Author: tirana

Michael O’Leary, drejtori ekzekutiv i grupit Ryanair, paralajmëron se disa kompani ajrore të vogla dhe të mesme në Evropë do të falimentojnë në muajt e ardhshëm, ndërsa konkurrenca në tregun e fluturimeve “low cost” po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Në një intervistë për Corriere della Sera, O’Leary vlerëson se rënia e operatorëve si Play (Islanda) dhe Braathens (Suedi) është vetëm fillimi i një vale falimentimesh që do të pasojnë deri në fund të vitit. Shefi i Ryanair veçon Wizz Air si një prej kompanive në vështirësi serioze, duke e akuzuar për vendime të gabuara financiare dhe strategjike, si…

Read More

Skandali Seksual në Përmet me të miturën shkakton tërmet në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Shefi i Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko, pezullohet nga posti pas skandalit seksual, që plasi me protagonist policin Pajtim Baka, koleg i Dhurim Çenkos dhe policin tjetër, Artur Ago, i cili kryente veprime të turpshme në video me një 16-vjeçare. Mësohet zyrtarisht se në lidhje me skandalin seksual që plasi në Përmet, Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës, ka pezulluar shefin e Krimeve të Përmetit Dhurim Çenkon dhe ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore në bazë të Ligjit Nr.82/2024…

Read More

Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dhënë një mesazh sensibilizues përmes rrjeteve sociale, duke apeluar për kujdes ndaj shëndetit të grave dhe vajzave. Kreu i shtetit inkurajoi gratë dhe vajzat që të kryejnë mamografinë, si një hap vendimtar drejt parandalimit dhe zbulimit të hershëm, që shpëton jetë. “Çdo histori është unike, çdo rrugëtim ka rëndësi. Në Muajin e Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit, inkurajojmë gratë dhe vajzat që me guxim të jashtëzakonshëm përballen me këtë sëmundje. Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë”, apelon presidenti Begaj. Fushata e “Tetorit Rozë”…

Read More

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn po zhvillon një takim me presidentin Bajram Begaj. Lajmi konfirmohet nga burime për BalkanWeb. Takimi në fjalë vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama dërgoi vakancat për zgjedhjet e pjesshme në vend për 6 bashki. Bëhet fjalë për Bashkitë e Tiranës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Vlorës. Në këto bashki pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme, për shkak të lëvizjeve që ndodhën, ku disa kryebashkiakë u zgjodhën deputetë e disa ministra, apo dhe rasti i Veliajt, i cili ndodhet pas hekurave. Ky i fundit kujtojmë se ankimoi në…

Read More

Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve në masën 2,5%. Rritja, hyn në fuqi më 1 tetor 2025. Nga indeksimi në total do të përfitojnë 721,398 pensionistë. Numri i pensionistëve që marrin pension pleqërie është 607,567 pensionistë, 65,926 përfitojnë pension invaliditeti dhe 47,905 përfitojnë pensione familjare. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, indeksimin e përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1.10.2025 e në vazhdim, me kusht që data e lindjes të së drejtës së pensionit të jetë deri në datën 30.9.2025, përfshirë edhe këtë datë. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën…

Read More

Shtetet e Bashkuara kanë hyrë zyrtarisht në një mbyllje të qeverisë federale, pak pas mesnatës sipas orës lokale, për herë të parë pas shtatë vitesh. Menjëherë ka ardhur reagimi nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila shprehet se llogaria në rrjetin social Facebook, nuk do të përditësohet rregullisht. Ndërsa në lidhje me shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit, ambasada bën me dije se do të vazhdojnë sipas mundësive. “Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht…

Read More

Qeveria federale e Shteteve të Bashkuara ka hyrë zyrtarisht në mbyllje administrative, pasi mesnatës e së martës nuk u arrit asnjë marrëveshje buxhetore mes republikanëve dhe demokratëve në Kongres. Pezullimi i qeverisë pritet të ketë ndikime të gjera në jetën e përditshme të qytetarëve amerikanë dhe në funksionimin e institucioneve publike. Çfarë do të thotë kur një qeveri amerikane “mbyllet”? Sistemi politik amerikan kërkon që çdo vit, më 1 tetor, Kongresi të miratojë buxhetin për agjencitë federale. Në mungesë të një marrëveshjeje për financimin vjetor ose për një zgjatje të përkohshme (e quajtur rezolutë e vazhdueshme), shumë agjenci publike pezullojnë…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të Tetorit Rozë, ka bërë sot thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat që të bëjnë një kontroll që mund të rezultojë jetë-shpëtues. Në një postim në rrjetet sociale Rama rikujton se mamografia falas mund të bëhet në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend “MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë”, shkruan ai.

Read More

Ditën e mërkurë, Shqipëria do të ndikohet nga një front i ftohtë atmosferik me ajër të lagësht nga veriperëndimi. Moti do të nisë me kthjellime, por prej mesditës vranësirat do të shtohen. Në pasdite dhe mbrëmje priten reshje shiu, fillimisht të herëpashershme dhe me intensitet të ulët, më vonë mesatare në shumicën e territoreve. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja-veriperëndimi, me shpejtësi deri 16 m/s në bregdet dhe lugina. Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë 2-4 ballë.

Read More

Dashi Nuk do kaloni aspak një dite te mërzitshme sot pranë atij qe dashuroni, përkundrazi emocionet do jene edhe me te mëdha. Shfrytëzojeni çdo moment ne maksimum. Beqaret do jene me sharmante se kurrë me pare dhe do bëjnë për vete shume persona. Financat do jene te stabilizuara dhe do mund te shlyeni edhe borxhet qe keni marre prej kohesh. Demi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire gjate kësaj dite. Do merreni vesh me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni as debatin me te vogël. Ne ndonjë moment do provoni edhe kënaqësi te reja. Beqaret…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë në Forumin e Sigurisë, në Varshavë, Poloni WSF2025, një format shumë i rëndësishëm në Evropë sa i përket bashkëpunimit mes vendeve të NATO-s, Bashkimit Europian dhe industrisë ushtarake. Për të ky forum mundësoi që eksperienca e ndërthurur të vendeve të NATO-s, BE-së dhe aktorëve të industrisë ushtarake të përdoret si një bazament i fortë për modernizimin e sektorit të mbrojtjes. “Pas konsultimeve dypalëshe me homologun polak patëm mundësinë që të vendosnim piketat e bashkëpunimit në rrafshin e industrisë ushtarake dhe të fuqizimit të kapitalit njerëzor mes dy Forcave tona të Armatosura”, tha Vengu.…

Read More

Kreu i Pentagonit, Pete Hegseth ka një mesazh për qindra gjeneralë amerikanë. ”Epoka e Departamentit të Mbrojtjes ka marrë fund. Mirë se vini në Departamentin e Luftës”, tha ai, duke kujtuar ndryshimin e emrit të Pentagonit, i cili u bë realitet falë një urdhri ekzekutiv të presidentit amerikan në fillim të shtatorit. ”Liderë politikë të pamend dhe të papërgjegjshëm e kanë vendosur busullën gabim dhe ne kemi humbur rrugën. U bëmë “departamenti woke”. Duhet të fshijmë dekada rënieje. Për shumë kohë kemi promovuar drejtues për arsye të gabuara: sipas racës, kuotave gjinore, të ashtuquajturave përparësi historike”, tha ai. ”Tani duhet…

Read More