Skandali i korrupsionit në Bullgari doli në pah pas ndalimit të kamionëve që transportonin pajisjet për koncertin e Robbie Williamsit. Inspektorët kërkuan ryshfet nga shoferët, ndërsa disa prej tyre pranuan të paguajnë. Pas reagimeve publike dhe hetimeve, disa zyrtarë u arrestuan dhe u shkarkuan, ndërsa autoritetet premtuan masa kundër korrupsionit. “Robbie Williams është më efikas në luftim të korrupsionit sesa institucionet bullgare”. Kjo është vetëm njëra nga shakatë që ka qarkulluar në rrjetet sociale pas skandalit të korrupsionit që është lidhur me koncertin e yllit botëror në Sofje të Bullgarisë, më 28 shtator. Autoritetet bënë të ditur se pesë prej…
Author: tirana
Asim Vokshi, anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, do të betohet të martën tek Kreu i Shtetit, Bajram Begaj. Vokshi do të zëvendësojë në Kushtetuese vendin bosh të lënë nga Holta Zaçaj. Në bazë të renditjes së KED, anëtarët e tjerë që ishin në garë për këtë vakancë ishin Naureda Llagami dhe Florjan Ballhysa. Kujtojmë se në përfundim të votimit, komisioni pasi verifikoi vlefshmërinë dhe numrin total të votave për secilin kandidat, konstatoi se: z. Asim Vokshi-6 vota zj. Naureda Llagami-8 vota z. Florian Ballhysa-0 vota Komisioni kontatoi gjithashtu edhe një fletë votimi të pavlefshme. Në kushtet kur parashikimet ligjore…
Presidenti Bajram Begaj, priti këtë të enjte Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Vizita e tij në Tiranë pason atë të Presidentit Begaj në Riga vitin e kaluar, e cila ishte vizita e parë shtetërore e një Presidenti të Shqipërisë në tre vendet baltike. Si kryetarë shtetesh aleate në NATO, Presidentët Begaj dhe Rinkēvičs trajtuan në takim çështjet e mprehta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në një kohë kur provokimet ruse u intensifikuan me shkeljet e hapësirës ajrore të disa shteteve. “Rusia vijon aktet e saj të provokimit me shkeljet e përsëritura ajrore në disa vende anëtare të NATO-s, si:…
Presidenti Bajram Begaj dekretoi dje datën e zgjedhjeve në Tiranë, bashkë me zgjedhjet në disa bashki të tjera. Në një intervistë për TemA, deputeti i PS-së, Erion Braçe, komentoi procedurat me të cilat u shkarkua kryebashkiaku deri tek dekreti i presidentit. Braçe tha se pavarësisht vendimit që mund të jetë marrë për shkak të interesit të qytetarëve të Tiranës, e vetmja rrugë do të duhej të ishte respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. “Ka kohë ende për respektimin e këtij vendimi”, thotë Braçe, duke shpjeguar edhe problematikën e krijuar në kryeqytet për shkak të mungesës në detyrë të kryetarit të…
Thikat në duart e fëmijëve kanë shkaktuar një tjetër ngjarje të rëndë, e sërish në perimetrin e institucioneve arsimore. Ngjarja tek shkolla “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku dy nxënës u plagosën me thikë në kraharor. Dy të miturit e plagosur janë të moshës 16-vjeç dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës, ku i janë nënshtruar dhe operacionit pas plagëve të marra nga goditjet me thikë. Njëri prej tyre po lufton për jetën, pasi ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa i mituri tjetër ka marrë plagë sipërfaqësore dhe ndodhet jashtë rrezikut. Në polici janë shoqëruar disa bashkëmoshatarë të dy të lënduarve…
Digjitalizimi i plotë në shëndetësi, receta elektronike dhe gjurmimi digjital i barnave (track and trace) janë e vetmja rrugë për një shëndetësi bashkëkohore. Këto janë disa nga pikat që synon të realizojë mnistrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala. Ajo ishte e pranishme në samitin dyditor “Inteligjenca artificiale në shëndetësi”, organizuar në Londër nga “The economist”. Sipas saj shëndetësia globale po hyn në një fazë të re, ku teknologjitë e avancuara do të lejojnë kalimin nga diagnostika tradicionale në një nivel të ri të ashtuquajtur “super-diagnostikë”. “Spitali i së ardhmes do të ketë një infrastrukturë të padukshme teknologjike, qendër…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një album me foto nga pjesëmarrja në Samitin e Komunitetit Politik që po mbahet në Danimarkë, ku ka shkruar edhe se është krenar për Shqipërinë. Më herët Rama tha se Shqipëria do të jetë një vlerë shumë e madhe e shtuar për BE-në. Në një prononcim për mediet në Kopenhagë, Rama foli edhe për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. ”Ne nuk po presim, ne po vrapojmë. Po vrapojmë shumë shpejt. Ne do të jemi gati shumë shpejt dhe ju takon të mëdhenjve në sallë që të mos presin më, por të na përqafojnë e të…
Zhvillimi i bujqësisë së qëndrueshme ishte në fokus të bisedës së ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla gjatë takimit me misionin e Bankës Botërore, të kryesuar nga Massimiliano Paolucci, Menaxher i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri. Gjatë takimit u diskutua ecuria e bashkëpunimit aktual dhe u ndanë vizionet për thellimin e mbështetjes ndaj sektorit bujqësor shqiptar. Në fokus të bisedës ishte projekti CRAD- “Qëndrueshmëria Klimatike dhe Zhvillimi i Bujqësisë” në Shqipëri, i cili po jep një shtysë të rëndësishme për zhvillimin e sektorit dhe integrimin e teknologjive moderne. Ky projekt synon përmirësimin e zinxhirit ushqimor…
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i bëri thirrje Evropës që të ndërmarrë veprime të koordinuara ndaj të ashtuquajturës “flotë në hije” të Rusisë dhe të ndjekë shembullin e Francës për të penguar këto anije që përdoren për të shmangur sanksionet perëndimore. Franca aktualisht po heton një anije, të regjistruar në Benin, që dyshohet se është pjesë e qindra cisternave të vjetra, të futura në listën e sanksioneve nga Bashkimi Evropian nën akuza se po ndihmojnë Moskën për shmangien e kufizimeve për eksportet e naftës pas pushtimit të Ukrainës më 2022. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të rritet presioni për këtë…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ndërhyrjet për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe çmontimin e strukturave të vendosura në shkelje të ligjit nga subjektet private. “Vijon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0”, u shpreh Rama. Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet. E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet…
Ish-kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shton edhe një ankesë tjetër në Gjykatën Kushtetuese. Avokatët e Veliaj kanë shtuar objekt në ankimin e dorëzuar në Kushtetuese, duke përfshirë dekretin dhe pezullimin e tij të pjesshëm, për sa i përket pjesës së zgjedhjeve në Tiranë. ”Vetë Gjykata Kushtetuese, nëse nuk pezullon menjëherë dekretin, do të gjendej përpara një realiteti të kryer ku edhe një vendim i saj shfuqizues nuk do të mund të rivendoste gjendjen e mëparshme, pasi procesi zgjedhor do të kishte prodhuar pasoja të pakthyeshme, përfshirë zgjedhjen e një kryetari të ri”, thuhet në shkresë.
”Diella” është vetëm fillimi! Planet e qeverisë janë më shumë se ambicioze. Brenda vitit 2030, Inteligjenca Artificiale pritet të bëhet pjesë e së përditshmes për qytetarët, sipërmarrësit dhe institucionet shqiptare. Nga zgjidhja e problemeve më të thjeshta, te reformat që lidhen drejtpërdrejt me integrimin europian, teknologjia pritet të transformojë mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me shtetin. “Teknologjia sot është në zhvillimin më të mrekullueshëm bashkë me Inteligjencën Artificiale që ndihmon në zhvillimin e shpejtë të ekonomisë dhe proceseve. Impakti i TIK në ekosistemin e bizneseve shqiptare dhe qeverinë është shumë i rëndësishëm pasi na ndihmon të hyjmë më…