Kjo e enjte do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të dendura të shiut. Reshjet e shiut do të jenë të përhapura në të gjithë territorin e Shqipërisë, Temperaturat nga ana tjetër vijojnë të kenë rënie, teka në mëngjes u regjistruan 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 15 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 23m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.
Author: tirana
Dashi Ka rrezik qe situata ne çift te jete mjaft e tensionuar gjate kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri do kërkoni te dale e juaja dhe kjo do e acaroje paksa atmosferën. Beqaret ende nuk do jene te sigurte për atë qe duan te bëjnë me jetën e tyre sentimentale dhe do ngurrojnë te pranojnë edhe ftesat. Financat nuk do jene as shume te kënaqshme, por dhe as shume problematike. Demi Edhe pse nuk do kujdeseni fare sot për jetën tuaj ne çift, gjerat do ecin për mrekulli pranë partnerit. Kjo fale mbështetjes se te gjithë planetëve. Beqaret ka…
Nga data 12 tetor 2025 do të nisë zbatimi i sistemit të ri të menaxhimit të kufijve për hyrje daljet në Bashkimin Europian për të gjithë qytetarët që janë jashtë vendeve të unionit, përfshirë edhe shqiptarët. Në njoftimin e publikuar nga delegacioni i Bashkimit Europian ën Tiranë bëhet e ditur se nga 12 tetori sistemi i ri do të regjistrojë në hyrje dhe dalje të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datat e mbërritjes dhe të largimit, si edhe të dhënat biometrike si shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës. BE njofton se për këto nuk do të duhet të kryhet…
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Danimarkë, ku do të marrë pjesë në takimin e shtatë të Komunitetit Politik Europian, i cili do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti, në Kopenhagë. Rama u mirëprit nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederiku X, dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg. Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, sot rrugëtimi vijon në Kopenhagen, ku Danimarka ka marrë stafetën e organizimit të takimit të radhës. Samiti i cili do të zhvillohet ditën e enjte, do të ketë në fokus situatën…
Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga heqja e ndërtimeve pa leje në luginën e Alpeve. IKMT shembi në Valbonë objektin 3-katësh me nënçati, me konstruksion betonarme dhe muraturë tulle, i ndërtuar në kundërshtim me ligjin. Rama shtoi se duhet të ndalen të gjithë ata që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male. “Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda”, theksoi…
Reperi Buta është liruar nga burgu pas një vendimi të gjykatës për t’i ndërprerë masën e paraburgimit. Avokati i tij, Naim Ferati, i cili theksoi se klienti i tij tashmë do ta ndjekë procesin gjyqësor në liri. ”Sot me vendim të gjykatës të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit që ishte në fuqi, dhe tash vazhdon mbrojtja dhe procedura në liri deri në përfundim të procesit”,-tha Ferati për Telegrafin. Ai po hetohet për akuzat e shitjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë seancës, Buta kërkoi lirimin nga paraburgimi, duke argumentuar se është i vetmi mashkull në familje…
Papa Leo ka kritikuar ashpër politikat të presidentit amerikan Donald Trump për imigracionin, duke vënë në pikëpyetje nëse ato ishin në përputhje me mësimet pro-jetë të kishës katolike. “Dikush që thotë se jam kundër abortit, por jam dakord me trajtimin çnjerëzor të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara, nuk e di nëse kjo është pro-jetë”, u tha Papa gazetarëve. Qëndrimi i kishës katolike se jeta është e shenjtë që nga ngjizja deri në vdekjen natyrore është një nga mësimet më të forta të besimit fetar prej 1.4 miliardë anëtarësh. The Guardian raportoi se Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump u…
Reperi i njohur, Gjiko i ka dalë në krah mikut dhe kolegut të tij Buta, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka shpërndarë një mesazh të shkurtër, por domethënës ku shkruan: “Të lirohet Buta”. Buta u paraqit këtë të mërkurë para Gjykatës themelore ne Ferizaj, ku edhe po përballet me akuza për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje. Reperi nga Ferizaj u arrestua më 11 shtator, ndërsa një ditë më pas, më 12 shtator, gjykata miratoi masën e paraburgimit ndaj tij. Gjatë seancës gjyqësore, ai ka kërkuar lirimin nga paraburgimi, duke argumentuar se…
Analisti Xhavit Drenori thotë se procesi i zgjedhjes së nënkryetarit nga pakicat serbe mbetet pengesë serioze për konstituimin e plotë të Kuvendit të Kosovës. “Pas zgjedhjeve të kryetarëve dhe nënkryetarëve nuk mund të koniderohet i konstituar Kuvendi. Për shkak të dekonstruktivitetit të listës serbe dhe për shkak të punës së saj kundër vetë interesave të serbëve lokalë në Kosovë dhe për shkak të prodhimit të terrorizmit në veri të vendit, ndoshta klasa jonë politike do të provonin t’ia humbnin fuqinë kësaj liste në institucionet, mirëpo ky vendim me gjasë do të kthej çështjen aty ku ka mbetur, ku do të…
Zv/presidentja dhe deputetja e PL-së Erisa Xhixho, ka komentuar raportin e fundit të DASH për Trafikimin e Qenieve Njerëzore për vitin 2025, që për të nxjerr në pah një realitet alarmant për Shqipërinë. Sipas Xhixhos, vendi ynë nuk përmbush standardet minimale për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Ndërsa më tej ajo analizon disa nga pikat, teksa thotë që dështimi i institucioneve është pasojë e qeverisjes së papërgjegjshme dhe bashkëpunimit të hapur me krimin. Postimi i plotë Në raportin e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore në vitin 2025 nxjerr në pah një realitet alarmant për…
Dashi Më 6 tetor, Hëna e Plotë sjell fokusin tek ti dhe tek ajo që dëshiron në kapitullin tjetër të jetës tënde romantike. Ditët e para do të jenë optimiste dhe komode dhe data 8 është e shkëlqyer për dashurinë. Kujdes me datën 11 tetor, kur Afërdita vendoset kundër Saturnit dhe më 13 tetor kur Afërdita bashkohet me Neptunin. Por më pas, pjesa tjetër e muajit do të jetë e ëmbël: Afërdita kalon në Peshore, duke tërhequr njerëzit drejt teje. Hëna e Re më 21 tetor bie gjithashtu në shtëpinë tënde të partnerëve, një shenjë e mirë për ripërtëritje në…
Zv/presidenti i Amerikës, JD Vance fajësoi demokratët për mbylljen e qeverisë në një intervistë për ”Fox News”, e cila shënoi deklaratën e tij të parë publike që nga fillimi i mbylljes në mesnatë. ”Nuk e merrni qeverinë peng sepse doni të angazhoheni në negociata për kostot e kujdesit shëndetësor. Le ta bëjmë këtë negociatë, por le ta bëjmë në kontekstin e hapjes së qeverisë dhe sigurimit që këto shërbime thelbësore t’u ofrohen popullit amerikan”, tha Vance. Ai kritikoi atë që e quajti “fraksioni i ekstremit të majtë” të Partisë Demokratike, duke pretenduar se ata iniciuan mbylljen për shkak të kërkesave të…