Author: tirana

Kryeministri Edi Rama bën me dije se do të zbatohen formula të reja të planifikimit urban për sa i përket shtimit të hapësirave për këmbësorët dhe uljes së shpejtësisë së mjeteve në blloqet e banimit. Rama tregoi se për këtë do të diskutohet me Salvador Rueda-n, president i Fondacionit të Ekologjisë Urbane dhe Territoriale, si dhe themelues dhe drejtor i Agjencisë së Ekologjisë Urbane të Barcelonës nga viti 2000 deri në vitin 2020. ”Jam super i lumtur të ndaj me ju lajmin shumë të mirë për ne, që kemi arritur të marrim një hapësirë në agjendën mjaft të zënë të…

Read More

Gjovalin Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambi ra në pranga pasi intervistës së bujshme që dha pak orë më parë. Ai kërcënoi me vdekje gjyqtarin që do i dënonte nipin. Policia thotë se pas shoqërimit të tij me mbështetjen e forcave Shqiponja është bërë arrestimi dhe materialet do të referohen në Prokurori për veprat penale ”Kanosja e gjyqtarit” dhe ”Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. “Dha deklarata kanosëse, në media, kundrejt përfaqësuesve të sistemit gjyqësor, vihet në pranga 49-vjeçari. Menjëherë pas deklaratave kanosëse të bëra në media nga shtetasi Gj. Sh., 49 vjeç, Sektori i Krimeve të Rënda, në…

Read More

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe drejtuesi i policisë së Tiranës Elton Alushi prej 30 minutash ndodhen në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës. Gjyqtari u vra ditën e djeshme nga Elvis Shkambi. Autori në dëshminë e tij para hetuesve ka thënë se “i kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet” dhe qëlloi me tre plumba në drejtim të gjykatësit, pasi ai dha verdiktin në Apel kundër xhaxhait të tij. Po ashtu në pranga ka përfunduar roja i Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj. Sipas policisë kamerat e sigurisë tregojnë se 63-vjeçari nuk ka kryer kontrollin përkatës,…

Read More

Gjykata e Vlorës është një tjetër dëshmitare e katrahurës ndër vite me çështjet e pronave dhe zgjatjet me dekada të proceseve gjyqësore që nuk gjejnë një zgjidhje ligjore. Sot kjo gjykatë ka pezulluar të gjitha proceset gjyqësore penale dhe civileduke trajtuar vetëm masat e sigurisë. Policia lokale ka verifikuar masat e sigurisë ndonëse me ambiente bosh. Për kryetarin e Dhomës së Avokatisë së Vlorës, Durim Bajramaj, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit dëshmon rënien e plotë të sistemit dhe reformave të dështuara që janë trumbetuar sikur do të jepnin drejtësi. Avokati i indinjuar shprehet se vetëm në…

Read More

Të paktën 15 milionë adoleshentë të moshës 13 deri në 15 vjeç përdorin cigare elektronike në mbarë botën, sipas raportit të parë global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Sipas raportit, të rinjtë kanë nëntë herë më shumë gjasa të përdorin cigare elektronike sesa të rriturit, çka tregon një rritje alarmante të varësisë nga nikotina në këtë grupmoshë. Në total, mbi 100 milionë persona përdorin cigare elektronike në botë, përfshirë të paktën 86 milionë të rritur, kryesisht në vendet me standard të lartë jetese, raporton Reuters. Këto të dhëna publikohen në një kohë kur përdorimi i duhanit tradicional ka rënë…

Read More

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua me katër plumba mesditën e të hënës në ambientet e gjykatës, ku tre prej tyre rezultuan fatalë duke i marrë jetën. Autori ishte 30 vjeçari Elvis Shkambi, i cili ndodhej në Gjykatë si palë në proces lidhur me një konflikt pronësie në qytetin e Shkodrës. Një ditë pas tragjedisë, ku të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, në shumicën e gjykatave të vendit gjyqet janë pezulluar për gjithë javën. Ceremonia mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit gjyqtarit do të mbahet nesër në Pallatin e Kongreseve.Top Channel ka siguruar ekskluzivisht dëshminë e…

Read More

Babë e bir, të cilët mbetën të plagosur nga të shtënat me armë dje në Gjykatën e Apelit kanë dalë sot nga spitali, pasi janë jashtë rrezikut për jetën. Shkëlqim Kurtaj, nipi i Rakip Kurtaj, i cili mbeti i plagosur dje, ka deklaruar se “shtëpia është e axhës, nuk e gëzon askush”, raporton gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe djali i Rakip Kurtaj. Djali ka marrë një plumb në krah, i cili ka hyrë dhe dalë pa shkaktuar dëmtime të rënda, ndërsa i ati ka pësuar djegie sipërfaqësore nga goditja, por nuk është…

Read More

Avokatja Brunilda Lika, ka folur për televizionet duke treguar tmerrin me të cilin u përball ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit ku u vra në sallën e gjyqit avokati Astrit Kalaja. Me lot në sy, avokatja tregon se në ato momente ajo, koletë të saj e të pranishëm u mblodhën në një dhomë për të qenë të sigurte. Brunilda Lika shprehet se siguria nëpër gjykata është thuajse zero dhe se të gjithë janë të rrezikuar gjatë kohës që ushtrojnë detyrën e tyre. “Isha në gjykatë për të zhvilluar procesin tim gjyqësor, isha në pritje të më thërrisnin për procesin…

Read More

Gjovalin Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka lëshuar një paralajmërim, ku tha se ai gjyqtar që do e dënojë nipin e tij, do të përballet me plumba. Ai deklaroi se familja Shkambi i ka fituar të gjitha gjyqet për pronën në Shkodër. “Ai që do ta dënojë atë, do të përballet me të njëjtën gjë. Ai që e dënon do të përballet me plumba. Do ketë të njëjtin shpërblim, provat i dhamë. Se ia kemi blerë shtetit. Familjes së të ndjerit gjyqtar, i ulem në gjunjë, i kërkoj hallallin. Nëse do e dënojnë…

Read More

Policia e Tiranës gjatë kryerjes së veprimeve hetimore për të zbardhur vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ka këqyrur kamerat e sigurisë së Gjykatës së Apelit, duke zbuluar se roja i godinës nuk ka marrë asnjë masë dhe ka neglizhuar protokollin e sigurisë. Sipas policisë, nga kamerat duket qartë se është konstatuar prezenca e metalit në momentin kur autori i ngjarjes, Elvis Shkambi ka kaluar në skaner por Banush Koxhaj nuk ka kryer kontrollin përkatës edhe pse është sinjalizuar me dritën e kuqe. “Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar…

Read More