqiptar, Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta ditën e djehsme. Ishte e bija e regjisorit të ndjerë, Juna Anagnosti e cila shkroi në profilin e saj në rrjetet sociale për organizimin e homazheve në TKOB, prej orës 10:00 – 13:00, ndërsa nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u bë me dije se do të ketë një ceremoni shtetërore homazhesh publike. Regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit në vendlindjen e tij, në Vuno…
Autoritetet në provincën Kunar të Afganistanit kanë zgjeruar operacionet e shpëtimit përtej katër fshatrave fillestarë, duke synuar tani zonat më të largëta dhe të vështira për t’u arritur, njoftoi Ehsanullah Ehsan, shefi i menaxhimit të fatkeqësive në provincë. Ehsan deklaroi për agjencinë e lajmeve Reuters se nuk është ende e mundur të parashikohet numri i trupave që mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja. Ai theksoi se prioriteti i ekipeve është të përfundojnë sa më shpejt operacionet e shpëtimit dhe të nisin menjëherë shpërndarjen e ndihmave për familjet e prekura nga fatkeqësia. Terreni i thyer malor dhe mungesa e…
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit. Dy makina janë përplasur “kokë më kokë” ndërsa qarkullonin në Unazën Jugore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në zonën e njohur si “Lagjja e Kinezëve”. Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa njëri prej drejtuesve ka mbetur i lënduar. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të lënduarit është e qëndrueshme dhe fatmirësisht dëmtimet nuk paraqesin rrezik për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po…