Author: tirana

Shqipëria është tronditur nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, me një karrierë 32-vjeçare në sistemin e drejtësisë. Ai ishte në krye të detyrës, duke shqyrtuar një çështje pronash, kur një nga personat palë në proces qëlloi me armë në drejtim të tij dhe dy personave të tjerë që ishin në gjyq. Përfaqësuesit e familjeve të godinave në Shkodër ku familja Shkambi pretendon se është pronare, kanë thyer heshtjen. Ata tregojnë se ndër vite familja Shkambi i ka kërcënuar. Ata thonë se të gjithë do të shkojnë në varrimin e gjyqtarit, ndërsa shtojnë se autori i kësaj vrasje është ish-kryebashkiaku Lorenc…

Read More

Një nga familjarët e 30 familjeve që kanë qenë në gjyq me familjen Shkambi, thotë se sot ka qenë gjyqi i fundit, ndërsa i rënduar psikologjikisht për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ai u shpreh se gjyqtari është vrarë për të drejtën e 30 familjeve në Shkodër. “Sot ka qenë gjyqi i apelit, i fundit. Sot na ka dhënë të drejtën gjykata ne, pastaj u bë si u bë. Vendimi ka qenë për 30 e disa familje. Ai ka vdekur për ne, për të drejtën që ka pasur dhe për të drejtën tonë që mos të dalim jashtë sepse na…

Read More

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka dënuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës. Në një reagim publik, Unioni i Gjyqtarëve thotë se vrasje e gjyqtarit Kalaja dhe plagosja e dy personave pjesë e procesit gjyqësor, është akt barbar dhe sulm i egër ndaj drejtësisë. Po ashtu Unioni ngre shqetësimin edhe të masave të sigurisë në gjykata. ”Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon marrjen e menjëhershme të masave konkrete institucionale, për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve dhe familjeve të tyre, në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor”,-thuhet në njoftimin e Unionit. Reagimi i Unionit të Gjyqtarëve: Unioni i…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka dënuar ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve të tjerë. SPAK ka shprehur ngushëllimet për familjen e gjyqtarit të vrarë, teksa e konsideron aktin e rëndë si një nevojë emergjente për të rritur sigurinë nëpër gjykata. Nga ana tjetër, SPAK kërkon rritje të sigurisë edhe për të gjithë punonjësit e drejtësisë. “Prokuroria e Posaçme dënon me forcë vrasjen e paprecedentë të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë. I shprehim ngushëllimet tona familjes së gjyqtarit Kalaja, të afërmve dhe kolegëve të tij në…

Read More

Astrit Kalaja u vra nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili këtë të hënë u fut me armë në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës dhe qëlloi gjyqtarin pasi xhaxhai i tij humbi gjyqin për pronën. Godina e ish-Shkollës së Rezervave në Shkodër është burimi i konfliktit mes disa palëve. Në këtë godinë strehohen 31 familje. Ndërsa familja Shkambi pretendon pronësinë e të gjithë godinës. Në vitin 1992, 31 familjet familje me vendim të Bashkisë së Shkodrës u vendosën në godinën e ish-Shkollës së Rezervave të ndërtimit. Banorët pretendojnë se prona është ende shtetërore dhe se dokumentet e Gjon Shkambit…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja e quan si një akt të rëndë kriminal, i cili duhet që të dënohet me gjithë forcën e ligjit. Ai tha se do të ketë një ashpërsim të dënimit për armëmbajtjen pa leje, dhe se nga ana tjetër, nënvizon se asnjë akt nuk do të frikësojë drejtësinë. Postimi i plotë Sulmi vdekjeprurës me armë ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja është sulm ndaj çdo shërbyesi të së drejtës, institucioneve dhe shoqërisë shqiptare. Ky akt i rëndë kriminal duhet dënuar me të gjithë forcën e ligjit dhe siguria e…

Read More

Gjykata e Lartë ka reaguar pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaja. Në një deklaratë për shtyp, teksa shprehen ngushëllimet familjes, nënvizohet se ngjarja është një sinjal alarmi për gjendjen e sigurisë. Me një mesazh që tingëllon për politikën, sipas Gjykatës së Lartë çdo formë denigrimi apo përbuzjeje ndaj gjyqtarit cenon autoritetin e drejtësisë dhe besimin e qytetarëve në shtetin ligjor. Deklarata e plotë Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë shpreh tronditjen dhe dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike që solli humbjen e jetës së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të…

Read More

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka dënuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Teksa ka shprehur ngushëllimet, Koçiu thekson se janë angazhuar ekspertët më të mirë për të trajtuar këtë ngjarje. ”Forcat e Policisë së Shtetit të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje”,-shkruan Koçiu. Postimi i plotë Thellësisht e tronditur nga lajmi i rëndë i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, dhe plagosja e dy qytetarëve, brenda sallës së gjykatës. Dënoj me…

Read More

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Duke dënuar me forcë këtë akt të dhunshëm, Prezenca e OSBE-së shkruan se sulmet kundër gjyqtarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike. Teksa mbështet përpjekjet për më shumë siguri dhe pavarësi të sistemit gjyqësor, Prezenca e OSBE-së kërkon hetim të shpejtë dhe të pavarur të ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme. Reagimi i Prezencës së OSBE: Jemi thellësisht të tronditur dhe të hidhëruar nga të shtënat me armë brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë,…

Read More

Të shtunën do të luhet super sfida kundër Serbisë, dhe në seancën e parë stërvitore trajneri Sylvinho ka punuar pothuajse me grupin e përgjysmuar, pasi ende shumë lojtarë të thirrur në kombëtare nuk kanë mbërritur me Tiranë. Trajneri i kombëtares punoi pa Thomas Strakoshën, Ivan Balliun, Enea Mihajn, Arbër Hoxhën, Jasir Asanin dhe Armando Brojën. Hysaj, Daku dhe Ajeti bënë stërvitje të diferencuar, duke vrapuar rreth fushës, ndërsa Ardian Ismajli ka humbuar grumbullimin për shkak se nuk është rikuperuar. E marta pritet të jetë dita kur Sylvinho të ketë të gjithë grupin në dispozicion, me 24 futbollistët e grumbulluar.

Read More

Kryeministri Edi Rama u ka shprehur ngushëllimet familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja të vrarë sot në krye të detyrës. Po ashtu Rama shkruan se kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë në Gjykata. Postim i plotë Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe. Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit. Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje e punonjësve të sigurisë nga administrata…

Read More

Kreu i grupit parlametar të PD, Gazment Bardhi kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Brendshëm dhe atij të Drejtësisë pas krimit të rëndë në gjykatën e Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Sipas Bardhit, vetëgjyqësia ndaj vendimeve të gjykatës ka nisur pas sulmeve të hapura të kryeministrit ndaj drejtësisë. ”Një gjyqtar/prokuror në detyrë nuk mund të cënohet për shkak të ushtrimit të detyrës. Kjo do pamundësonte ushtrimin e lirë dhe pa frikë prej tyre të detyrës së shenjtë të dhënies së drejtësisë. Të bëhemi të gjithë bashkë për të ndëshkuar maksimalisht këtë akt të rëndë që ky akt…

Read More