Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me vrasjen gjyqtarit Astrit Kalaja. Kreu i shtetit shkruan se është i tronditur nga ngjarja dhe se e dënon aktin me fjalët më të rënda. ”Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit”,-shkruan Presidenti Begaj. Reagimi i plotë nga Presidenti Bajram Begaj Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e pa tolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të…
Author: tirana
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas ekzekutimit të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja. Ai kërkon dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit. Ngjarja ndodhi këtë të hënë, teksa gjyqtari ishte në një seancë në Gjykatën e Apelit. “Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në brendësi të institucionit , dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend. Kërkoj dënimin më të rreptë…
Elvis Shkambi është autori vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Gjyqtari i Gjykatës i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës, pasi u sulmua me armë. Kalaja mbeti i plagosur rëndë fillimisht nga sulmi me armë brenda gjykatës, e ndërroi jetë rrugës për në spital.
Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me armë zjarri këtë të hënë, teksa ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Autori i ngjarjes është Elvis Shkambi, dhe mësohet se është arrestuar në flagrancë nga policia. Po ashtu nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj. Mësohet se gjyqtari Kalaja ishte në një gjyq për një çështje administrative, kundërshtim të veprimeve përmbarimore, ku autori i dyshuar dyshohet se është palë në çështje. Pasi u qëllua me armë, gjyqtari u dërgua drejt…
Gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar me armë zjarri këtë të hënë, teksa ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit. Gjyqtari është goditur në këmbë. Autori i ngjarjes mësohet se është arrestuar në flagrancë nga policia. Sakaq efektivë të shumtë, por edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në vendngjarje. Po ashtu mësohet edhe se të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dinamika është e paqartë, pasi nuk dihet sesi autori ka mundur të depërtojë me armë brenda në ambientet e…
Sportisti turk, Yusuf Dikeç fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian 2025. Ai u bë i njohur në gjithë botën gjatë Lojërave Olimpike të Parisit 2024, teksa ka bërë sërish histori. Në Paris, Dikeç u bë viral për stilin e tij të pazakontë, duke qëndruar me një dorë në xhep, i qetë dhe i përqëndruar, ndërsa godiste objektivat me saktësi të pabesueshme. Kjo pamje u përhap në të gjithë rrjetet sociale dhe shumë njerëz e quajtën “sportistin më cool të Lojërave Olimpike”. Pas 1 viti ai e ka dëshmuar sërish se nuk ishte një fenomen kalimtar, duke fituar medaljen e…
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj flet për rëndësinë e menaxhimit të integruar të mbetjeve si një bazë thelbësore për ndërtimin e një ekonomie moderne dhe qarkulluese, gjatë një takimi me ekspertë dhe donatorë evropianë në kuadër të përmbushjes së Kapitullit 27 të acquis communautaire: “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”. Në qendër të diskutimeve ishte projektligji për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, i cili krijon infrastrukturën ligjore dhe institucionale për përmbushjen e standardeve të BE-së dhe përgatit vendin për hapa konkretë drejt integrimit evropian. Sipas Jaupaj ky projektligj së bashku me ligjin për Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit, përbën bazën për një…
Belgjika synon marrëveshje për burgjet. Ministrja e Drejtësisë e Belgjikës, Annelies Verlinden, dhe ajo e Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt, kanë nisur një vizitë treditore në Shqipëri dhe në Kosovë, që do të përqendrohet në mundësinë e marrjes me qira ose ndërtimin e një burgu në njërin prej këtyre shteteve. Një marrëveshje për dhënien me qira të qelive Kosova ka me Danimarkën. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë në detyrë të Drejtësisë për mundësinë e një marrëveshjeje për burgjet edhe me Belgjikën dhe është ende në pritje të përgjigjes. Kjo vizitë e dy ministreve belge do të…
Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila është dhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Fierin, prezantoi nënkryetarët e rinj të bashkisë së Fierit. Gjatë prononcimit për mediet, Balluku theksoi se me një ekip të ri dhe të motivuar, Bashkia e Fierit është e gatshme të përballet me sfidat dhe të çojë përpara projekte ambicioze për qytetin. “Kemi prezantuar 4 nënkryetarë të rinj, si pjesë e një procesi të nisur prej disa muajsh për riorganizimin e thellë të Bashkisë, duke përfshirë ndarjen e detyrave, digjitalizimin e proceseve dhe rritjen e transparencës ndaj qytetarëve”, theksoi Balluku. Balluku…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala thotë se 94% e studentëve që diplomohen në mjekësi kanë nënshkruar kontratat për të punuar në vend. Në ”Ceremoninë e Bluzave të Bardha”, organizuar me pedagogë dhe studentë të vitit të parë, ministrja u ndal në politikat e ndjekura për realizimin e një prej prioriteteve kryesore të sistemit të shëndetësisë në vend, atë të ndalimit të largimit të mjekëve. ”Në fakt 30 e ca vite më parë ishin 150 kuota në mjekësi, pastaj gradualisht është rritur në 350 kuota dhe aktualisht janë 500 kuota pranimi për studentët e mjekësisë. Për herë…
Serbia dhe Shqipëria do të luajnë një ndeshje kyçe për kualifikueset e Botërorit 2026, në stadiumin “Duboçica” të Leskovcit. Një fitore do të afronte të dyja kombëtaret me playoff-in, duke pasur parasysh se Anglia është praktikisht e paarritshme, kështu që është e qartë se ndeshja do të jetë tepër e luftuar. Në kuadër të përgatitjeve për sfidën e së shtunës, ka dalë në konferencë për mediat trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, i cili shprehu bindjes se ekipi i tij do të luajë në play off. Stojkoviç ka bërë ndryshime në listën e lojtarëve të ftuar. Vanja Dragojeviç, nga ekipi U21…
Mjeku Roland Xhaxho është vënë në pranga këtë të hënë për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu. Ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Arrest në shtëpi edhe për vajzën e tij, Ina Xhaxho. Vepra penale për të cilën akuzohet është vrasje nga pakujdesia në bashkëpunim, në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë pas një ndërhyrje në klinikën dentare, në pronësi të mjekut. Familja e 3-vjeçarit u shpreh se do të thonë që “drejtësia u vendos kur të jepet dënimi”.