Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, publikoi dje planin e tij për paqen në Gaza, duke argumentuar se është “shumë afër” për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare që tashmë ka marrë dhjetëra mijëra jetë. Ja si po reagojnë vendet evropiane ndaj planit të paqes së Trump për Gazën: Franca: Presidenti Emmanuel Macron përshëndeti angazhimin e Trump për t’i dhënë fund luftës dhe për lirimin e të gjithë pengjeve, duke thënë se pret që Izraeli të “angazhohet me vendosmëri mbi këtë bazë.” Macron tha se Hamasi “nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveçse të lirojë menjëherë të gjithë pengjet dhe të ndjekë…
Author: tirana
Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive tronditi lagjen Gafurr Muça në Lushnjë gjatë orëve të para të mëngjesit. Ngjarja ndodhi në katin e parë të një pallati, ku ishte vendosur një sasi tritoli në hyrje të banesës së Shaqe Gjatës, nënës së Klea Gjatës, e njohur si e dashura e Laert Haxhiut, një emër i përfolur për lidhje me botën e krimit. Sipas burimeve nga vendngjarja, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë, në fasadën e pallatit, dhe në disa automjete të parkuara pranë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por banorët e pallatit janë tronditur nga…
Sezoni i 14-të i “Kopshtit të Mrekullive të Dubait” është hapur, duke paraqitur mbi 150 milionë lule në 72,000 metra katrorë. I përuruar nga Sheikh Theyab Bin Tahnoon Bin Mohammad Al Nahyan, Kryetar i Grupit të “Kopshtit të Mrekullive”, vendi është shtëpia e disa Rekordeve Botërore Guinness dhe është kopshti më i madh natyror me lule në botë, shkruajnë mediat e huaja. I hapur gjatë gjithë sezonit nga 29 shtatori deri më 31 maj, kopshti do të mirëpresë vizitorë çdo ditë, duke shfaqur më shumë se 120 lloje lulesh, duke krijuar shfaqje spektakolare që ndryshojnë gjatë gjithë sezonit. Në ceremoninë…
Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim rëndësishëm për qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeversisë shprehet se duke filluar që sot pagesa e taksave të mjeteve mund të bëhet online përmes platformës e-Albania. “Mirëmëngjes dhe me një tjetër shërbim të ri, që nis nga sot, pagesa e taksave të mjeteve ONLINE në e-Albania, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale. Në videon e shpërndarë nga kryeministri theksohet gjithashtu se kjo risi do të sjellë kursimin e 11 mijë e 500 ditëve pune, do t’u kursejë qytetarëve mbi 4.7 milionë km rrugë dhe…
Parashikohet që moti të përmirësohet gjatë ditës së martë duke sjellë intervale me kthjellime në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta, por më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë mëngjesit, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë në rang…
Dashi Edhe pse nuk do keni aspak debate dhe mosmarrëveshje ne çift gjate kësaj dite, serish nuk do ndiheni aq te kënaqur sa do dëshironit. Beqaret duhet te tregohen me te disponueshëm ndaj ftesave qe do iu bëhen sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund te ndryshojnë status. Ne planin financiar priten ndryshime pozitive te situatës. Demi Jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur nga çdo e keqe gjate kësaj dite. Do merreni vesh mire me atë qe keni ne krah dhe do merrni se bashku vendime. Beqaret do bëjnë mire te qëndrojnë me këmbë ne toke dhe te…
Zegjine Çaushi dhe Sara Mila, të dyja deputete të reja të PS-së, këtë seancë të së hënës morën stafetën e replikës me opozitarët, të cilët kërkuan përsëritjen e seancës plenare për shqyrtimin e programit analitik të qeverisë. Akuzat tashmë të zakonshme të deputetëve të opozitës gjetën në sallën e Parlamentit reagimin e vajzave socialiste. Demokratët bënë një interpretim të tyrin të rregullores së Kuvendit, duke folur të gjithë me radhë e duke kundërshtuar mënyrën se si Niko Peleshi drejton seancat plenare. Por, si replikë nuk morën fjalët e xhaketave të vjetra, por të vajzave socialiste. Niveli i akuzave arriti pikun kur…
Mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde ka folur para ndeshjes në Champions League kundër Kairat Almaty, që është këtë të martë. ”Jam i vetëdijshëm se si po luaj; jam i pari që e di kur gjërat nuk po shkojnë sipas dëshirës sime. Lojtarët e dinë nëse po bëjnë një ndeshje të keqe. Është e vërtetë që fillova mirë në projektin e ri, në Kupën e Botës; mendoj se luajta mirë atje. Tani është shumë më e vështirë për mua të ndihem komod në fushë. Do të vazhdoj të punoj. Si kapiten, do të vazhdoj të udhëheq grupin dhe të tregoj…
Porti i Sarandës vijon të jetë destinacion i kroçerave edhe këtë fundshtatori. Autoritetet Portuale të Portit të Sarandës bënë të ditur për ATSH-në se “gjatë ditës së sotme në port mbërriti kroçera “Silver Whisper” me 365 turistë, me kombësi të ndryshme, por mbizotëronin më shumë amerikanë”. Kjo kroçerë erdhi nga porti i Kotorit dhe më pas u nis drejt portit të Gallipollit në Itali. Pasagjerët e saj kanë preferuar guidat turistike për të vizituar Sarandën, qytetin antik të Butrintit, Kantinën e Verës në Delvinë, Syrin e Kaltër dhe Gjirokastrën. Ditën e sotme në port mbërriti edhe kroçera “Emerald Azzurra e…
Dashi-Përditshmëria jote është e lodhshme dhe shteruese. Edhe pse nuk dëshiron ta fajësosh partnerin apo miqtë e tu për energjinë që të marrin, ata mund të jenë shkaku. Planifiko disa kohë larg, për të rifreskuar energjinë dhe për të takuar të tjerë njerëz. Disa orë pa personat që takon çdo ditë do të jenë zgjedhja e duhur.Demi-Fakti që ke humbur në rrëmujë dhe monotoni po të pengon të eksplorosh aktivitete dhe aventura të reja; megjithatë, mund të marrësh një moment për veten dhe të ndjekësh pasionet e tua. Një darkë me një person të çmuar, apo një pasion i ri,…
Kamber Sulçaj dhe familjarë të tij nuk janë emra të panjohur për drejtësinë. 48-vjeçari i cili është i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit italian në Tepelenë, rezulton që të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës në Vlorë, të quajtur ‘Stone Quramenga”. Në këtë gurore është aksioner me 25%, së bashku me babain e tij Delo Sulçaj i cili ka 20% të aksioneve dhe vëllain Akil alias Ermal Sulçaj me 15% të aksioneve. Në këtë gurore janë aksionerë edhe dy persona të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me familjen Sulçaj. Në maj të vitit 2021,…
Derbi mes Partizanit dhe Tiranës do të hapë javën e 6-të të Kategorisë Superiore ndeshje e cila do të luhet ditën e premte ora 19:00 në “Air Albania”. Dy ekipet që këtë sezon po zhgënjejnë vihen përballë dhe do të luftojnë për të “marrë” kryeqytetin. Ndërkohë pas derbit do të luhen të tjera takime të luftuara. Kështu të shtunën në program janë 2 sfida, të cilët do të luhen në të njëjtën orë, 19:00. Dinamo do të presë Flamurtarin në “Selman Stërmasi”, duke rikthyer kështu përballjet e të kaluarës dhe rivalitetin mes tyre. Paralelisht do të luhet edhe në Shkodër,…