“U bë seanca e disatë radhazi, por sot po arrihet kulmi, kërkohet fjala për procedurë. Në procedurë kërkohet dorëheqja e një ministri. Në seriozitetin e një parlamenti, një grup parlamentar i disa deptuetëve, nëseu dhemb shpriti seriozisht, mund të kishin ardhur me kërkesë procedurale. Javën e ardhshme do kemi një debatr 12 orë e gjysmë për 5 institucoinet e drejtësisë që do raportojnë. Nuk mund të kryejnmë debat për një çështje, fyejmë familjen e të ndjerit. Presin distancim që nga dera e gjykatës kërcënojnë prokurorë e gjyqtarë. Unë jam i shumicës, fjala për procedurë, merret kur bëhet fjalë për rendin…
Author: tirana
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit në Apel, ka shkaktuar debate në Kuvend. Duke folur për ngjarjen, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari iu drejtua me tone të ashpra deputetëve të opozitës, ndërsa u shpreh se është e rëndë të bësh politikë me vrasjen. “Të bësh politik me vrasjen dhe me një rast tragjik, të kapitalizsh politikisht mbi vrasje është e rendë, ende nuk janë bërë të shtatat. Keni përgjegjësi për gjithë gjuhën denigruese ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nga daljet në ballkon që keni folur, sharë e telendisur, deri te të hënat në SPAK. Me gjuhën e urrjetjes…
Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja tha se armën e ka mbajtur gjithmonë me vete. Shkambi deklaroi se ka punuar në institucione të sigurisë. “Elvis Shkambi tha se mbante vazhdimisht pasi ka punuar në insitucione sigurie, pavareësisht se nuk dihej se në cilat institucione ka punuar. Arma ka qenë pa leje, por këto kanë qenë pretendime të tij. Është armë pa leje.”, raportoi ndër të tjera gazetari Ervin Leka. Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja. Në krye të detyrës, gjyqtari u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 6…
Kryeministri Edi Rama, në përfundim të fjalës së tij në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Tiranë, ka shkëmbyer batuta teksa u shpreh se është i vetmi në qeverinë e tij që s’ka doktoraturë. Rama, teksa fliste për sulmet kibernetike, theksoi se s’është gjeneral e asnjë lloj eksperti. Ndërsa shtoi se “jam i vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë, jam thjesht një artist”. “Këto ishin ato çfarë doja të thosha. Unë nuk jam gjeneral, as ekspert kibernetik, asnjë lloj eksperti në fakt. Jam i vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë, jam thjesht një artist”, përfundoi…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dërgoi një mesazh nga Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s që po zhvillohet në Tiranë. “Sot tastjera është armë luftë që shënjestron shoqëritë tona. Aktorë shtetërorë e joshtetërorë punojnë kundër nesh. Në përgjigje të kësaj, NATO vijon të bëhet edhe më e fortë në hapësirën digjitale”, tha Rutte. Ai tha se Aleanca është më e vendosur se kurrë për të forcuar kapacitetet e saj në hapësirën kibernetike dhe për të përballuar çdo kërcënim që sfidon sigurinë kolektive. “NATO do të bëhet më e fortë në hapësirën kibernetike”, deklaroi Rutte në një video-mesazh drejtuar…
Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për tre të arrestuar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në krye të detyrës tre ditë më parë. Punonjësi i sigurisë dëshmoi se ka qenë i sëmurë dhe se ka lajmëruar kancelaren se nuk ndihet mirë. “Kam qenë i sëmurë para se të kalonin palët në skaner. Unë kam lajmëruare dhe kancelaren se nuk ndihesha mirë, pasi vuaj nga diabeti. Një orë me pas kancelaria më ka dhënë leje për t’u larguar, por nuk jam zëvendësua”, ka dëshmuar Banush Koxhaj.
Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, një 39-vjeçar i kërkuar nga autoritetet në Tiranë dhe në Fier, për përndjekje dhe për thyerje të masës së sigurisë. Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit, me zyrën e Interpol Abu Dhabit, me objektiv kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, të cilët synojnë t’i fshihen drejtësisë shqiptare, duke qendruar në Dubai, u lokalizua dhe u kap, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasi K. A., 39 vjeç, i lindur në Lushnjë. Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht sepse në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën…
Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, Gjon Shkambin dhe Banush Koxhajn. Seanca është zhvilluar nën drejtimin e gjyqtares Marinela Osmani. Elvis dhe Gjon Shkambi kanë kërkuar falje publike ndaj familjes së gjyqtarit Kalaja, duke deklaruar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një tronditjeje të lartë psikike, për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve që lidhen me një çështje pronësie. Të pandehurit kanë shprehur gjithashtu pakënaqësi ndaj sistemit gjyqësor, duke pretenduar se gjykatat nuk e kanë zgjidhur siç duhet çështjen në fjalë.
Shqipëria është vendi mikpritës i delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e jashtme, të mbrojtjes dhe cyber ambassadors. Në fjalën e tij, kryeministri Rama u ndal te sulmi kibernetik që goditi Shqipërinë përpara disa kohësh, duke theksuar se është investuar për kapërcimin dhe lënien pas krahëve të këtij sulmi. “Kjo duket sikur është një punë e të gjatëve, mund t’i mundim të gjithë në basketboll. Është një nder që të kesh kaq shumë shtete të mbledhura këtu përmes jush. është kënaqësi të dëgjoje mesazhin nga miku ynë i dashur, Mark Rutte. Do të mbaja një…
Fushë-Arrëz / Informacion paraprak Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”. Një 51 vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por drejtuesi i automjetit ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, është realizuar për herë të parë është realizuar ekzaminimi me bronkoskopi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se kjo është procedurë moderne diagnostikuese dhe terapeutike që shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. “Mirëmëngjes dhe nga Spitali Rajonal i Gjirokastrës, ku për herë të parë është realizuar ekzaminimi me bronkoskopi, një procedurë moderne diagnostikuese dhe terapeutike që shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në rajon, ku vetëm në pak ditë 30 pacientë me probleme respiratore kanë përfituar nga ky shërbim të avancuar, pa pasur…
Kuvendi shqyrton sot në seancë plenare raportet e veprimtarisë vjetore të 4 institucioneve për vitin 2024. Kështu, sot do të shqyrtohet raporti i veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024. Në paraqitjen e raportit të AKEP në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, kreu i institucionit Gentian Sala u shpreh se, viti 2024 ka qenë një vit i rëndësishëm për AKEP, pasi ka qënë një vit ndryshimesh në disa nivele, në nivel menaxherial institucional ligjor. Ndër zhvillimet më të rëndësishme në sektorin e…