Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Dy kroçera me rreth 464 turistë në Sarandë

19:23 / September 29, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1krocera2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Porti i Sarandës vijon të jetë destinacion i kroçerave edhe këtë fundshtatori. Autoritetet Portuale të Portit të Sarandës bënë të ditur për ATSH-në se “gjatë ditës së sotme në port mbërriti kroçera “Silver Whisper” me 365 turistë, me kombësi të ndryshme, por mbizotëronin më shumë amerikanë”.

Kjo kroçerë erdhi nga porti i Kotorit dhe më pas u nis drejt portit të Gallipollit në Itali. Pasagjerët e saj kanë preferuar guidat turistike për të vizituar Sarandën, qytetin antik të Butrintit, Kantinën e Verës në Delvinë, Syrin e Kaltër dhe Gjirokastrën.

Ditën e sotme në port mbërriti edhe kroçera “Emerald Azzurra e kompanisë Emerald Cruises me 99 turistë. Anija turistike erdhi nga Kotori dhe portin pasaardhës do të ketë Korfuzin. Turistët preferuan guidat turistike të planifikuara dhe të prenotuara më herët. Qyteti i Sarandës ka filluar që në muajin prill të këtij viti të presë turistët e parë me kroçera, të cilët gjatë pikut të sezonit turistik shënuan edhe një fluks të shtuar.

Nga 1 janari deri më 3 shtator në portin e Sarandës kanë hyrë dhe kanë dalë 560 mijë udhëtarë me tragete, kroçera dhe anije turistike, duke shënuar një fluks 21% më shumë se në periudhën janar-gusht 2024.

dy kroçera sarande turiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Subvencionet për fermerët/ Heqja e naftës falas ul ndjeshëm aplikimet, 29 mijë kërkesa më pak nga fermerët, mbyllet skema kombëtare për bujqësinë

15:46 / July 6, 2026

Rritet numri i kërkesave për azil në Shqipëri, INSTAT: egjiptianët kryesojnë listën e azilkërkuesve

15:35 / July 6, 2026

Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Ministria e Arsimit: Respektoni afatet dhe rregullat e regjistrimit

13:03 / July 6, 2026

Sarandë/ Shkelën perimetrin e sigurisë dhe rrezikuan jetën e pushuesve, gjobiten me nga 500 mijë lekë të rinjtë! Bllokohen dhe 2 Jet Ski

11:07 / July 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.