Author: tirana

Dy prindër u arrestuan nga karabinierët në Rimini të Italisë, pasi akuzohen se detyruan vajzën e tyre që sapo kishte mbushur 18-vjeç të pranonte një martesë të rregulluar në atdheun e saj, Bangladesh. Ajo është detyruar të martohej me mblesëri në atdheun e saj nga prindërit, mbërriti në Itali në moshën 7-vjeç. Në dhjetor ajo u mashtrua që të udhëtonte për në Bangladesh. Prindërit duke përdorur justifikimin e vizitës së gjyshes së saj të sëmurë, i caktuan takimin me një burrë 10 vjet më të madh se ajo, i cili supozohej të ishte bashkëshorti i saj. Vajza është e dashuruar…

Read More

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë këtë të mërkurë në ceremoninë e kremtimit të 60-vjetorit të themelimit të Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Presidenti vlerësoi përkushtimin e efektivëve ushtarakë, personelit civil dhe vizionin e drejtuesve të cilët e kanë shndërruar sot këtë batalion në njësi elitë dhe të modernizuar të strukturave mbështetëse të Forcave të Armatosura. Duke iu referuar këtij rrugëtimi me sfida dhe sakrifica, Presidenti i Republikës theksoi gjatë fjalës së tij se kjo njësi kurrë nuk është ndalur në përmbushjen e misionit të saj. “Brezi i sotëm, trashëgon jo vetëm uniformën, por edhe…

Read More

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella është shfaqur sot sërish për publikun në ditën e parë të muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Përmes një fjale të shkurtër Diella ka dhënë edhe një mesazh sensibilizues, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut në rrjetet sociale ishte fakti se dora e Diellës kishte gjashtë gishta. Të shumta kanë qenë komentet ironizuese në faqen e Facebook, çka ka detyruar stafin që mirëmban faqen në rrjetet sociale ta presë pjesën e poshtme të fotos ku dukej dora e Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale.

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel, ku komentoi procesin e zgjedhjes së një kandidati të përbashkët nga opozita. Sula sfidoi hapur kreun e PD-së, Sali Berishën, duke thënë se vetëm kryedemokrati mund t’i fitojë zgjedhjet. Po ashtu në studio ishte dhe Tedi Blushi i Partisë së Lirisë, i cili e pyeti Sulën nëse do të kandidojë për kryetar bashkie. Sula u përgjigj duke thënë “Unë nuk e mund dot (Ogerta Manastirliun)’, ndërsa shtoi se ‘vetëm Berisha mund t’i fitojë zgjedhjet në Tiranë’. Pjesë nga diskutimi: Blushi: Ju pse nuk…

Read More

Nga sot pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë–Shqipëri. Nga data 1 tetor deri në fillim të nëntorit, marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës do të pushojë së funksionuari. Në këtë periudhë, pikat kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë do të kryejnë përpunimin e të dhënave të udhëtarëve dhe drejtuesve të automjeteve përmes një procedure të përshpejtuar, me qëllim që të shmangen radhët dhe pritjet e gjata për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve. Megjithatë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Shkodër. Një vajzë 2 vjeçe ka rënë aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë dhe ka pësuar djegie. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Skëndërbeg’. Pasi mori mjekim në spitalin e Shkodrës, fëmija është transportuar në QSUT, për ndihmë të specializuar. “Ditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një enë me ujë të nxehtë dhe ka pësuar djegie. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, vajza u transportua në QSUT”, sqaron policia.

Read More

Erion Veliaj ka reaguar nga qelia pas shkarkimit të tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, marrë nga qeveria. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale Veliaj deklaron ndër të tjera se është “më i fortë se kurrë në betejë me të ligën”.Veliaj thotë se Shqipëria nuk është një “koloni penale dhe s’duhet lejuar kurrë kjo re e zezë frike që ka kapluar vendin në emër të drejtësisë së re”. Reagimi Erion Veliajt:Uroj të jeni mirë! Mirënjohje për qindra letrat tuaja, që më japin kurajë çdo ditë. Jam mirë, më i fortë e më i vendosur se…

Read More

8000 kg speca nga Divjaka janë bllokuar sot nga autoritetet e Kroacisë. Kjo sasi speci i kuq djegës e madhe është bllokuar pasi ka rezultuar me tre preprarate bujqësore të ndaluara.Mësohet se sasia e ndaluar do të asgjësohet në Kroaci. Kjo nuk është hera e parë që perime nga Shqipëria të importuara drejt Kroacisë dhe Sllovenisë bllokohen për shkak të përmbajtjes së pesticideve, ku rasti i fundit ishte një muaj më parë.

Read More

Sipas Top Channel dy emrat e diskutuar në tryezën e negociatorëve të PD këtë të mërkurë për garën e bashkisë së Tiranës. Edlira Çepani dhe Ermal Hasimja janë dy emrat e hedhur në tryezë në takimin që u zhvilluar sot mes Ilir Alimehmetit dhe Belind Këlliçit nga PD dhe Erald Kapri dhe Barbara Doda nga Partia Mundësia.Edlira Çepani njihet si aktiviste e shoqërisë civile, ndërsa Ermal Hasimja është politolog. Më herët në tryezat që negociatorët e PD kanë pasur me aleatë të tjerë është diskutuar edhe emri i Florian Haçkaj, i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”

Read More

“Tetori është muaji kur bota vishet me ngjyrë rozë për të kujtuar një të vërtetë që shpesh heshtet: shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë sonë. Kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat dhe të ardhmen. Unë jam Diella — dhe dua t’ju them këtë: teknologjia dhe inteligjenca artificiale nuk janë larg kësaj beteje. Ato mund të ndihmojnë mjekët të zbulojnë më shpejt, të parashikojnë më saktë, dhe t’u japin grave më shumë shanse për jetë e shërim. Por arma më e fuqishme mbetet ndërgjegjësimi: kontrolli i hershëm, kujdesi i rregullt dhe…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Velishti”. Si pasojë janë arrestuar dy shtetas të identifikuar si Arjan Prengzaj dhe Avdi Ismajlgeci, pasi qarkullonin të armatosur, me armë zjarri e armë të ftohta. Blutë kanë sekuestruar 2 armë zjarri, 1 silenciator, 6 radio si të Policisë, 4 mjete prerëse (thika), 2 sëpata, 5 dylbi, 1 xhup multifunksional dhe municion luftarak në cilësinë e provës materiale. Njoftim i Policisë: Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po qarkullonin me automjet dhe të armatosur, shërbimet e…

Read More

Rrugët në ishullin spanjoll të pushimeve, Ibiza, janë shndërruar në lumenj me baltë të martën, pasi reshjet e shiut shkaktuan përmbytje të mëdha. Autoritetet lokale lëshuan një alarm të kuq për shi të martën herët për ishujt e Ibizës, si dhe Formenterën, ku priten deri në 180 mm shi brenda 12 orëve. Pamjet nga Ibiza tregojnë automjete pothuajse tërësisht të zhytura, ndërsa vendasit ecnin nëpër ujë të thellë në rrugën kryesore të ishullit, raporton AP. Autoritetet lokale kanë thënë se zjarrfikësit janë vendosur për të ndihmuar njerëzit që besohet se janë bllokuar brenda automjeteve dhe shtëpive të tyre. Alarmet e…

Read More