Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndodhet në Belfast, Irlandë e Veriut, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit. Spiropali shkruan se ndodhet në Belfasti, ku tregon se ky qytet e shndërroi ndasinë në dialog. ”Sapo mbërritëm në Belfast të Irlandës së Veriut për Ministerialin e Procesit të Berlinit. Nga qyteti që e shndërroi ndasinë në dialog, përçojmë të njëjtën frymë për Ballkanin Perëndimor. Belfasti na kujton se paqja nuk trashëgohet lehtë, ajo ndërtohet ditë pas dite përmes bashkëpunimit, zhvillimit dhe integrimit. Shqipëria rolin udhëheqës në këtë proces nuk…
Author: tirana
Pasi Sali Berisha e theksoi gjatë konferencës për shtyp, Partia Demokratike ka njoftuar nisjen e procedurave parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e akuzuar atë për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”, pas vendimit për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, u theksua se vendimi i Presidentit për të dekretuar zgjedhjet pa konsultim të gjerë politik dhe institucional, përbën një precedent të rrezikshëm dhe cenon parimet e balancës së pushteteve. Deputetët demokratë argumentuan se veprimi i Kreut të Shtetit është në kundërshtim me frymën e…
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi një takim me ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden dhe ministren e Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt. Koçiu thotë se bashkëpunimi me Qeverinë e Belgjikës është dëshmi e besimit dhe partneritetit të ngushtë që na bashkon në përballjen me sfidat si lufta kundër krimit të organizuar, sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive me burim kriminal dhe menaxhimi i qëndrueshëm i migracionit. Ministrja u shprehu mirënjohjen dy ministreve të qeverisë belge, për mbështetjen dhe besimin e tyre të vazhdueshëm ndaj Shqipërisë. “Mbetemi të vendosur për të vijuar këtë partneritet të frytshëm, me…
Deputetja e PD-së, Elda Hoti flet për zhvillimet më të fundit politike në vend. Ajo nënvizon se në çdo seancë plenare ka konstatuar një viktimizim të theksuar nga gratë dhe vajzat e PS. Nga ana tjetër, ajo i qëndron tërësisht kundër frymës diskriminuese, aq më pak ndaj eksponenteve në politikë, për shkak të stereotipit që kjo fushë dominohet nga meshkujt. ”Kam folur për qytetarët që unë përfaqësojë dhe për korrupsionin galopant të kësaj qeverie dhe jam munduar t’i përfaqësoj ato në çdo seancë, me argumenta dhe jo duke u viktimizuar. Fatkeqësisht, janë duke e bërë deputetët e rinj së Partisë…
Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për tre persona për ”Vrasje funksionarëve publikë”, ”Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ”Mbajtja pa leje e armëve” e ”Shpërdorim detyre”. Autori i krimit Elvis Shkambi akuzohet për mbajtja e armëve pa leje. Njoftimi i plotë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, më datë 10.08.2025 ka regjistruar procedimin penal nr.7416, për veprën penale “Vrasje e fuksionarëve publik”, parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit E.Sh., “Vrasja në rrethana të tjerë cilësuese”, kundër palëve ndërgjyqëse,…
Banorët e pallatit për të cilin pretendon pronësinë Gjon Shkambi, nipi i të cilit vrau dy ditë më parë gjyqtarin Astrit Kalaja për këtë çështje, kanë folur për proceset e tejzgjatura gjyqësore prej 30 vitesh. Pashko Pepniku, së bashku me bashkëshorten e tij shprehen se banesën e kanë blerë nga Gjon Shkambi në vitin 1996 dhe këtë e kanë të faktuar me dokumente. Ata shprehen se ndihen të kërcënuar nga situata e ndodhur pas vrasjes së gjyqtarit, ndërsa prentedojnë se të gjithë familjarët e asaj godine kanë letër pronësie nga bashkia e Shkodrës që në vitin 1992. “Në ’96 jam…
Pas 24 orëve nis fushata për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit. Në një kohë kur PS ka zyrtarizuar emrat, opozita përveç mbështetjes për Florjan Binajn në Tiranë, ka lënë enigmë 5 emrat për Beratin, Vlorën, Matin, Tepelenën dhe Cërrikun. Sali Berisha foli në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar, duke bërë me dije se PD do të mbështesë kandidatë të pavaruar në të gjitha bashkitë ku do të votohet më 9 nëntor. ”Ne shkojmë në zgjedhje lokale dhe kam kënaqësinë që të informoj se në gjitha zonat ku ato zhvillohen, janë përzgjedhur ose kanë kandiduar kandidatura…
Juristja Edlira Çepani ka komentuar qëndrimet negative në rrjetet sociale për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit. Për të rasti i vrasjes së gjyqtarit nuk duhet trajtuar si fenomen i normalizuar. Ajo po ashtu ka theksuar se është fatkeqësi e madhe që fenomeni i dhunës nuk është luftuar që në rrënjë. “Ka një problematikë me shoqërinë shqiptare jo vetëm në këtë rast por edhe në raste të tjera, kur dhuna ngjan si fenomen i normalizuar në Shqipëri. Dhe kjo problematikë duhet të trajtohet në të gjitha rastet dhe jo vetëm në rastin ekstrem të sotëm. Ne flasim…
Kryebashkiaku i New York, Eric Adams bëri shqiponjën gjatë daljes nga Kryeministria me Edi Ramën. Në deklaratën e shkurtër për mediat, Adams foli mbi vizitën e tij në vendin tonë, duke theksuar se ka pasur shumë spekulime. Por, sipas tij në Tiranë erdhi vetëm për të mësuar nga një mik si Rama. “Ka patur shumë spekulime pse jam këtu, por arsyeja është e thjeshtë, për të përshëndetur një mik, për të mësuar nga një mik dhe për të ndërtuar marrëdhënie që nuk do të na lejojë të kemi ndasi. Ne do mësojmë nga njëri tjetri”, tha Adams.
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i është rikthyer propozimit të saj të kahershëm për të sanksionuar dënimin me vdekje për krimet e rënda kundër jetës. Bashkëkryetari i LZHK, Ekrem Spahia, teksa dënoi vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, pohoi se duhet të gjendet edhe një zgjidhje për problemin e pronave. “I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar kërkon që ndaj institucioneve shtetërore, të cilat lidhen me çështjen e pronës së familjes së personit, që sipas tij, humbi durimin dhe kreu vrasjen, të mbajnë përgjegjësi ligjore për zvarritjen prej 3 dekadash të çështjes së pronave…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar për mocion edhe ndaj presidentit Bajram Begaj. Gjatë konferencës për shtyp, kryedemokrati sqaroi se opozita po e bën këtë për të mbrojtur Presidencën.“Po këto që po bën ky tani dhe që janë zhvilluar që të gjitha përpara syve të tij, keni parë ndonjë përgjegjësi kund ju? Këto të gjitha janë vepër e tyre, por vepër e narkoshtetit, sepse ligji nuk ekziston, ekziston xhepi.Ndaj dhe qëndrojmë të vendosur që në parlament të bëjmë çdo përpjekje për të paraqitur alternativën tonë dhe për të denoncuar këto akte antikushtetuese, antiligjore të këtij pushteti.Dhe dua t’i…
Pas premierës së tij në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto muajin e kaluar dhe debutimit në Netflix më 25 shtator 2025, seriali misterioz dhe thriller “Wayward” ka arritur vendin e parë në listën më të ndjekur të platformës globale të transmetimit. “Wayward” ka tërhequr shumë vëmendje që nga publikimi, duke kombinuar elementë misteri, drame dhe trillime psikologjike që mbajnë audiencën të ngjitur pas ekranit. Kritikat e para e kanë cilësuar si një nga debutimet më të forta të serialeve të këtij viti. Premiera në Festivalin e Filmit në Toronto ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm mediatik dhe ndërkombëtar, duke rritur…