Për Elvis Shkambin, vrasësi i gjykatësit Astrit Kalaja është hapur një ”Go Found Me”, ku kërkohet ndihmë financiare për shpenzimet e gjyqit, nën moton: “Drejtësi dhe Përfaqësim i Drejtë për Elvis dhe Gjon Shkambin”. Në vetëm pak orë janë mbledhur mbi 9 mijë dollarë nga 31 donacione, ku bie në sy se ka persona që kanë dhuruar shuma prej 1000 dollarë. Targeti i vendosur është 14 mijë dollar ndërsa në mesazhin e shpërndarë nga organizatori Francesk Shkambi thuhet: “Përshëndetje! Dua të ndaj me ju një kauzë që ka vërtet nevojë për mbështetjen tonë: të drejtat ligjore të Elvis dhe Gjon…
Author: tirana
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e parakoshme të Tiranës të caktuara më datë 9 nëntor. Vendimi i Kushtetueses vjen pas ankimimit të Erion Veliajt, i cili kërkoi që Dekreti i Presidentit shpallej i paligjshëm dhe të pezullohej procesi për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.
Akademia suedeze ka vijuar edhe sot me ndarjet e çmimeve Nobel. Sot, rreth orës 13:00 është zbuluar fituesi i Çmimit “Nobel” për Letërsinë. Fitues është shkrimtari hungarez László Krasznahorkai. Krasznahorkai u zgjodh fitues “për veprën e tij bindëse dhe vizionare që, në mes të terrorit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”. László Krasznahorkai ka fituar më herët çmimin “Booker Prize” dhe është përkthyer në shqip me veprat “Tangoja e Satanait” dhe “Melankolia e qëndresës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në zyrë, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve.
Katër shtetas, tre grekë të moshës 27, 35 dhe 21 vjeç dhe një shqiptar 19-vjeçar, anëtarë të një grupi kriminal ndërkombëtar, të cilët ishin aktivë në importimin e marijuanës hidroponike të papërpunuar (skunk) në territorin grek, u arrestuan nga oficerët e policisë të Nëndrejtorisë së Narkotikëve të Drejtorisë Kundër Masave Kundër Krimit të Organizuar në Greqi. Në kuadër të kontrolleve të synuara nga Shërbimi i lartpërmendur, për të parandaluar importimin e lëndëve narkotike në Greqi nëpërmjet rrugëve ajrore, pas verifikimeve, verifikimeve të kryqëzuara, analizës së të dhënave dhe krijimit të një “profili”, u certifikua aktiviteti kriminal i të përfshirëve.Më konkretisht,…
Hapësirat publike në 61 bashkitë e vendit do të kenë internet falas për qytetarët. Në kuadër të Agjendës së Rritjes së Bashkimit Evropian për Shqipërinë, u nënshkrua kontrata e zbaimit të nismës WiFi4WB, pas një procesi paraprak ku bashkitë e vendi u ftuan për të aplikuar. Në total do të jenë 73 pika ku do të ofrohet ky shërbim, pasi në 12 prej qyeteve do të ketë nga 2 hapësira të përzgjedhura. “Plani i Rritjes po jep rezultate. Ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me teknologjinë dhe aksesin. Ka të bëjë me fuqizimin e komuniteteve, me rritjen e mundësive…
KQZ ka pëcaktuar 46 monitures, që do të ndjekin dhe do të raportojnë mbi ecurinë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore. Vendimi u mor nga Komisioneri Shtetëror të Zgjedhjeve, në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte. Zgjedhjet vendore do të mbahen më 9 nëntor në Tiranë, Cërrik, Mat, Tepelenë, Vlorë dhe Berat.
Tensione në Kuvend, Peleshi kalPas nisjes së seancës, fjalën e mori përsëri kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, fjalë e cila iu ndërpre nga kryetari i Kuvendit pasi nuk iu përmbajt procedurës. Niko Peleshi kaloi për votim 4 raportet e institucioneve, propozim i ardhur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Votohet me 76 vota pro dhe2 kundër “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Kalon me 76 vota pro dhe 0 kundër “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024.…
Trajneri i Boca Juniors, Miguel Angel Russo, karriera e të cilit ka kaluar në Argjentinë, Kili, Meksikë, Spanjë dhe Kolumbi, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. “Klubi Boca Juniors njofton me trishtim të thellë ndarjen nga jeta të Miguel Angel Russo”, postoi klubi në rrjetet sociale. “Miguel lë një gjurmë të pashlyeshme në institucionin tonë dhe do të jetë gjithmonë një shembull gëzimi, ngrohtësie dhe përkushtimi. Jemi me familjen dhe të dashurit e tij në këtë kohë pikëllimi. Lamtumirë, i dashur Miguel!”. Russo, i cili u diagnostikua me kancer të prostatës në vitin…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.622, datë 3.10.2025 të Gjykatës së Posaçme, lëshoi në po të njëjtën ditë, urdhërin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave nën hetim, në kuadër të procedimin penal nr.177 të vitit 2025. Vlera totale e pasurive të sekuestruara përllogaritet të jetë afërsisht 5 milionë euro. Subjektet tregtare për të cilat është vendosur “sekuestro…
Debate të ashpra mes ministres së Brendshme, Albana Koçiu dhe deputetit të PD-së, Flamur Noka. Kjo e fundit tha se nuk e intimidonte dot deputeti. Noka reagoi duke i thënë se o gënjente për çështjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. “Nuk më intimidoni dot. Kjo gjuhë e juaja ka krijuar këtë ngarkesë. Je duke drejtuar me gisht turp të kesh ti. Se me kaq vite sa ke ti, nuk duhej të fliste kështu. Shkollën e mesme, merr ti shkollën e lartë.”, tha ajo. Ndërsa më herët ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një replikë në Kuvend, sa i takon deklaratave për vrasjen…
Industria e tekstileve dhe këpucëve ka shkurtuar rreth 8% të punonjësve ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025, ndërsa në krahasim me 2023, industritë kanë “humbur” gati një të pestën e fuqisë punëtore, referojnë të dhënat zyrtare të INSTAT. Indeksi i punësimit në fabrikat e veshjeve dhe tekstilit ra në 83.93 pikë, nga 92.31 pikë që ishte në tremujorin e dytë 2024. Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 8.3 pikë % brenda një viti. Tendenca e rënies, e cila nisi që prej vitit 2023, vazhdon të përkeqësohet, duke treguar për thellim të krizës në këtë sektori. Në mënyrë të…