Kjo e martë në mbrëmje rezervon nëntë duele për fazën e ligës të Champions League, kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Në orën 18:45 në fushë luhet Atalanta – Club Brugge dhe Kairat Almaty – Real Madrid. ‘Galaktikët’ e Xabi Alonsos kanë bërë një flutim të gjatë prej 6400 kilometrash për të mbërritur në Kazakistan, aty ku vendasit e Kairat Almaty do e kthejnë në një ditë historike. Te madrilenët nuk do jenë të gatshëm Alexander-Arnold, Carvajal, Eder Militao, Mendy dhe Rudiger. Në orën 21:00 në fushë zbresin 14 skuadra. Në ‘Meazza’, Interi luan kundër Slavias së Pragës, me italianët…
Author: tirana
Me fillimin e stinës së vjeshtës, urgjenca e Spitalit Rajonal të Elbasanit po përballet çdo ditë me një fluks të shtuar pacientësh të prekur nga virozat e stinës. Më shumë se 200 qytetarë paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore, shumica me simptoma të gripit dhe ftohjeve të ndryshme. Sipas mjekëve të urgjencës, kthimi i fëmijëve dhe të rinjve në shkolla ka ndikuar dukshëm në përhapjen e këtyre infeksioneve respiratore. Ergys Mici, shef i shërbimit të Urgjencës në Spitalin e Elbasanit, shprehet: “Kemi një rritje të konsiderueshme të rasteve me viroza tipike të stinës, si dhe disa raste me Covid-19. Megjithatë,…
Një 46-vjeçare, dënuar nga Gjykata e Apelit e Bolonjas në Itali, me 13 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të narkotikëve, ka rënë në prangat e policisë Durrës. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka, me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Njoftimi i policisë: Bazuar në informacionet e marra, në kuadër të operacionit të koduar “Arachne”, u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetases në kërkim, Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka, 46 vjeçe, banuese në Durrës. Gjykata e Shkallës e Parë të Juridiksionit…
Një 38-vjeçar nga Laçi ka rënë në prangat e policisë pasoi dyshohet se kqa kërcënuar me thikë të motrën Uniformat blu bëjnë me dije se thika u sekuestrua si provë materiale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 38 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë, motrën e tij, për motive të dobëta. Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.
Kryetari i njësisë administrative të Fushë-Krujës, Ilir Loci, makina e të cilit u hodh dje në erë pas një shpërthimi me lëndë plasëse, mohon të ketë qenë objektiv i sulmit. Loci thekson se tritoli ishte hedhur në parkimin e restorantit ku ai po darkonte dhe pikërisht te automjeti i tij tip Range Rover me targën KR 8778A. Sipas tij, nga shpërthimi u dëmtua mjeti i tij dhe një tjetër. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm saqë është dëgjuar në të gjithë zonën përreth, por fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Kryeministri Edi Rama ka dërguar zyrtarisht në Presidencë shkresën që njofton vakancat në drejtimin e gjashtë bashkive: Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë. Dokumenti mban datën 30 shtator dhe i hap rrugë nisjes së procedurave institucionale për zëvendësimin e kryetarëve të shkarkuar nga Këshilli i Ministrave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konfirmoi pavlefshmërinë e mandateve të tyre. Në listë përfshihet edhe Bashkia e Tiranës, ku një ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj depozitoi në Gjykatën Kushtetuese një ankim për të kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, duke e cilësuar atë të paligjshëm. Procesi pritet…
Shkeljet së fundi të hapësirave ajrore në disa vende të BE-së kanë treguar, se “Rusia gjithnjë e më shumë po kthehet në një kërcënim për NATO-n”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius në Varshavë. Ministri i Jashtëm Johann Wadephul paralajmëroi Rusinë ndaj një “agresioni hibrid” dhe po ashtu si edhe Pistorius tërhoqi vëmendjen, se “duhet ruajtur gjaftohtësia”. Moska teston aleatët e NATO-s”me intensitet dhe shpeshtësi në rritje”, tha Pistorius, i cili në Varshavë diskutoi në podiumin e një forumi sigurie me kolegët e tij nga Holanda dhe Estonia. Presidenti rus Vladimir Putin me vetëdije përpiqet, “të minojë sigurinë europiane…
Komisioni i Ligjeve ka publikuar axhendën e tij për javën e ardhshme, ku më 14 tetor, në orën 10:00, është parashikuar raportimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprimtarinë e vitit 2024. Raportimin do ta mbajë Prokurori i Posaçëm, Altin Dumani, i cili ndodhet drejt fundit të mandatit të tij. Ky pritet të jetë një nga raportimet e fundit të Dumani-t para deputetëve, pasi mandati në krye të SPAK po i mbyllet, duke hapur garën për emrin e ri që do të drejtojë këtë institucion. Burime nga sistemi i drejtësisë bëjnë të ditur se…
Tashmë është zyrtare, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Dubocica” të Leskovcit, do të luhet në praninë e vetëm 6500 tifozëve. Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendosur të mbyllë një pjesë të stadiumit, pas incidenteve të shumta në ndeshjen e fundit të Serbisë kundër Anglisë.Vendimi i Komitetit Disiplinor të FIFA-s renditi shkeljet e mëposhtme: Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar edhe financiarisht. Stadiumi në Leskovc ka kapacitet prej 8136 vendesh, por për këtë takim do të lejohen vetëm 80 për qind e tyre. Në sfidën kundër Anglisë, e cila u luajt…
Dhjetëra nxënës dyshohet se kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e një shkolle të shembur në Indonezi. Ekipet e shpëtimit ende po punojnë për të nxjerrë të mbijetuarit në orët e para të mëngjesit të së martës, më shumë se 12 orë pas incidentit, me një viktimë të konfirmuar deri më tani. Viktima është një djalë 13-vjeçar. Janë raportuar dhjetëra të lënduar, me 99 të rinj të dërguar në spitalet lokale, dhe 65 mendohet se janë ende nën rrënoja, kryesisht djem të moshës midis 12 dhe 17 vjeç. Numri i të vdekurve pritet të rritet. Disa nga të lënduarit janë…
Pas gati 12 orësh debate, Këshilli i Qytetit të Milanos miratoi vonë mëngjesin e sotëm rezolutën për të shitur stadiumin ‘San Siro’ te Interi dhe AC Milani. Rezoluta u miratua me 24 vota pro, 20 kundër dhe asnjë abstenim. Dy këshilltarë nuk morën pjesë në votim. Siç u njoftua, Forza Italia nuk ishte e pranishme, përveç një këshilltari që nuk pajtohet me vijën e partisë, Alessandro De Chirico, i cili votoi kundër. Me rezolutën, Këshilli i Qytetit po ua shet ‘Meazzën’ dhe zonat përreth klubeve për 197 milionë euro, për t’u lejuar atyre të ndërtojnë një stadium të ri, ndërsa…
Zbulohen detaje të reja për dinamikën e ngjarjes dhe mënyrën se si grupi hetimor i Policisë së Gjirokastrës ra në gjurmët e autorit të vrasjes së italianit Edoardo Sarchi. Kamber Sulçaj po udhëtonte me makinën e tij drejt stanit që kishte në pronësi, jo shumë larg vendit të ngjarjes. Rrugës është shkëmbyer me një makinë me të cilën po lëvizte Gazmend Braçi me disa miq të tij. Mes tyre ka nisur një debat për shkak të dritave të gjata që Braçi mbante, ndërsa Sulçaj e ka akuzuar se po e verbonte, duke lëshuar sharje dhe fyerje në drejtim të tyre, debat…