Author: tirana

Ne të gjithë jemi në rrezik, raketat më të avancuara ruse mund të godasin Romën, Amsterdamin ose Londrën me shpejtësi pesë herë më te lartë sa ajo e zërit, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte për “Tg1”. “Kjo do të thotë se të gjithë jemi në krahun lindor”, shtoi ai. “Presidenti rus, Vladimir Putin është tashmë kundërshtari ynë kryesor, kërcënimi kryesor në planin afatgjatë”, theksoi Rutte. Sekretari i Përgjithshëm iu bashkua sot takimit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), në Kopenhagë. Ai mori pjesë në seancën plenare, si dhe në një diskutim në tryezën e rrumbullakët me udhëheqësit…

Read More

Kryetari i bashkisë të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur sot në SPAK, ku i është komunikuar akuza për korrupsion zgjedhor. Shkrelit i ka mbërritur fletëthirrja nga SPAK dhe sot u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa shoqërohej nga avokati i tij. Prokuroria e Posaçme kishte marrë më herët autorizim në Gjykatë për kontrollin personal të kryetarit të bashkisë, vendim që u zbatua nga Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Për të njëjtën çështje janë sekuestruar edhe celularët e disa personave të tjera, që konsiderohen si mbështetës të PSD-së dhe që SPAK ka dyshime se…

Read More

Qeveria holandeze ka prezantuar plane të reja që do të “dyfishojnë periudhën e kërkuar për të marrë shtetësinë” për emigrantët, sipas “TheTelegraph”. Aktualisht, të huajt mund të aplikojnë për natyralizim pas pesë vjetësh qëndrimi në vend, por sipas propozimeve të reja, kjo periudhë do të rritet në 10 vjet “qëndrim të pandërprerë”, dhe personi duhet të konsiderohet “plotësisht i integruar” para se të mund të bëhet qytetar holandez. “Duke zgjatur periudhën e natyralizimit nga pesë në dhjetë vjet, sigurojmë që njerëzit të kenë një lidhje më të fortë me mbretërinë tonë dhe të jenë me të vërtetë të integruar, duke…

Read More

Me gjithë rënien e prodhimit bujqësor, importet e pesticideve po vijnë në rritje vit pas viti. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 2023, importi i pesticideve shënoi 1,480 tonë, me rritje vjetore prej 6.8%. Përdorimi i pesticideve në vend ka pësuar luhatje të forta gjatë periudhës 2010–2023, duke arritur kulmin në vitin 2020, kur importet e tyre kaluan 2,000 tonë. Në vitin 2010, sipas të dhënave të INSTAT, ishin importuar 1,356 tonë. Në të kundërt, nga 2020 në 2023 është përgjysmuar importi i insekticideve, të cilat konsiderohen më të rrezikshmet, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin nervor dhe…

Read More

Malësia e Krujës është zgjuar këtë mëngjes nën petkun e bardhë të dëborës, pas reshjeve të njëpasnjëshme gjatë natës në zonat me lartësi të mëdha. Dëbora ka mbuluar disa prej fshatrave malorë, si Shkreta, Bruz Mali, Qafë-Shtama dhe zona të tjera përreth, ku trashësia e dëborës ka arritur në disa centimetra. Pavarësisht reshjeve, deri në këto momente nuk raportohet për bllokime të rrugëve apo problematika të tjera serioze infrastrukturore. Autoritetet vendore janë në gatishmëri, ndërsa lëvizja e automjeteve në akset kryesore po zhvillohet pa pengesa. Ndërkohë, temperaturat kanë shënuar një rënie të ndjeshme, duke krijuar një kontrast të fortë me…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Muzeut të Lundrimit në Shkodër. Rama shprehet se ky investim ë bashku me portin dhe parkun e rekreacionit, do ta shndërrojë hyrjen e qytetit në një zonë moderne e të zhvilluar. “Mirëmëngjes dhe nga kantieri i Muzeut të Lundrimit në Shkodër, një investim që, së bashku me portin dhe parkun e rekreacionit, do ta shndërrojë hyrjen e qytetit në një zonë moderne e të zhvilluar, siç i ka hije Shkodrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët, dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit gjatë orëve të mëngjesit. Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut do të lokalizohen kryesisht në relievet kodrinore-malore verilindje-juglindje-jug, ndërsa reshjet e shiut do të kovertohen në reshje dëbore në verilindje në lartësinë mbi 700- 1000metër, juglindje 1100-1300metër mbi nivelin e detit. 🌬 Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 23m/s. 🌊 Deti –…

Read More

Dashi Do keni shume keqkuptime sot ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do kaloni një dite fort te bukur. Partneri do jete edhe me kokëfortë se ju, prandaj po nuk bëtë lëshime gjerat do marrin tatëpjetën. Për beqaret do ndodhe një takim i jashtëzakonshme. Ne planin financiar mos bëni çmenduri sepse do pendoheni me vone. Ruajeni gjendjen sa me te stabilizuar. Demi Dite shume e qete, madje me tepër sesa duhet kjo e sotmja për te dashuruarit. Here pas here edhe mund te mërziteni duke mos provuar asnjë lloj emocioni. Beqaret do jene te përqendruar ne një çështje me…

Read More

“Nëse Perëndimi dëshiron të testojë mbrojtjen tonë, le ta provojë”. Presidenti rus Vladimir Putin përdori tone kërcënuese ndaj Europës dhe NATO-s, duke u zotuar se Moska do të përgjigjet me shpejtësi ndaj çdo provokimi të mundshëm. Teksa foli për militarizim histerik të kontinentit, ai tha se nuk ka ndërmend të sulmojë aleancën ushtarake të drejtuar nga SHBA, por se nuk do t’i lejojnë vetes dobësi apo pavendosmëri. Sipas Putinit, përgjegjësia kryesore bie mbi BE e cila sipas tij po përshkallëzon konfliktin. “Thjesht nuk mund ta injorojmë atë që po ndodh; nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë për arsye të…

Read More

Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë vëmendje deklaratës së kryeministrit Edi Rama me presidentët Emmanuel Macron dhe Ilham Aliyev, lidhur me ngatërresën e përsëritur të presidentit Donald Trump, mbi një marrëveshje paqeje mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, duke dashur të thotë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Liderët europianë tallin Trump-in për ngatërrimin Shqipëri-Armeni. Kështu thonë mediat prestigjoze “The Telegraph” dhe “Politico”. “Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, u filmua teksa ngacmonte z. Macron dhe Ilham Aliyev, presidentin e Azerbajxhanit, për ngatërrimin gjatë takimit të Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë, të enjten”,- shkruan “The Telegraph”. “Kryeministri shqiptar Edi Rama u filmua teksa bënte shaka me…

Read More

Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë një album me foto nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në Danimarkë. Në mesazhin e saj, Spiropali thekson se Shqipëria ndan vizionin për kontinent të fortë, të bashkuar dhe të sigurtë. ”Sot në Kopenhagë në Samitin e VII-të të Komunitetit Politik Europian për sigurinë, qëndrueshmërinë dhe forcimin e bashkëpunimit politik në adresimin e sfidave të përbashkëta. Shqipëria tregoi sërish vlerat e saj si kontributore aktive për paqen, stabilitetin dhe integrimin europian. Vendi ynë ndan vizionin për një kontinent më të fortë, më të bashkuar dhe…

Read More

Moti i keq në Shishtavec të Kukësit ka sjellë probleme edhe në furnizimin me energji elektrike. Zv/kryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku informon se ekipet e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), janë në krye të detyrës, pavarësisht vështirësive të motit. ”Në krye të detyrës, pavarësisht vështirësive të motit. Në Shishtavec të Kukësit ekipet e OSSH po punojnë pa ndërprerje për riparimin e rrjetit të tensionit të mesëm që furnizohet nga nënstacioni Rexhepaj. Reshjet e dëborës që kanë përfshirë zonën veriore kanë shtuar sfidat në terren, por gatishmëria jonë është rritur. Angazhim maksimal nga grupet e…

Read More