Trajneri i ekipit të Pogradecit, Ardian Mema ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës liqenore. Vendimi i Memës erdhi pas situatës së vështirë që po kalon ekipi, i cili ka pësuar një sërë humbjesh radhazi. Humbja ndaj Skënderbeut dhe më pas me Luftëtarin vetëm një ditë më parë, duket se kanë qenë ndeshjet vendimtare që e shtynë trajnerin drejt këtij vendimi. Pas një mbledhjeje disa orëshe me drejtuesit e klubit, Mema ka paraqitur dorëheqjen e tij, e cila është pranuar.
Author: tirana
Bullizmi shkaktoi tentativën për vetëvrasje të një 14-vjeçareje në Korçë. E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte, pasi nuk kishte përjetuar mirë talljen e disa bashkëmoshatarëve të saj për shoqërimin e të ëmës në komisariat. “Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi, mos të më bezdisin vajzat e mia. Sot prapë i vajti…
Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli raundin e gjashtë. 4 ndeshjet dhuruan surpriza, ndërsa Besa vijon mos marrë fitoren e parë këtë sezon. Tri pikë për Skënderbeun, Korabin, Ilirinë dhe Lushnjën. Në Korçë, Skënderbeu mposhti pa problem 3-0 Kukësin. Dopieta e Nasr dhe goli i Gjatës e ngjitën Skënderbeun në kuotën e 16 pikëve për vendin e parë. Ndeshja e radhës për skuadrën e Gjokës është kundër AF Luftëtarit në Gjirokastër. Në ”Redi Maloku” të Fushë-Krujës, Iliria mposhti 2-1 Besën. Golat e Adolf Selmanit dhe Mavenga bënë që Iliria të ngjitet në vendin e tretë. Asnjë fitore për…
Jemi shumë pranë arritjes së paqes! Janë fjalët e presidentit amerikan Trump pasi grupi militant që udhëheq Gazën tha se pranonte pjesë kyçe të planit të paqes, përfshirë lirimin e të gjitha pengjeve. Kreu i Shtëpisë së Bardhë falënderoi Katarin, Turqinë, Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Egjiptin për përpjekjet e bëra në negocimin e ujdisë. “Kjo është një ditë e madhe, do të shohim se si do të shkojë gjithçka. Duhet të presim fjalën e fundit dhe ta konkretizojmë. Më e rëndësishmja është që mezi pres që pengjet të kthehen në shtëpi tek të afërmit e tyre Fatkeqësisht, ju e dini…
Partia Demokratike do të mbështesë kandidatë të pavarur për të fituar në zgjedhjet e pjesshme lokale, jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe në 5 bashkitë e tjera të vendit. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë, kreu i demokratëve, Sali Berisha deklaroi se PD vlerëson shumë kandidaturat e pavarura, për të cilët theksoi se historia ka treguar se janë më të suksesshme. “Ishte një mbledhje e veçantë, pati një diskutim të gjatë të përgjegjshëm, të lirë. U shprehën mendime gjerësisht për problematikat. Ajo që predominoi dhe e konsideroj një hap të rëndësishëm në përpjekjen tonë është…
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD, Sali Berisha tha se nuk kanë një emër kandidati për bashkinë e Tiranës. Ai tha se në zgjedhje PD do futet, por ende nuk kanë konkluduar në një emër të caktuar. PD dhe aleatët do të mbështesin kandidatura të pavarura. Berisha tha se kushdo që ka dëshirë të kandidojë, ka dy ditë afat për ta deklaruar. ”Nëse nuk del asnjë, janë të pavarurit e propozuar nga partitë”, tha Berisha nëse nuk do të ketë “vullnetar” të pavarur për garën përballë Ogerta Manastirliut nga PS.
Për të gjashtin vit me radhë, qeveria shqiptare ka mbështetur mësimin e gjuhës shqipe në diasporë dhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit, duke shpërndarë këtë vit 117 138 tekste falas për nxënësit në shkolla dhe kurse të gjuhës amtare. Lajmin e bëri të ditur ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali e cila vlerësoi rolin e Këshillit Koordinues të Diasporës në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare. Spiropali shprehu gjithashtu mirënjohje për angazhimin e modeles së njohur shqiptare dhe anëtares së KKD, Emina Çunmulaj, e cila ka kontribuar në këtë proces. Ministrja njoftoi se së shpejti do…
Kryeministri Edi Rama flet për personat që vënë zjarre të qëllimshme, duke i paralajmëruar ata që me ndryshimet në kodin penal do të ketë penalizime më të ashpra. Publikisht ai u zotua që në tokat e djegura nuk do të jepen leje për ndërtim për një afat të caktuar. Ndërkohë për ripërtëritjen e zonave të djegura ashtu si dhe për parandalimin do të përdoret teknologjia. Përpos ndryshimeve të shumë ligjore, Rama premtoi edhe shtimin e mjeteve si për zjarrfikësit ashtu edhe për flotën ajrore. Ndërsa premtoi rritje të pagave për zjarrfikësit, tha se qeveria ka në tavolinë inventarin e dëmeve…
Nga Ben Blushi Para disa ditësh isha në një universitet dhe pyeta studentët nëse e dinin se çfarë gjenerate janë. U habita shumë që askush nuk e dinte se 20-vjeçarët e sotshëm, që kanë lindur mes viteve 1997 dhe 2012, quhen Gjenerata Z. Përpara tyre ka pasur disa gjenerata si: Silent Generation, e viteve 1928–1945; Baby Boomers, e viteve 1946–1964; Gjenerata X, e njerëzve që kanë lindur mes viteve 1965–1980; Gjenerata Y, e viteve 1981–1996; Gjenerata Z, e viteve 1997–2012; dhe e fundit, Gjenerata Alfa, e lindur pas vitit 2013. Pra, në 100 vitet e fundit, njerëzimi ndahet në gjashtë…
Është mbledhur këtë të shtunë Kryesia e PD, ku në fokus të diskutimeve me aleatët janë zgjedhjet në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën. Në lidhje me diskutimet për kandidaturën e PD, për Tiranën, Sali Berisha zbuloi misionin që i kishte ngarkuar delegacionit për këtë çështje.“Për Tiranën, unë ngrita një delegacion të eksploronte, jo kandidaturat por modelin ku ne mund të binim dakord dhe të ishim të gjithë të bashkuar si opozitë. Disa e kanë shprehur haptazi, disa të tjerë jo, që ata do preferonin një përfaqësues, kandidat të pavarur dhe të mbështetur nga opozita”, tha Berisha.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është rikthyer në Theth për të vijuar aksionin e shembjes së ndërtimeve pa leje. Që në orët e para të mëngjesit të së shtunës fadromat kanë nisur shembjen e godinave të ndërtuara në kundërshtim me ligjin. Banorët janë njoftuar më herët për ndërhyrjen. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit parashikohet të shemb në këtë zonë 35 objekte. Ky është aksioni i dytë në Theth gjatë këtij viti. Në muajin korrik, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi rreth 70 objekte, kryesisht struktura akomoduese të ndërtuara pa leje në zonën e mbrojtur. Thethi, i shpallur…
Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore, të kryera menjëherë pas marrjes së indicieve në rrugë informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin “Skajet”. Gjatë të cilit:-u kap shtetasi Klodjan Gjikdhima, 43 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ky shtetas është arrestuar nga Policia e Tiranës, në vitin 2023, në kuadër të operacioni “Speciali”, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, si dhe prezantohej me…