Author: tirana

Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe. Nga 65 zona kadastrale numri i tyre është shtuar gjithsej në 119 zona. Por çmimet e referencës pritet të rrisin detyrimet e qytetarëve në rrethe për taksën e ndërtesës së banesave të banimit dhe për dyqanet, pasi baza e taksueshme e ndërtesës llogaritet me çmimet e referencës. Monitor ka llogaritur ndryshimet e detyrimeve për taksat për 119 zonat e reja kadastrale. Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit, veçanërisht për zonën kadastrale nr.13 që përkon me zonën e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një mesazh ndërgjegjësues në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për shëndetin e grave dhe luftën kundër kancerit të gjirit. “MIRËMËNGJES dhe në këtë Tetor Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin e grave, ku deri tani janë kryer 779 mamografi vetëm në javën e parë të Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Gjirit, në 16 mamografi stacionare dhe 2 njësi të lëvizshme që ofrojnë shërbimin falas në gjithë vendin, e me thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Fushata…

Read More

Në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, sot do të mbahen homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pasi u qëllua me armë brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ishte në krye të detyrës. Ngjarja tronditëse ka lënë gjurmë të thella në sistemin e drejtësisë dhe ka ngritur shqetësime serioze mbi nivelin e sigurisë në institucionet shtetërore. Vrasja e gjyqtarit në mes të sallës së gjyqit përbën një precedent të rrezikshëm për shtetin dhe rendin ligjor në Shqipëri. Ceremonia e homazheve do të nisë në orën 09:00 dhe do të…

Read More

DASHI Kjo periudhë premton të jetë plot energji dhe iniciativë. Marsi, planeti juaj udhërrëfyes, ju jep forcë dhe vendosmëri, por kini kujdes të mos jeni shumë impulsiv. Është koha për të planifikuar me kujdes projektet tuaja, veçanërisht në punë: disa pengesa janë të mundshme, por vendosmëria juaj do t’ju lejojë t’i kapërceni ato. Në dashuri, Venusi ju shtyn të jeni më të butë dhe të kuptueshëm; nëse jeni beqarë, njohjet e reja mund të rezultojnë interesante në fund të muajit. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 8 tetor 2025), yjet ju inkurajojnë të konsolidoni atë që keni ndërtuar.…

Read More

Altin Bojni do të jetë kandidati për Bashkinë e Matit, dhe emri u konfirmua edhe nga mbledhja e Kryesisë së PS. Deputeti i PS, Agron Malaj, i cili ka drejtuar këtë bashki, shkruan që Bojni është një njeri që njeh nga afër çdo lagje, çdo fshat dhe çdo njeri. ”Jam i bindur që Altini ka jo vetëm mbështetjen time absolute por dhe të gjithë Partisë Socialiste e matjanëve të ndershëm e punëtore. Jam gjithashtu i bindur që edhe këtë garë do ta udhëheqë me dinjitet”,-shkruan Malaj. Postimi i plotë Altini është një emër i njohur nga matjanët për përvojën, përkushtimin…

Read More

Kryebashkiaku i New York-ut Eric Adams, i njohur për dashurinë ndaj komunitetit shqiptar në Amerikë, gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri, ka vlerësuar zhvillimin e turizmit dhe sigurinë në vend, duke e quajtur një vend të mrekullueshëm me njerëz miqësorë. ”Sot shoh se turizmi ka ecur përpara, por ne dëshirojmë ta përmirësojmë edhe më tej dhe të sjellim risi përmes bashkëpunimit tonë. New York-u është si ”Shqipëria e Amerikës”. Vendi juaj është i mrekullueshëm dhe njerëzit tuaj janë shumë miqësorë, keni një ndjenjë sigurie të jashtëzakonshme. Mund të ecësh natën në rrugë pa asnjë problem. Po shqyrtojmë disa vende me…

Read More

Një studim i ri nga Universiteti McGill në Montreal, vë theksin tek rritja e nivelit të detit që mund të zhysë mbi 100 milionë ndërtesa nën ujë deri në fund të këtij shekulli, nëse emetimet e karbonit nuk ndalen menjëherë. Sipas studimit, një rritje e nivelit të detit me vetëm 0.5 metra do të mjaftonte për të përmbytur rreth 3 milionë ndërtesa në vendet në jug të globit që përfshin Afrikën, Azinë Juglindore dhe Amerikën Qendrore e Jugore. Por nëse temperaturat vazhdojnë të rriten dhe shkrirja e akujve polarë përshpejtohet, niveli i detit mund të ngjitet deri në 5 metra…

Read More

Pas Tiranës, edhe në Vlorë për herë të parë PS garën për bashkinë ia ka besuar një zonje. Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e PS në Vlorë, duke lënë kështu mandatin e deputetes që e fitoi në 11 Maj. Vendin e saj në Kuvend pritet ta marrë Briseida Cakerri, e cila renditej pas Mersinit në 11 maj. Që nga 1912, në Vlore ka pasur 24 kryetarë bashkie, të gjithë burra, e kjo është hera e parë që i besohet gara për drejtimin e këtij qyteti një zonje.

Read More

Kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar 6 kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 9 nëntor. E teksa në Asamblenë e Përgjithshme të PS u vendos që Ogerta Manastirliu të kandidonte në Tiranë, në mbledhjen e sotme u vendosën dhe emrat për 5 bashkitë e tjera. Gramoz Sako do të kandidojë për kryetar bashkie në Tepelenë, një vend i lënë bosh nga Tërmet Peçi që u zgjodh deputet më 11 maj. Altin Bojni do të jetë kandidati për Bashkinë e Matit, Brunilda Mersini në Vlorë, Florenc Doka në Cërrik dhe Ervin Ceca në Berat.

Read More

Beteja për pronën ka 30 vite në dyert e drejtësisë dhe një pjesë u mbyll dje në mënyrë makabre, me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Policia dhe Ministria e Brendshme deklaruan se nuk është detyra e tyre sigurimi me oficerë policie i gjykatave dhe se ruhen nga siguria private, por Kolegji i Lartë Gjyqësor ka publikuar letërkëmbimet mes Policisë dhe Ministrisë së Brendshme në vitin 2023, ku kërkonte shtim të punonjësve të policisë për sigurinë edhe brenda sallave, duke theksuar se u kërcënohet jeta e magjistratëve. Policia në kthim përgjigje, i deklaron KLGJ se nuk kanë mundësi për të shtuar…

Read More

Nga Lorenc Vangjeli Këmbëzën e pistoletës që qëlloi gjyqtarin e shkeli një individ i vetëm, por pistoletën e tij e mbajtën në duar shumë e shumë protagonistë të tjerë. Janë bërë bashkë në krim personazhe politikë, individë të tjerë pa emër, akte të vjetër politikë dhe akte të miratuara rishtaz, halle të hershme dhe të rishpikura sërish nga hiçi. Atë armë e mbajti në duar dhe e mban sërish njëlloj gati për ta shkrepur një shoqëri e tërë e frustruar, e nervozuar, shpesh hipokrite e po aq shpesh edhe e pafajshme, edhe viktimë, edhe agresore. Një shoqëri që ka nevojë…

Read More

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shkoi në Komisionin e Ligjeve për të raportuar punën e 2025, por aktualiteti politik devijoi bisedën. Demokratët vijojnë të jenë të mendimit se zgjedhjet në kryeqytet po mbahen në kundërshtim me kushtetutën, por Celibashi ka një qasje tjetër. Celibashi tha se KQZ nuk është autoriteti për të gjykuar dhe vlerësuar kushtetushmërinë e dekretit të Presidentit Begaj, por sipas tij në kuptim të përgjegjësisë ka detyrë që të përgatis procesin zgjedhor. Damian Gjiknuri: Tashmë është kthyer stampë standarde në raportet e monitorimit kur thuhet se administrata zgjedhore përgjithësisht ka përgatitur zgjedhje të mirëpërgatitura,…

Read More