Podcast-i ”Flasim” i kryeministrit Edi Rama do të rikthehet nesër për sezonin e 5. Rama në një postim në Facebook, bën me dije se ftuara e parë për këtë sezon, do të jetë kandidatja e PS-së për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu. Rama po ashtu bën të ditur se në këtë podcast do të flitet për ministren e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, Diella.
Author: tirana
Rita Ora ka ndarë një detaj të pazakontë nga fillimet e karrierës së saj, duke treguar se motra e saj, Elena, shpesh merrte vendin e saj gjatë intervistave radiofonike, për shkak të ngarkesës së madhe të angazhimeve. Gjatë një interviste për BBC Radio 2, Rita rrëfeu se në ato periudha, Elena i bënte thirrjet për intervistat ndërkombëtare duke përdorur zërin e saj: “Po, është e vërtetë. Elena është motra ime dhe njeh çdo detaj për mua. I thoja: ‘Bëj këtë për Zelandën e Re, unë po bëj një tjetër për Australinë’, dhe ajo thoshte: ‘Përshëndetje, jam Rita Ora’.” Megjithëse fiziku…
Një i ri është gjetur i dhunuar në një nga lagjet periferike të qytetit të Korçës. Banorët kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës. I riu ka pësuar fraktura të shumta në kokë dhe thyerje të gishtave. Vetë i dëmtuari ka deklaruar se nuk mban mend se kush e ka dhunuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula thotë se Sali Berisha po përpiqet të bojkotojë zgjedhjet lokale të parakohshme në 9 nëntor. Sipas Sulës, kjo është një lëvizje me synimin e vetëm që lidershipi në PD të mos ndryshohet pas datës 9 nëntor. ”Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet! Kryesia e Partisë Demokratike paska marrë vendim që në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëntor, të mos garojnë me një emër që vjen nga radhët e Partisë Demokratike por nga shoqëria civile.De fakto, ky vendim përkthehet: Partia Demokratike po i bojkoton zgjedhjet. Unë jam nga ata që…
Elseid Hysaj dhe Kristjan Asllani ishin titullarë në ekipet respektive, në sfidën e Serisë A mes Lazios dhe Torinos. Të dy futbollistët e Kombëtares shqiptare luajtën të 90 minutat në sfidën që përfundoi 3-3. Ardian Ismajli mungoi te Torino për shkak dëmtimi. Gjithashtu, dy lojtarë të Kombëtares kuqezi ishin titullarë edhe në ndeshjen tjetër të së shtunës në Serinë A, Parma-Lecce. Ylber Ramadani dhe Medon Berisha ishin pjesë e ekipit që arriti një fitore shumë të rëndësishme në transfertë (0-1).
Djemtë e Valbona Selimllarit, dyshohet në gjendje të dehur, kanë qenë në një nga lokalet e Bllokut dhe aty kanë filluar të bëjnë zhurmë dhe rrëmujë. Stafi i ka nxjerrë jashtë si pasojë e situatës që kanë krijuar. Edhe jashtë lokalit kanë filluar sërish rrëmujën, aty i ka konstatuar një punonjës policie, të cilin kanë nisur ta ofendojnë dhe ta godasin. Patrulla i kanë marrë dhe i kanë shoqëruar në Komisariatin Nr.2. Edhe aty, kur i kanë futur në dhomat e shoqërimit, kanë kanosur policët që qëndrojnë aty. Ata kanë goditur dhe prishur derën e dhomës së shoqërimit në komisariat…
Doktoresha e shëndetit mendor, Nikolina Bode thotë se vajza 14-vjeçare e cila u hodh nga kati i tretë, në qytetin e Korçës, thotë se do e bëjë përsëri këtë veprim. “Nuk ka frikë nga humbja e jetës dhe e përdor si kërcënim që në rast se përsëritet ngjarja, do e bëjë përsëri. Është hera e parë, kemi patur raste suicide te fëmijët ku rasti mbetet i njëjti, edukimi në familje dhe përballja me elementin social. Arsyet familjare janë madhore. Ajo që është problem në këtë situatë është se tentativa e vetëvrasjes, por edhe qëllimi i kësaj tentative dhe vendosmëria pa…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar për zhvillimet në Lindjen e Mesme, pas vendimit të Hamasit për të liruar të gjithë pengjet. Ajo e cilëson këtë zhvillim si një “flakë të brishtë, por të çmuar, të shpresës”, duke uruar që ky hap të shënojë fillimin e një epoke të re paqeje mes izraelitëve dhe palestinezëve. “Dy vite dëshpërimi pas sulmeve të tmerrshme, lajmi për vendimin e Hamasit për të liruar të gjithë pengjet ndez një flakë të brishtë, por të çmuar, të shpresës. Urojmë që kjo të shënojë agimin e një kapitulli të ri, ku…
Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla u takua me një shqiptar në Azzano Decimo, në Itali. Gjatë vizitës, Balla vlerësoi suksesin e sipërmarrësit Jurgen Arapi. “Jemi këtu për të përshëndetur një prej djemve shqiptarë më të suksesshëm në këtë zonë, i cili ka hapur prej 9 vitesh një biznes të tij dhe e ka bërë destinacionin më të kërkuar për të gjithë ata që duan të kujdesen për veten”, tha Balla. Ai vuri në dukje se suksesi tregon përpjekjet, profesionalizmin dhe vendosmërinë e shqiptarëve që jetojnë jashtë. Balla është në një tur takimesh për të mbështetur shqiptarët e…
Dy të rinj janë arrestuar pasi kanë goditur një punonjës policie për shkak të detyrës. Policia bën me dije se “kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit”. Ata kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për…
Federata e Futbollit të Serbisë ka reaguar pas lajmeve se kombëtarja serbe rrezikon përjashtimin nga kualifikimet për Kupën e Botës 2026. FIFA po monitoron situatën dhe ka paralajmëruar masa të rënda, përfshirë një pezullim dyvjeçar, nëse gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë ndodh incident apo skandal. FSS ka bërë të ditur se për ndeshjen më të rëndësishme të kualifikimeve, që do të luhet më 11 tetor në orën 20:45 në stadiumin “Dubočica” të Leskovcit, nuk do të ketë shitje të lirë të biletave për publikun. “Në përputhje me vlerësimin e FIFA-s, udhëzimet e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, konsultimet me UEFA-n dhe…
Nga data 22 shtator ka nisur fushata e vaksinimit antigrip. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar 280 mijë doza të kësaj vaksine, që janë shpërndarë tashmë në të gjitha qendrat shëndetësore në vend. Rovena Daja, drejtuese e programit të vaksinimit pranë Institutit të Shëndetit Publik tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se për sezonin 2025–2026 objektivat kryesore të fushatës së vaksinimit antigrip janë: sigurimi i vaksinimit falas për të gjitha grupet e riskut, përdorimi sa më efikas i të gjitha dozave të ofruara, rritja e mbulimit të vaksinimit te grupet vulnerabël dhe mbrojtja e personelit shëndetësor, për të shmangur…