Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes është konstituuar këtë të mërkurë. Pjesë e këtij komisioni është edhe deputeti i PS-së, Agron Malaj. Në fjalën e tij, ai u shpreh se në bazë të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, nuk thuhet se në Shqipëri ka një rrezikshmëri dhe se nuk citon fjalët që foli opozita në këtë mbledhje. ”Nuk jemi këtu që të dizinformojmë siç bëhet, ndaj është më e mirë që të jemi sa më të qartë, që të mos bëjmë biseda që nuk na shërbejnë”.
Author: tirana
Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar në nivelin 2.5 për qind normën bazë të interesit për lekun. Për herë të fundit, norma bazë e interesit për lekun u ul në fillim të korrikut nga 2.75 në 2.5 për qind. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.5%, si dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.5%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe…
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 nëntor të këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale. Sipas tij, Begaj ka rrënuar edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. Duke thënë më tej se Begaj është marrë peng nga Rama, Bardhi shtoi se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë nëse ndërprerja e mandatit të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj është ose jo në përputhje me Kushtetutën. Postimi i plotë Asnjë surprizë nga Bajram Begaj! Ashtu siç kishim paralajmëruar, Bajram Begaj nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi…
Kryeministri Edi Rama tregon se në shkollat publike janë vendosur oficerë sigurie të cilët do të garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ. Në pamjet e publikuara nga Rama, oficerja e sigurisë e shkollës ”Kosova” në Tiranë, ka deklaruar se roli i oficerit të sigurisë është i rëndësishëm në shkolla, pasi monitoron dhe shmang incidentet dhe situata të rrezikshme mes nxënësve. Po ashtu ajo tha se falë bashkëpunimit të Ministrisë së Arsitmit dhe Ministrisë së Brendshme, tashmë shkollat kanë suportin e Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake. “Kryesisht në punën tonë, e cila fillon në orën 7 e 30,…
Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 nëntor 2025 për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera të vendit. Për Bashkinë e Tiranës ka një debat në lidhje me ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve të parakohshme. Kjo për shkak se Erion Veliaj e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës me vendim të Këshillit të Ministrave. Bashkitë pa kryetarë Bashkia Vlorë, Ermal Dredha u dorëhoqBashkia Tepelenë, Tërmet Peçi u dorëhoq pasi u zgjodh deputet i PSBashkia Cërrik, Andis Salla u dorëhoq pasi u emërua ministër i BujqësisëBashkia Mat, Agron Malaj u…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi një rritje të ndjeshme të pasagjerëve gjatë sezonit veror 2025, duke arritur një rekord në muajin gusht me 1 413 064 pasagjerë dhe 8106 fluturime drejt 108 destinacioneve në 32 shtete. Sipas TIA-s, kjo rritje lidhet si me fluksin turistik, ashtu edhe me zgjerimin e lidhjeve ajrore. Pesë destinacionet kryesore gjatë muajit gusht ishin Milano, Londra, Roma, Vjena dhe Bolonja. TIA mbetet porta kryesore ajrore që lidh Shqipërinë me botën, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për një numër gjithnjë në rritje pasagjerësh. Shqipërinë e vizituan rreth 9 milionë turistë deri në gusht. Krahasuar me…
Tre emra janë hedhur në tavolinën e diskutimeve mes grupit negociator të Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare, për kandidatin e përbashkët për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Në takime janë diskutuar tre emra të mundshëm që vijnë si aktivistë të shoqërisë civile. Ata janë Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj, por deri më tani nuk ka dakordësi për asnjë prej tyre dhe negociatat do të vijojnë mes palëve. Hasimja ka reaguar publikisht duke thënë se ndihet i vlerësuar që emri i tij është propozuar, por se vetëm pasi të marrë propozim zyrtar do të mendohet nëse do…
Transformimi i integruar i Durrësit përreth zonës historike të amfiteatrit vijon të kundërshtohet me forcë nga banorët e zonës. Banorët e zonës historike të Durrësit përreth amfiteatrit antik, vijojnë protestat e tyre në lidhje me projektin e parashikuar në këtë zonë që shpronëson dhe planifikon prishjen e disa dhjetëra banesave. Kësaj radhe para bashkisë së Durrësit ata kanë kërkuar vëmendjen e institucioneve ndaj shqetësimeve të tyre, ndërsa kanë ndërmarrë edhe hapa ligjore për të kundërshtuar projektin si dhe vlerën e ulët të shpronësimeve. 14 familje kanë paraqitur sigurim padie, duke kërkuar pezullimin e projektit dhe marrjen në konsideratë të shqetësimeve…
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia nuk është paraqitur këtë të mërkurë në seancën në GJKKO në ngarkim të tij. Spahia është justifikuar nga avokatët mbrojtës me justifikimin se prej 1 muaji ka thyer këmbën dhe se i është rekomanduar të mos lëvizë. Prokurorja e çështjes, Dorina Bejko pasi ka shqyrtuar dokumentin e avokatëve për gjendjen shëndetësore të Bardh Spahisë, tha se klienti i tyre mund të lëvizë me paterica dhe se duhet të merren masa për paraqitjen e tij në seancën e ardhshme. Seanca e radhës u caktua më 10 tetor, ku pritet që Bardh Spahia të merret në pyetje.…
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i bashkua sot fushatës ndërkombëtare të “Tetorit rozë”, muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Sipas tij mjekët nuk janë aty vetëm për të kuruar, por mbi të gjitha për të parandaluar, duke kujtuar se zbulimi i hershëm shpëton jetë. “Bëj mamografinë dhe ekografinë e gjirit, për veten, për ata që të duan, për ata që të presin çdo ditë në shtëpi”, ishte mesazhi i Ballës. Tetori është shpallur muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit që prej viteve ’80, fillimisht në Shtetet e Bashkuara, dhe është përhapur në mbarë botën si një…
Në një seancë gjyqësore të zhvilluar në Antverpë, Belgjikë, dy prej figurave kryesore të mafies ballkanike Sani “Shade” Al Murdaa dhe Ermir “Cinco” Ndreaj po përballen me kërkesa për dënime të rënda nga prokuroria, pas akuza serioze kundër tyre. Autoritetet belge thonë se organizata kriminale e udhëhequr nga këta dy persona ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ka operuar me laboratorë për pastrimin e drogës dhe ka përdorur kompani “fasadë” për trafikim. Ermir “Cinco” Ndreaj, i arrestuar në korrik në Tiranë, po përballet me kërkesë për 20 vite burg. Për Sani Al Murdaa, prokuroria ka kërkuar 15…
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani është pritur në një takim nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj. Ky i fundit ka zbardhur takimin me Dumanin, teksa bën me dije se diskutuan për bashkëpunimin ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta. “Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, priti të mërkurën në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgnizuar, Altin Dumani. Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit…