Author: tirana

Ndryshime në kabinetin qeveritar. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u morën disa vendime, mes tyre dhe disa ndryshime në përbërjen e institucioneve. Mësohet se Miriam Shyti është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë, Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është liruar nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave. Po ashtu, Erjona Bejleri, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.

Read More

Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshjet e para të dëborës për këtë sezon. Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku thotë se ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë të përgatitura për situatën. Më tej Balluku thekson se qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale. “Bora e parë ka ardhur herët këtë vit. ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve kanë qenë plotësisht të përgatitura, pavarësisht se mirëmbajtja dimërore nis më 15 #nëntor sipas rregullores. Mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve kanë qenë në terren që prej orëve të para të ditës së sotme në aksin…

Read More

Në Kopenhagen të Danimarkës, udhëheqësit evropianë – përfshirë nga Shqipëria dhe Kosova po marrin pjese ne samitin e shtatë të Komunitetit Politik Evropian. Në këtë samit, Shqipëria përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama ndërsa Kosova nga presidentja Vjosa Osmani. Samiti mbledh 45 udhëheqës, përfshirë edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. “Sa i përket procesit të anëtarësimit, ne nuk po presim, por po vrapojmë. Po vrapojmë shumë shpejt dhe ne do të jemi gati shumë shpejt dhe është në dorë të vendeve të mëdha që të mos presim më, por të na pranojnë sepse ne do të jemi një vlerë e shtuar…

Read More

Shefi i Tesla, Elon Musk, është bërë personi i parë që arrin një pasuri neto prej më shumë se 500 miliardë dollarësh, pasi vlera e kompanisë së veturave elektrike dhe bizneseve të tjera të tij është rritur këtë vit. Pasuria neto e manjatit të teknologjisë ka arritur për pak kohë në 500.1 miliardë dollarë të mërkurën, përpara se të binte në pak mbi 499 miliardë dollarë më vonë gjatë ditës, raportoi indeksi i miliarderëve të Forbes. Krahas Tesla, vlerësimet e sipërmarrjeve të tij të tjera, duke përfshirë startup-in e inteligjencës artificiale xAI dhe kompaninë e raketave SpaceX, thuhet se janë…

Read More

Një 55-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia Kufitare në Kakavijë, pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria 53 500 euro, pa i deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Njoftim i Policisë: Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit A. Xh., ku u gjetën 53 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në…

Read More

Prokuroria Fier dërgon në gjyq 6 zyrtarë të IMT-s, të cilët akuzohen se lejuan ndërtime pa leje. Sipas Prokurorisë, u evidentuan 7 raste të ndërtimeve pa leje nga shtetas të ndryshëm të Bashkisë Mallakastër. Këta shtetas kryesisht pajiseshin me deklarata paraprake për kryerje punimesh dhe më pas kryenin ndërtime të cilat kërkonin pajisje me leje ndërtimi. Në disa raste të ndërtimeve pa leje, rezultoi se strukturat përkatëse inspektuese dhe Ndihmës Specialistët e zonës ishin në dijeni të ndërtimeve pa leje dhe nuk ushtronin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit. NJOFTIMI I PROKURORISE Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…

Read More

Një operacion është kryer ditë e sotme nga Policia e Shtetit në zonën e Sukthit në Durrës.ABC News mëson se janë kontrolluar një numër i lartë banesash dhe kapanonesh. Objektiv i këtij operacioni është Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Burime thonë për “ABC News” se operacioni po zhvillohet për llogari të hetimeve që SPAK po zhvillon për tjetërsimin e pronave në Gjurin e Lalezit. Laho është personazh i njohur për policinë dhe drejtësinë. Ai ishte në makinë me ish-prokurorin Arjan Ndoja, kur këtij të fundit iu bë atentat në vitin 2019. Nga sulmi me armë mbeti…

Read More

Durrësi është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm, pezullohet lundrimi i tragetit Durrës-Bari dhe anasjelltas, anijet e tonazhit të mesëm dhe peshkarexhat janë urdhëruar të qëndrojnë në kalatë. Mbrëmja e së mërkurës është shoqëruar me reshje shiu në Durrës, që janë intensifikuar mëngjesin e sotëm, por pa krijuar problematika në qytet. Ndërkohë, si pasojë e motit të paqëndrueshëm është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës Durrës – Bari dhe anasjelltas. Kapiteneria e portit të Durrësit konfirmon se mbrëmjen e sotme nuk do të ketë lundrime nga të dyja drejtimet, si nga porti i Barit, ashtu dhe nga i Durrësit. Edhe…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të reja nga qyteti historik i Gjirokastrës, duke vënë theksin te rikthimi në jetë i sahatit dhe kambanores, monumente që prej kohësh ishin jashtë funksioni. Pamjet tregojnë sahatin dhe kambanorën e restauruar, që tashmë janë rikthyer si pjesë e gjallë e peizazhit kulturor të qytetit-muze. Ky projekt vjen si pjesë e nismave për rigjallërimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmit në jug të vendit. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me sahatin e rijetëzuar dhe kambanoren që jehon përtej luginës së Drinosit, si kujtesë e një qyteti ku edhe gurët flasin, por edhe si dëshmitare e…

Read More

Temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme në zonat verilindore të vendit, të cilat janë përfshirë nga reshje shiu dhe bore. Në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet kanë qenë kryesisht në formë bore. Njësitë administrative të thella si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë zbardhur nga bora, duke sjellë një pamje të vërtetë dimërore. Deri në këto momente nuk janë raportuar probleme në qarkullim apo furnizim. Megjithatë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit në rrugë.

Read More