Author: tirana

Sherr me grushe mes disa personave në Devoll. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se filloi procedimi penal për shtetasit me inicialet G. S., 41 vjeç, dhe M. S., 31 vjeç, banues në Bilisht, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasit Xh. Ç., 21 vjeç dhe D. M., 20 vjeç. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit G. S., 41 vjeç, dhe M. S., 31 vjeç, banues në Bilisht, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasit Xh. Ç., 21 vjeç dhe D. M., 20…

Read More

Një incident i rëndë ndodhi në rrugën “Jordan Misja”, ku një turist gjerman dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku ishte akomoduar. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, shtetasi gjerman, rreth 52 vjeç, ka rënë nga ballkoni, por fatmirësisht ka mbijetuar dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spital. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Lëndë plasëse në një servis makinash në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luz. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete.Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Eduart Merkaj emerohet ne krye te Agjencisë Mbikqyrjes Policore. Eduart Merkaj ka qenë drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, nga 4 janari 2019. Ai ka kaluar vetting-un (vlerësimin e pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale). Ka mbajtur poste të tjera të rëndësishme në strukturat ligjzbatuese, përfshirë Policinë Kriminale, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), dhe gjithashtu ka qenë pjesë e SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe struktura të hetimit të korrupsionit. Në korrik 2022, Eduart Merkaj është liruar nga detyra e kreut të Policisë Kufitare.

Read More

Sot, në orën 12:00, në GJKKO zhvillohet seanca paraprake për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, dhe të pandehurve të tjerë në çëshjen që SPAK e dërgoi për gjykim më 10 shtator. Gjyqtarja Etleva Deda do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim, apo ta rikthejë në Prokurorinë e Posaçme për hetime të mëtejshme. Veliaj do të përballet në gjykatë me pesë akuza të rënda: korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli. Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, në marrëdhënie me disa kompani që,…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pretenduar se Rusia po përdor anije cisterna, për të lëshuar dhe operuar dronë kundër vendeve evropiane. Zelensky nuk dha më shumë detaje mbi pretendimin e bërë gjatë fjalimit të tij të mbrëmjes, por tha se kjo është “një tjetër provë pse Deti Baltik dhe detet e tjera duhet të jenë të mbyllura për anijet cisterna ruse”. Ai gjithashtu bëri thirrje për zbatimin e sanksioneve shtesë ndaj flotës në hije të Rusisë, mes kërcënimeve me dronë. Disa dronë dhe aeroplanë janë zbuluar në disa shtete të NATO-s gjatë disa javëve të fundit. Incidentet kanë përfshirë dronë…

Read More

Një mjek 42-vjeçar nga Kosova, i quajtur Behar Kamberi, është arrestuar së fundmi nga policia shqiptare nën akuzën e përndjekje së moderatores sportive, Albana Bejko. Sipas burimeve, Kamberi dyshohet se ka ndjekur vazhdimisht moderatoren, duke u shfaqur në mënyrë të përsëritur pranë banesës së saj, gjë që ka shkaktuar shqetësim të thellë te ajo. Mësohet se moderatorja ka bashkëpunuar me policinë për të organizuar një takim në një zonë të Tiranës, ku mjeku është ftuar të paraqitej. Në momentin që ai ka mbërritur në vendin e caktuar, oficerët e Komisariatit Nr. 2 kanë ndërhyrë dhe kanë kryer arrestimin e tij.…

Read More

Sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sidomos hipertensioni e kanë prekur popullatën shqiptare në mënyrë shqetësuese, sipas raportit global të OBSH që u publikua së fundmi. Të dhënat tregojnë se rreth 47% e shqiptarëve të moshës 30–79 vjeç vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, një shifër shumë më e lartë se mesatarja botërore prej 34%. Nga mbi 797 mijë persona të prekur, vetëm 49% janë të diagnostikuar, 38% marrin trajtim dhe vetëm 11% e mbajnë nën kontroll gjendjen. Kjo e rendit Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët të kontrollit në rajon, shumë larg objektivit global prej 50%.…

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të hëne pamje nga puna për ndërtimin e një stadiumi të ri në zonën e Valiasit, në Kamëz. Projekti shkruan Rama po realizohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe synon të përmbushë standardet ndërkombëtare të IFAB dhe FIFA. Sipas kryeministrit, stadiumi do të ketë një fushë sportive me sipërfaqe prej 8,030 metrash katrorë dhe kapacitet prej 3,000 ndenjëse për tifozët dhe publikun që do të ndjekin ndeshjet e futbollit. “Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga puna për stadiumin që po ndërtohet në Kamzë, Valias, sipas standardeve IFAB/FIFA, në…

Read More

Pritet rënie e mëtejshme e vlerave barike duke bërë që në vendin tonë vranësirat të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në veri dhe veriperëndim dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës…

Read More

Dashi Dite e qete do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do dini çfarë te bëni qe ta mbani gjithë kohës zgjuar zjarrin e pasionit. Beqaret me ne fund do kenë mundësi reale për te filluar një histori dashurie serioze. Ne pune mos u tregoni posesive sepse do probleme. Merrini gjerat sa me shtruar qe te mundeni dhe do ja dilni. Demi Dite jo shume e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Here do dashuroheni siç ju dini e here do debatoni ashpër me partnerin. Beqaret duhet te tregohen me te hapur…

Read More