Lisandër Hoxha thotë për kandidatin e PD në garën për Tiranën, nuk mund të vendosen kushte të tilla si: “Nuk dua kandidat nga partia jote”. Ai deklaroi se PD nuk është përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, por normalisht duhet të mbajë përgjegjësi për mënyrën si po shkon drejt votimeve për 6 bashki në 9 nëntor. “Kushtet që PD po hyn në këto zgjedhje, janë të ndryshme nga ato që unë ia kam kërkuar publikisht partisë sime. Dhe rezultati nuk dihet sesi do jetë por besoj do ishte më i mirë nëse ne do ishim fuqizuar gjatë gjithë verës deri në…
Author: tirana
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), i ka propozuar Komisionit Rregullator datën 1 nëntor për çeljen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit: Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, zgjedhje të cilat do të mbahen më 9 nëntor me dekret të presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Për partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje, propozohet data 11 tetor si afati i fundit për dorëzimin e për të dorëzuar kërkesën për regjistrim. Ndërkohë për kandidatët është propozuar data 19 tetor, si afati i fundit për të dorëzuar dokumentet e kandidimit. Në këtë rend kalendarik të…
Këtë të enjte Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga avokatët mbrojtës të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku kërkohej lirimi nga paraburgimi. “Vendosi: Mospranimin e rekursit te paraqitur nga personi nën hetim Erion Veliaj, kundër vendimit nr. 130 (87- 025-191), datë 09.06.2025, te Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim. Veliaj kërkoi shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg” duke paraqitur edhe një memo, ku i bëhej me dije Gjykatës së Lartë se ai nuk është më kryebashkiak i Tiranës. Duke cituar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Veliajt,…
Reperi Buta u lirua dje nga paraburgimi ku po qëndronte prej disa javësh, pas arrestimit nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike. Lirimi i tij u bë efektiv dje pas vendimit të gjykatës që vendosi masën e arrestit shtëpiak për 20 ditë, duke i mundësuar reperit të kthehet pranë familjes. Në imazhet e para të shpërndara pas kthimit në shtëpi, artisti shihet duke përqafuar vajzën e tij të vogël, një moment që ai e ndau me ndjekësit në rrjete sociale. Buta ka ndarë edhe detaje për jetën personale, në gjykatë duke treguar se po kujdeset për nënën 63-vjeçare dhe vajzën,…
Një tërmet me magnitudë 5 i shkallës rihter ka tronditur këtë të enjte Turqinë Perëndimore, duke u regjistruar në 14:55 me orën lokale. Epiqendra e lëkundjeve është lokalizuar 42 km në juglindje të Tekirdağ dhe rreth 21 km në jug të Marmara Ereğlisi, në një thellësi prej 14 kilometrash. Qytetarët në qytetin me 120 mijë banorë, kanë dalë me shpejtësi jashtë banesave të tyre të tmerruar. Nuk raportohet për dëme materiale të konsiderueshme apo të lënduar. Lëkundja ka ndodhur në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku shpesh regjistrohen tërmete të forta, për shkak të përplasjeve të pllakave tektonike…
Në samitin e Komitetit Politik Europian në Danimarkë, kryeministri Edi Rama është kapur nga kamerat teksa bën batuta me presidentin e Francës, Emanuel Macron në lidhje me një lapsus të kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Kreu i qeverisë i thotë presidentit francez me nota humori se nuk e ka uruar për përfundimin e luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, me presidentin Alijev që buzëqesh nga kjo gjë. “Na detyrohesh një ndjesë. Sepse nuk na ke uruar për marrëveshjen e paqes që presidenti Trump ndërmjetësoi mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Dhe u përpoq shumë”, tha Rama. Shefi i Elize e ka…
Kush udhëton në vendet e Bashkimit Europian duhet të përgatitet që në kalimin e parë të kufirit në një nga shtetet e BE-së të vonohet deri në tre herë më shumë sesa aktualisht, kur pret që vetëm ti vuloset pasaporta nga oficeri i kufirit. Këto vonesa mund të vijnë pasi atyre do t’u merren shenjat e gishtave dhe do t’u bëhet foro. Më 12 tetor 2025 nis zbatimin Sistemi i Hyrje-Daljeve (EES), një mekanizëm i ri digjital kufitar që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportës me regjistrim elektronik në kufijtë e jashtëm të 29 vendeve europiane. SchengenVisaInfo ka publikuar…
Gjykata e Lartë pritet që të nisë shqyrtimin e rekursit të bërë nga ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon shfuqizimin e masës ‘arrest me burg’ në dokumentet që ka paraqitur, kërkon zbutje të masës së sigurisë se nuk ka asnjë mundësi që të prishë provat, pasi SPAK i ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë. Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, kërkon ndryshim të masës, por SPAK pretendon se ai duhet të mbahet në burg, pasi dëshmitarët ende nuk janë rrëfyer të gjithë para togave të zeza. Ata pretendojnë se përsa kohë që zoti Veliaj ka qenë zyrtar i…
Prokurorisë së Posaçme që të hetojë ish-kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku. Ishte Apeli i Tiranës ai që ka çuar çështjen në SPAK, pasi prokuroria e zakonshme e ka pushuar. Njoftimi i Prokurorisë. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 128, 128/a pika 1 shkronja “b”, 329 dhe 329/b e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 140, datë 30.09.2025, vendosi: Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës…
Më pak se 30 për qind e punonjësve në Shqipëri përdorin internet në vendin e punës, përkundër 63 për qind që është mesatarja e BE-së, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024. Vetëm një pjesë e kufizuar e punonjësve shqiptarë përdorin internetin gjatë orarit të punës, duke e renditur vendin tonë mes shteteve me nivelin më të ulët në kontinent (shiko hartën e mëposhtme). Në vendet nordike, si Suedia dhe Finlanda, mbi 85% e punonjësve përdorin internet në vendin e punës, duke treguar një integrim të plotë të teknologjive digjitale në mjediset e tyre të punës. Të dhënat e…
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vijuar procesi gjyqësor ndaj ish-drejtueseve të Bashkisë Tiranë, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha për dosjen 5D. Një nga dëshmitarët të thirrur në këtë proces ishte ministri Arbjan Mazniku, i cili është thirrur në këtë proces si ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë dhe gjatë viteve 2019–2020 ka mbajtur edhe rolin e titullarit të autoritetit kontraktor. “Më pyetën si tituallar i autoritetit kontraktor, dhashë shpjegime”, tha Maziku shkurt për gazetarët, pasi përfundoi marrjen në pyetje. Ndërsa në sallën e gjyqit, ai deklaroi se përgjegjësia e tij ishte kryesisht formale,…
Në aksident i rëndë është regjistruar në aksin Bilisht-Kapshticë. Dy mjete përplasen me njëra tjetrën, e si pasojë një pasagjer ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është në spitalin e Bilishtit nën kujdesin e mjekëve. Viktimë ka mbetur shtetasja E. S., 41 vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjetin e drejtuar nga shtetasja me iniciale A.Sh. Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo ka mbërritur në vendngjarje. “Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja…