Presidenti Bajram Begaj, gjatë Samitit të Brdo-Brijunit që po mbahet në Golem të Kavajës, theksoi nevojën urgjente për bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për të përballuar sfidat e sigurisë dhe për të krijuar kushte që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend. “Rajoni ynë përballet me sfida të sigurisë që kërkojnë rritje të bashkëpunimit dhe koordinim më të ngushtë mes nesh. Shqipëria mbështet dialogun rajonal si element thelbësor për paqen dhe stabilitetin”, u shpreh ai. Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili ofron mundësi konkrete…
Author: tirana
Aktori Florian Binaj do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 9 nëntorit. Komediani i njohur më së shumti për imitimin e kryeministrit Edi Rama, por dhe për shumë role të tjera në skenë, shpalli kandidaturën të shtunën dhe deri tani është mbështetur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet. Kreu i PD e vlerësoi figurën e Binajt, por duket se këtë mendim e ndante edhe Rama, i cili në një postim në Facebook 5 vite më parë, e uronte për ditëlindje aktorin. Në rrjet po qarkullojnë pikërisht që këto vlerësime që Rama dikur ia…
Merr fund dilema, Florian Binaj është kandidati i pavarur që do të mbështesë opozita për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Tiranës. Kreu demokrat Sali Berisha pas mbledhjes së PD-së theksoi se kandidatura e tij do t’iu paraqitet aleatëve për ta mbështetur në këto zgjedhje. Duke vlerësuar artistin Binaj, Berisha tha se ai është në linjën e parë të luftës kundër korrupsionit, ndërsa ftoi aleatët dhe qytetarët ta mbështesin këtë kandidaturë “Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete…
Kryeministri Edi Rama, gjatë podcastit “Flasim”, u ndal te reagimi i familjes së kandidates për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, pas shpalljes që u bë në asamblenë e Partisë Socialiste. Edi Rama: A bën të të pyes: si e priti këtë asamblenë e fundit familja e vogël?Ogerta Manastirliu: Altea më tha: “Si ka mundësi që nuk të pyeti?” Emili më tha: “Po mirë, nuk ke çfarë t’i bësh; tani do e bësh edhe këtë gjë.” Ermali ishte, në fakt, i vetmi që, nuk e di pse herët e tjera ka ndodhur, por kësaj radhe nuk më shkroi direkt dhe as nuk më…
Në podcastin “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama, kandidatja për kryetare të Bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu, rrëfeu përjetimet e saj si adoleshente gjatë vitit 1997, një nga periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë. “Mbaj mend ’97-ën: ishte, për të gjithë ne, për të gjithë brezin tonë, një moment i vështirë i historisë së Shqipërisë, por edhe një traumë e shoqërisë që na ka shenjuar si brez,” tha Manastirliu. Ajo kujtoi se siguria ishte thuajse zero dhe frika ishte pjesë e përditshmërisë: “Shkonim në shkollë me qese plastike dhe librat i fusnim aty, se mund të kishte një armë…
Kryeministri Edi Rama, në episodin e 5-të të podcastit “Flasim”, ka folur për mandatin e katërt qeverisës, i cili sipas tij do të përqendrohet në lirimin dhe transformimin e hapësirave publike.“Mandati i katërt ka nisur dhe do të bitiset për hapësirat publike. Dhe bazat ligjore që kemi marrë për ndërtimet pa leje, është një rrugëtim i joni, për të liruar të gjitha hapësirat në vendbanimet tona nga zaptuesit për të mbrojtur vendbanimet tona. Ky nuk është aksion, është misioni jonë për ta përmbysur që e kemi nisur viti pas vitit dhe mandate pas mandati. Në Ksamil, Sarandë dhe Velipojë, ku…
Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar i Bashkisë së Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, Binaj tha se ka vendosur të shpallë “kandidaturën time për Kryetar Bashkie të Tiranës duke dhënë gjithë veten time për të përfaqsuar sa më denjësisht çdo qytetare dhe qytetar, me apo pa parti, elektoratin gri por pa i ndarë njerëzit në krahë, por si të barabartë, sepse asnjë qytet dhe aq më tepër kryeqyteti, nuk mund ti shërbejë vetëm palës politike që e drejton”. Postimi Të dashur mikesha dhe miq, qytetarë të ndershëm punëshumë e…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Sarandës, ku një makinë ka shpërthyer pasi i ishte vendosur një sasi eksplozivi.Për pasojë ka humbur jetën edhe personi që ndodhej në makinë, Isuf Jaçe. Sipas burimeve zyrtare, Jacaj ishte një person me precedentë penalë dhe baba i 31-vjeçarit Klaus Jacaj, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”. Klaus Jacaj është përfshirë në ngjarjen e datës 17 korrik 2025, ku Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfundoi hetimet paraprake dhe ka dërguar në gjykim çështjen penale nr. 227/2 të vitit 2023 ndaj një grupi të strukturuar kriminal, të drejtuar nga Laert Haxhiu dhe anëtarëve të tij, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani. Grupi akuzohet për një seri veprash të rënda, duke përfshirë vrasje me paramendim, vrasje për gjakmarrje, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë dhe sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve. Hetimet e SPAK zbuluan se aktiviteti kriminal i grupit u zhvillua nga prilli i vitit 2021 deri në maj të vitit 2023. Drejtuesi i…
Adratik Lapaj, kreu i Shqipëria Bëhet, tregon nëse do të kandidonte për Bashkinë e Tiranës. “Nëse përgjigjem, i bie që të paragjykoj procesin që po ndodh. Do pres deri në momentin e fundit që do kemi një kandidat të pavarur në Tiranë, që ai të ftojë edhe të majtët. Ka momente që nuk mund të mendojmë për partinë, por totalisht për Shqipërinë”, deklaroi Lapaj. Kur u pyet specifikisht për Edlira Çepanin, Lapaj u përgjigj: “Do e mbështesja patjetër. Menjëherë! Ajo është zonjë dhe nëse është ajo, për vlerat që përfaqëson, do ta mbështesnim sepse mendoj se i vlen qytetit”.
Sali Berisha tha se PD do të mbështeste kandidatët e pavarur për zgjedhjet e pjesshme lokale, por PD e Vlorës i ka dalë kundër lidershipit të PD. Ata bëjnë me dije se kandidatin për zgjedhjet e Bashkisë Vlorë, do ta zgjedhin forumet e kësaj partie dhe emri do t’i delegohet kryesisë. PD e Vlorës thotë se deri më datë 9 nëntor, do të përfundojë përzgjedhja e kandidatit për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Vlorë. Deklarata e plotë e PD-Vlorë: Dje, datë 3 Tetor pranë Degës së Partia Demokratike Vlorë, u zhvillua mbledhja e radhës e kryesisë së degës, me fokus…
Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste flet për kandidatët e opozitës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, ku thotë se Jorida Tabaku ose Ilir Alimehmeti nuk janë emra që bashkojnë opozitën. “Ajo që po ofron Partia Demokratike është që të nxjerrë një kandidat që përbashkon të gjithë forcat opozitare. Nuk është problemi se nuk ka kandidatë, por një kandidat politik, kushdo qoftë, nuk i përbashkon forcat opozitare. Unë nuk di që ata të kenë refuzuar, por nuk duket se mund t’i bashkojnë forcat opozitare. Ne duhet të bashkojmë sa më shumë forca opozitare të jetë e mundur…