Author: tirana

Shtëpia e Bardhë ka një qëndrim për videon virale të kryeministrit Edi Rama me presidentin francez dhe atë të Azerbajxhanit, ku ata bënin humor me lapsuset e Trump që përmendte Shqipërinë në vend të Armenisë. Nënsekretarja e Shtypit ne Shtëpinë e Bardhë, Anna Kelly dha përgjigje krejtësisht diplomatike. ”Presidenti Trump ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë”,-tha për Top Channel. Vetë Rama thotë se lajmi i përhapur tashmë edhe nga media ndërkombëtare, është nxjerrë nga realiteti. Kryeministri sqaron se e gjithë situata ishte humor mes miqsh dhe asgjë më shumë.

Read More

Në një mbledhje të zgjeruar të Asamblesë së Partisë Socialiste në Mat, strukturat drejtuese analizuan rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit dhe hodhën hapat e parë drejt organizimit për zgjedhjet e reja lokale të 9 nëntorit 2025. Takimi kishte dy qëllime kryesore: Analizën e detajuar të rezultateve të zgjedhjeve të fundit politike dhe ngritjen e strategjisë dhe strukturave për fitoren në zgjedhjet lokale të nëntorit. Kryetari i PS Mat, Hasan Pasha prezantoi një panoramë të qartë të arritjeve dhe sfidave të hasura gjatë fushatës së fundit. Edhe pse Partia Socialiste siguroi një rezultat të konsiderueshëm me 60% të votave kundrejt…

Read More

Familja Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit, këtë të premte hapi dyert e mortit për djalin e tyre, Bekim Halilaj. 29-vjeçari u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e fshatit. Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra banorë të zonës, bashkëmoshatarë, të afërm dhe qytetarë nga Kukësi, të tronditur nga lajmi i rëndë që mbërriti nga Belgjika. Bekim Halilaj u gjet i pajetë më 30 shtator në Bruksel, në rrethana ende të paqarta. Ai u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor, dhe autoritetet belge kanë nisur hetimet, duke shqyrtuar të gjitha pistat, përfshirë edhe mundësinë e përfshirjes…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra këtë të premte shefin e Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”, në rastin e abuzimit seksual me një të mitur që u zbulua muajin e kaluar. Sipas organit të akuzës, Çenko rezulton se ka qenë në dijeni të skandalit seksual me protagonistë dy efektivët e policisë së Përmetit, Pajtim Baka dhe Artur Ago, me këtë të fundit që kryente veprime të turpshme në video me një 16-vjeçare. Për rastin në fjalë, Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka caktuar masën e arrestit “burg pa…

Read More

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja priti në takim presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunuese dhe mirëkuptimi, duke konfirmuar vullnetin e përbashkët të palëve për të forcuar më tej lidhjen mes institucioneve dhe për të çuar përpara projektet për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në vend. Duka e uroi ministrin Gonxhja për detyrën e re dhe i shprehu gatishmërinë e FSHF-së për të bashkëpunuar ngushtë me institucionin e tij në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të futbollit. Gjatë takimit, Duka prezantoi vizionin e Federatës për zhvillimin e futbollit dhe…

Read More

Policia e Tiranës njofton se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Për këtë arsye nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen disa akse rrugore. Sipas policisë segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”. Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë: – Lëvizja e…

Read More

Analistja Arsejda Gjyli flet për masat e ndërmarra nga qeveria gjatë verës dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrit mes kontrollit të territorit dhe respektimit të privatësisë së qytetarëve. Ajo thotë se kontrolli i territorit duhet të bëhet në një mënyrë shumë të kujdesshme, që të mbajë një lloj balance ndërmjet domosdoshmërisë për të kontrolluar veprimtari që janë ilegale apo informale. ”Nga ana tjetër moscënimi i njerëzve apo i jetës së përditshme që qytetarët duhet të kenë për të mbrojtur apo për të ruajtur atë që quhet privatësia dhe është një e drejtë ligjore dhe kushtetuese. Ne duhet të kemi…

Read More

Partizani dhe Tirana do përballen këtë të premte në orën 19:00 për raundin e gjashtë në Superligë. Ajo që bie në sy është që tifozët e kanë braktisur derbin. Me dy skuadrat që i kanë bërë nisjen më të keqe të mundshme sezonit dhe ndodhen në zonën e mbijetesës, në stadium nuk priten më shumë se 5500 tifozë. Fakti që alarmon me nivelin e futbollit në Shqipëri lidhet me uljen e tifozëve nga një derbi në tjetrin. Sa i takon anës sportive, Partizani me katër pikë (një fitore) mban vendin e tetë, ndërsa Tirana me vetëm dy pikë (asnjë fitore),…

Read More

Pushimi i gjatë në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz duhej të ishte një moment shkëputje nga orët e para mësimore për nxënësit të cilët teksa qëndrojnë brenda oborrit, por në shkelje të rregullave, porta e shkollës që duhet të qëndrojë e mbyllur deri në përfundim të gjithë procesit mësimor, është hapur dhe 5 gjimnazistë të mitur 16-vjeçarë dolën jashtë oborrit. Pasi janë përleshur me grushte, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën. Plagë nga kjo armë e ftohtë, morën 3 të mitur të cilët përfunduan në spital, njëri më rëndë, ndërsa tjetri pas trajtimit nga bluzat e bardha, u dërgua në…

Read More

Pasi presidenti i vendit, Bajram Begaj dekretori datën e zgjedhjeve, Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e nesërme Kryesinë, ku pritet të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme. Në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor. Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje.

Read More

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin. Ky operacion i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet. “Vijojmë”, shkruan kryeministri Edi Rama, teksa ndau pamje nga këto ndërhyrje. E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit. Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal parashikohen ndëshkime më të ashpra.

Read More

Klodiana Shyti, bashkëshorte e Arben Mërkurit, i njohur me nofkën “Maneci” i vrarë në maj 2022, ka dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj Plaurent Dervishajt. Në gjyq, Shyti tha se nuk e njihte rrethin shoqëror të bashkëshortit të saj dhe nuk ishte në dijeni të ndonjë aktiviteti të paligjshëm të tij. Dervishaj dhe avokati i tij, Ilia Ilia i kanë thënë dëshmitares së bashkëshorti i saj i ndier ka qenë vrasës me pagesë. Ata kanë thënë gjithashtu se që ‘Maneci’ ishte një vrasës me pagesë, e kanë bërë të qartë edhe mediat. Shyti: Nuk e di pse jam këtu. Nuk e…

Read More