Author: tirana

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar ligjërisht, për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb. Në vendimin e marrë lidhur me rastin KO265/25, pas kërkesës së dorëzuar nga deputeti Igor Simic dhe nëntë deputetë të tjerë, Gjykata ka urdhëruar që Seanca Konstituive të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi. Gjykata ka kërkuar që të gjithë deputetët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit nga…

Read More

Më 2 tetor në Kopenhagë (Danimarkë) do të zhvillohet takimi i shtatë i Komunitetit Politik Europian, ku pritet të marrin pjesë 47 krerë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti. Në takim merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Në qendër të diskutimeve do të jenë forcimi i mbështetjes për Ukrainën, gjendja e sigurisë në Europë si dhe mënyrat për ta bërë kontinentin më të fortë e më të sigurt përballë sfidave gjeopolitike aktuale. Takimi do të nisë me seancën plenare hapëse dhe do të pasohet nga tryeza të rrumbullakëta mbi çështje të ndryshme të sigurisë, përfshirë kërcënimet tradicionale dhe hibride,…

Read More

Hapësirat publike pranë Universitetit të Shkodrës, do të pastrohen dhe do t’i kthehen studentëve. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci e ka mbajtur fjalën dhe ka ndarë pamjet nga aksioni. Beci shkruan se Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, është godina e parë që çlirohet për qytetarët dhe studentët. Ndërsa shkruan se ky model do ndiqet në të gjitha godinat e tjera të Universitetit të Shkodrës. ”Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, është godina e parë që çlirohet nga rrethimet dhe barrierat për qytetarët dhe studentët. Ky model do të vijojë në të gjitha godinat e Universitetit të Shkodrës ”Luigj Gurakuqi””, shkruan Beci…

Read More

Në Lezhë u prezantua për herë të parë kartografia e Parkut Arkeologjik. ”Pra, për herë të parë jepet kartografia e parkut arkeologjik të Lezhës që me pare nuk ekzistonte e cila pastaj me pas vihet në shërbim qoftë të bashkisë, qoftë të kërkimit shkencor, qoftë të institucioneve të turizmit. Synimi është krijimi i një sajti ëebgis ku hidhet i gjithë informacioni i kartografimit”,-thotë Nerita Ceka. Studimi solli edhe një rishikim të të dhënave historike. Deri tani mendohej se Akrolisi, fortifikimi në malin e Shëlbumit, ishte shumë i lashtë dhe i përkiste periudhës së Bronzit, ndërsa studimi i ri tregon se…

Read More

Këtë të martë deputetja e PS-së, Ilva Gjuzi u shfaq në mbledhjen e Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën së bashku me foshnjën e saj. Duke folur në “Shqipëria Live”, ajo u shpreh se Blini është vetëm 38 ditësh, dhe se duhet që ta marrë me vete. ”Patjetër që Blini ishte i mirëpritur dhe më vjen mirë që mirëkuptohet mëmësia në hapësirat e Kuvendit, si një detyrë që nuk e shkëpusim dot nga realitetin tonë. Kishim disa çështje të rëndësishme për të diskutuar sot, Blini mori vëmendjen e tij aq sa duhej, e më pas vijuam dhe u fokusuam në…

Read More

Mbledhja e së hënës e Këshillit Bashkiak të Vlorës u shoqërua me një moment tensioni. Dy të rinj hynë me forcë në sallë në shenjë revolte për vonesat prej 5 vitesh në procesin e shpronësimit të banesës së tyre. Njëri prej tyre, David Danaj, sqaroi më pas se veprimi i tij erdhi pasi i ishin prishur dy shtëpi një muaj më parë dhe ende nuk kishte marrë dëmshpërblim, pavarësisht premtimeve. ”Kishin një muaj që më zvarrisnin. Unë isha nisur për në Bashki, por më thanë që ishte duke u mbajtur mbledhja e Këshillit Bashkiak. Më kishte plasur shpirti. Këta kanë…

Read More

Familja e Doriana Hakës, e cila humbi jetën 11 më parë pasi solli në jetë djalin nga martesa me futbollistin Alban Hoxha, kërkojnë drejtësi për vdekjen e së bijës. “Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi pati një ballafaqim mes ekspertëve pyetje përgjigje, zgjati pak gjatë dhe u revoltova dhe fola në seancë të gjyqit, shpresoj që gjyqtarët ta marrin parasysh, më djeg shpirti, më dhemb zemra. Shpresoj tek një drejtësi e vonuar por jo e harruar. Dori im do drejtësi, një fëmijë që rritet pa nënë do drejtësi, ju lutem gjyqtar më shikoni, kam të drejtë prandaj kam kërkuar…

Read More

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka ulur dënimin me 5 vite burg biznesmenit italian Francesco Becchetti, duke e dënuar përfundimisht me 12 vite nga 17. Ulja e dënimit nga Apeli u dha bazuar në aplikimin e nenit 55, që parashikon bashkimin e dënimeve në një të vetëm. Francesco Becchetti është shpallur fajtor për krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash. Ai u akuzua për 4 vepra penale; “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Biznesmeni…

Read More

Deputetja e PS, Ilva Gjuzi, ka marrë pjesë të martën në punimet e Komisionit të Burimeve Natyrore, bashkë me foshnjën e saj të porsalindur. Vogëlushi mësohet se ka ardhur në jetë prej vetëm 38 ditësh dhe quhet Blin. Gjuzi u zgjodh deputete e Kavajës në zgjedhjet e 11 majit. Pamje të ngjashme janë parë disa herë edhe në Parlamentin Europian, apo të shteteve të tjera të BE-së.

Read More

Një 48-vjeçar në Kavajë ka dhunuar drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, Oltion Dauti, kjo pas ndërprerjes së kontratës së punës në këtë ndërmarrje. I arrestuari Altin Allajbej përveçse e ka goditur me grusht gjithashtu e ka kërcënuar Dautin nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për shkak të ndërprerjes së kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime Kavajë, ka goditur me grusht, drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., të cilin gjithashtu e ka kanosur nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan…

Read More

Behar Kamberi, mjeku psikiatër që Policia e arrestoi pas një kallëzimi të bërë nga moderatorja sportive, Albana Bejko është liruar. Disa mesazhe të lexuara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë një ndjenjë sentimentale që mjeku kosovar Behar Kamberi, ka shfaqur ndaj moderators sportive. Mesazhe me tekste si: “…Të dua…dëshiroj të martohem me ty…” apo “…jeni shumë e bukur, dua tju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju…”, janë vlerësuar nga Prokuroria e Tiranës si një komunikim krejt normal dhe aspak shqetësues, intimidues, apo kanosës për jetën e moderatores sportive. Mbi të gjitha këto mesazhe të këqyrura nga Prokuroria, nuk…

Read More

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu është takuar me homologun e tij në Varshavë, Władysław Kosiniak-Kamysz. Përmes një postimi në rrjetet sociale Vengu shprehet se Polonia është një aleat i qëndrueshëm i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “Në Varshavë, dita nis me takimin me homologun Władysław Kosiniak-Kamysz. Në eksperiencën e suksesshme polake, anëtarësimi në BE dhe mbështetja konsistente për Mbrojtjen dhe industrinë ushtarake janë dy anë të së njëjtës medalje. Një mësim i vyer që na nxit për më shumë bashkëpunim me Poloninë, një aleat i qëndrueshëm i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ramë dakord sot për…

Read More