Author: tirana

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë ka hasur pengesën e parë. Partia Demokratike bllokoi në komisionin rregullator shqyrtimin e projektvendimit të Celibashit për afatet e zgjedhjeve të pjesshme lokale në kryeqytet dhe 5 bashkitë e tjera. Dy anëtarët demokrate, Muharrem Caka dhe Helga Vukaj bojkotuan mbledhjen duke kërkuar shtyrjen e saj deri të hënën. Si arsye ata dhane dekretin e Presidentit Begaj, pasi janë në pritje të një urdhri përfundimtar politik nga Berisha, mbi pjesëmarrjen ose jo të PD në zgjedhjet e Tiranës. Në këto kushte, drejtuesja e Komisionit Rregullator, Ilirjana Nano shtyu mbledhjen për shkak se trupa me…

Read More

“Gjendja e Shqipërisë është dramatike, dhe ato që paguajnë çmimin më të shtrenjtë janë gratë dhe vajzat”, kështu ka deklaruar Sali Berisha sot gjatë konferencës “Të bësh ndryshimin: nga influencues në vendimmarrës”, e organizuar nga PD dhe fondacioni suedez, ‘Jarl Hjalmarson’. “Një mirënjohje të veçantë kam për fondacion Jarl Hjalmarson, presidenten e tij, Eva Gustavsson, mikeshë e çmuar e PD. Mirënjohje të veçantë kam për znj. Margareta Cederfelt, për znj.Wickland, për znj.Li Borgs, të pranishme në këtë konferencë për mbështetjen shumë të rëndësishme që i japin Lidhjes Demokratike të Gruas, përpjekjeve tona në kushtet shumë të vështira që veprojnë sot.Është…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “SCAMS”, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona, Kejsi Përgjegji dhe Marjus Hysa. Gjatë operacionit, u godit një tjetër Call Center në Tiranë, që shërbente për të mashtruar qytetarët evropianë, duke i bindur të investonin në bursa fiktive.Në pranga u vu administratori i subjektit, Kejsi Përgjegji, ku u gjetën 65210 euro. Gjithashtu, në pranga u vu edhe një shtetas tjetër, Marjus Hysa, të cilit në banesë iu gjetën 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kundraligjshme. Sakaq, janë proceduar penalisht 38 shtetas të punësuar në call center.…

Read More

Alpet shqiptare me bukuritë e tyre natyrore tërheqin gjithnjë edhe më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që i karakterizon ato në çdo stinë të vitit. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje mahnitëse nga Alpet shqiptare të mbuluara nga manteli i bardhë i dëborës që ka rënë gjatë dy ditëve të fundit. “Mirëmëngjes dhe nga madhështia e Alpeve Shqiptare, të mbuluara nga manteli i bardhë i dëborës, sjellë përmes “Wanderlust in Albania 2”, realizuar nga Bleron Caka, një nga fituesit e Konkursit Ndërkombëtar të Foto & Video…

Read More

Sean “Diddy” Combs është dënuar me 50 muaj burg, pas shpalljes fajtor për dy akuza për transportim me qëllim prostitucioni. Gjatë seancës gjyqësore, artisti i njohur i hip-hop-it dhe biznesmeni u shpreh i penduar, duke i quajtur veprimet e tij të neveritshme dhe të turpshme. Combs kërkoi falje publike, jo vetëm viktimave të përfshira drejtpërdrejt në çështje, por edhe të gjitha viktimave të dhunës në familje, duke theksuar se është i vetëdijshëm për dëmin që ka shkaktuar. Strategjia e mbrojtjes përfshiu një video dokumentare të publikuar në momentet e fundit, ku shfaqej puna e tij bamirëse dhe jeta familjare. Videoja…

Read More

Të paktën dy dronë u vunë re nga policia në zonën e aeroportit të Mynihut, i cili u mbyll si masë paraprake nga ora 21:28 (ora lokale), duke prekur rreth 6,500 udhëtarë. Sipas një zëdhënësi të policisë federale në Mynih, dy makina patrullimi vunë re dronë njëkohësisht mbi pistat veriore dhe jugore të aeroportit. Dronët ndryshuan menjëherë kursin dhe u zhdukën pa u identifikuar dhe nuk është e qartë as se sa të mëdhenj ishin. Në aeroport, i cili do të rihapet në orën 05:00, qindra udhëtarë po qëndrojnë gjatë natës, fluturimet e të cilëve ose janë anuluar ose shtyrë.…

Read More

Për 30 vite, asnjë leje ndërtimi nuk do të jepet në zonat e pyllëzuara që do të përfshihen nga zjarret. Është ky paralajmërimi që kreu i qeverisë Edi Rama bëri sot në takimin me shërbimet zjarrfikëse.Rama tha se ata që vendosin zjarre, në disa raste bëhet me efekt që të krijohet zonë ndërtimi. Ai ka njoftuar po ashtu se do shtrëngohen masat ligjore për ata që kapen duke vënë zjarre.“Nëse një territor i pyllëzuar digjet, për 30 vite aty nuk do lejohen ndërtime”, tha Rama.

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me Forcat e Shërbimit Zjarrfikës, u ndal te kërcënimet nga zjarret. Ai tha se po përgatitet flota me helikopterë për fikjen e zjarreve, apo me dronë për evidentimin e flakëve. “Përfaqësuesit e pushtetit lokal fillojnë me telefona, me klithma sepse janë të papërgatitur për rastet e emergjencave. Nëse helikopteri nuk të vjen në atë moment, nuk do të thotë se spo bën atë punë diku tjetër. Nuk duhet të bllokohen linjat e komunikimit nga konfuzioni dhe klithmat e të gjithave, kur përballemi me zjarrin. Ndryshimi i klimës dhe ngrohja është kërcënimi i ri global.…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të hapet Akademia e Forcave Ajrore, që do të nisë në Vlorë me përgatitjen e pilotëve të rinj. Në takimin e sotëm me sektorin e shërbimit zjarrfikës, Rama tha po punohet çdo ditë po ashtu për shtimin e flotës së dronëve, për evidentimin e zjarreve por dhe për mbjelljen e zonave pyjore që digjen.“Do hapet akademia e forcave ajrore, do fillojë në Vlorë dhe përgatitja e pilotëve të rinj, sikundër do rriten kapacitetet e flotës. Do shtojmë flotën e dronëve në mënyrë të ndjeshme.Jemi duke u marrë përditë me porositjen e dronëve…

Read More

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, morën pjesë sot në aktivitetin për kapitullin e ri të mbrojtjes civile nëpërmjet transformitit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit. Rama u shpreh se të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë nga zjarret, apo krerët e bagëtive, do të dëmshpërblehen.Ai njoftoi se sigurimi i banesave dhe bizneseve nga fatkeqësitë natyrore, do të sanksionohet edhe me ligj. Po ashtu shtoi se sa i përket zjarreve të vënë nga njerëzit, do të shtrëngohen masat ligjore. “Kush…

Read More

Shumica e turistëve mesdhetarë vizitojnë vijat bregdetare italiane të mbipopulluara, ndërkohë që humbasin një nga sekretet më të mëdha të arkeologjisë, Parkun Kombëtar të Butrintit, sipas një artikulli të botuar në revistën “Journée Mondiale”. Ku tjetër mund të qëndroni mes teatrove greke, banjove romake, bazilikave bizantine dhe fortifikimeve veneciane – të gjitha në një distancë të shkurtër – ndërsa ujërat bruz përplasen me plazhet e zbrazëta përtej mureve të lashta? Ky park arkeologjik shqiptar daton 2500 vjet më parë – ku mund të zbuloni banimet e vazhdueshme njerëzore në të gjithë qytetërimet që formësuan kulturën perëndimore. Pozicioni i vendit midis…

Read More

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ndryshimin e orës nga vera në dimër, teksa akrepat e orës kthehen një orë prapa. Konkretisht, këtë vit, ndryshimi i orës do të bëhet më 26 tetor, në orën 03:00 të mëngjesit, pra akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, duke treguar 02:00, dhe kështu, do të fitojmë një orë shtesë gjumë. Ora dimërore do të mbetet në fuqi deri të dielën e fundit të marsit 2026 (29 mars), kur do të kthehemi në kohën verore.

Read More