Në ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa, ka dorëzuar në Kuvend një projektligj për ndryshimin e ligjit 27/2018 për moslejimin e dhënies me koncesion të pasurisë kulturore. Zhupa ka propozuar ndryshimin e neneve 171-173 duke u shprehur se ”janë riformuluar për të mbyllur çdo hapësirë që lejon dhënien në administrim të trashëgimisë kulturore te privatët, përmes formulave si PPP-të apo koncesionet. Ato do të parashikojnë vetëm mundësinë e dhurimeve apo donacioneve, pa cënuar pronësinë dhe administrimin me dominancë shtetërore”. Statusi i plotë i Ina Zhupës Sot, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kam depozituar…
Author: tirana
Vijon avazi në PD, ku janë në negociata me partitë opozitare për të gjetur kandidatin e duhur për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës dhe 5 bashkive të tjera. Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, thotë se ai ka vetëm një kusht. Për të partia Mundësia do të bashkëpunojë dhe do të ulet në tryezë me Partinë Demokratike vetëm nëse gjendet një kandidat i përbashkët dhe jashtë partive politike. Ai tha qartë se nuk do të mbështesë asnjë kandidat të Partisë Demokratike. ”Ne kemi mbajtur një qëndrim dhe kemi thënë që ka vetëm një mënyrë për të fituar zgjedhjet në Tiranë,…
”Opozita duhet t’i nënshtrohet një procesi pajtimi kombëtar për të zgjedhur emrin e kandidatit për Bashkinë e Tiranës”,-thotë i mandatuari i PD-së për negociatat, Ilir Alimehmeti. Për të opozita duhet të harrojë ndasitë e së shkuarës dhe të bëhet bashkë për interesin kombëtar. Ai nuk përjashtoi bashkëpunimin as me Lulzim Bashën apo Agron Shehajn. ”Çdo forcë që ndjen veten opozitare ne i kemi shtrirë dorën, u kemi thënë hajde takohemi qoftë dhe informalisht për të kuptuar nëse ka bazë bashkëpunimi. Ne kemi nevojë t’i nënshtrohemi një procesi pajtimi kombëtar që të kuptojmë që gjërat me njëri-tjetrin janë më të vogla…
Nga Kreshnik Spahiu Më 1 tetor 2000 ndodhi fitorja e parë e Edi Ramës dhe filloi fundosja e Partisë Demokratike në Tiranë. Kanë kaluar plot 25 vjet që qytetarët e kryeqytetit nuk votojnë PD, përfishrë edhe Lulzim Bashën që humbi me 10 vota, por më pas mandati iu ”dhurua” nga KQZ Po pse Tirana nuk e voton Partinë Demokratike, as për Bashkinë dhe as për qeverinë? PD nga një parti qytetare, u shndërrua në një parti provinciale, duke ngjallur reaksion në kryeqytet. Në vitin 2000, nga gara u përjashtuan tre tironas autentikë: Dash Shehi, Buron Kaceli dhe Bamir Topi. PD…
Aksioni për të liruar hapësirat publike vijon nga autoritetet përkatëse tashmë prej disa muajsh. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e aksionit të heqjes së objekteve dhe tendave të vendosura nga një lokal, që kishte zaptuar hapësirën publike. ”Lirimi i hapësirave publike vijon”, shkruan Rama. Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në fillim të korrikut. Bizneseve iu dhanë dy javë kohë për të hequr trarët dhe tendat që zinin hapësira publike, të përdorura si vende parkimi apo ambiente lokalesh.
Në një takim që shënoi një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërgjyqësor, Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Sokol Sadushi, priti sot Kryetaren e Gjykatës së Lartë të Holandës, Dineke de Groot. Takimi u zhvillua në ambientet e Gjykatës së Lartë dhe synoi të nxisë dialogun institucional dhe shkëmbimin e përvojave mes dy gjykatave. Gjatë takimit, Sadushi prezantoi prioritetet e tij për bashkëpunimin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e dialogut ndërgjyqësor në kuadër të zhvillimeve të jurisprudencës evropiane dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për formalizimin e raporteve institucionale. Ai vuri gjithashtu në dukje nevojën për unifikimin…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhe, ka reaguar për ndarjen nga jeta të sopranos së njohur shqiptare Luiza Papa (Çako). Ai shkruan se Luiza Papa mbetet një nga figurat më të rëndësishme të skenës lirike shqiptare. Ministri thekson se zëri dhe interpretimi i Papës i dhanë madhështi artit tonë operistik, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare. Postimi i plotë i Gonxhes: In Memoriam – Luiza Papa (1937 – 2025) Sopranoja e shquar Luiza Papa, u nda sot nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të vyer në artin lirik shqiptar. Ajo kreu studimet e…
Ish-presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ka kritikuar ashpër çmimet marramendëse të merkatos evropiane, duke e marrë shembull transferimin e sulmuesit gjerman Nick Woltemade te Newcastle United. Bavarezët kishin shfaqur interes këtë verë për 22-vjeçarin, por sipas Rummenigge, kërkesat e Stuttgartit ishin “krejtësisht joreale”. Në fund, Newcastle pranoi të paguante plot 75 milionë euro për kartonin e tij, një shumë që legjenda gjermane e cilësoi të tepruar. “Jemi duke hyrë në dimensione të papranueshme. Nuk duhet t’i përmbushim çdo kërkesë. Përshëndes Stuttgartin që gjeti një idiot që pranoi të paguante kaq shumë për Woltemade”, deklaroi ai.
Pasuri me vlerë 3 milionë euro i janë sekuestruar sot noteres Sanja Telhallari. 35-vjeçarja ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e pasurive të paluajtshme, përfshirë apartamente, dyqane, poste parkimi dhe një vilë në në prej komplekseve më elitare në Tiranë. Noterja ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, kryesisht në makina luksoze dhe sende me vlerë të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhurat nga aktiviteti i saj si notere. E kontaktuar nga Top Channel noterja tha se vijon punën normalisht dhe se do të shprehet kur gjykata dhe prokuroria të kenë thënë…
Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore shënohet këtë të hënë dhe kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, ku shkruan se trashëgimia kulturore, është pasuri e çmuar të identitetit tonë kombëtar. Kreu i qeverisë shkruan se trashëgimia kulturore na lidh me rrënjët, historinë dhe shpirtin e vendit tonë. “Sot Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, e pasurisë më të çmuar të identitetit tonë kombëtar, që na lidh me rrënjët, historinë dhe shpirtin e vendit tonë”, shkruan Rama.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës në Kuvend i është përgjigjur deputetit të opozitës, Flamur Noka, lidhur me raportin e fundit të DASH për Shqipërinë. Sipas Ballukut, PD-ja duhet të përdorë një standard kur i referohet DASH-it, i cili është institucioni që ka shpallur ”non-grata” liderin e opozitës. ”Ju këtu duket që jeni në ditë të keqe. Sa i përket DASH që i referoheni, duhet t’a vendosni një standard. Nëse i referoheni DASH, duhet ti referoheni gjithmonë, jo vetëm kur keni interes dhe duke shtrembëruar raportet e tyre, ndërkohë ju jeni një parti me një person non grata të shpallur nga…
Sërish opozita vepron me ikje nga Kuvendi. Teksa kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, po mbante fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës kanë braktisur seancën plenare. ”Ikni tani se ja arritët qëllimit. Zhurmën e bëtë”, ishte ironia e Ballës drejtuar deputetëve demokratë. Nuk dihet nëse deputetët e PD-së do të rikthehen në seancën e ditës së sotme.