Author: tirana

Në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”, në fshatin Valas, automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. C., 29 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin M. C. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Në raundin e parë të regjistrimeve, Fizika numëroi vetëm dy maturantë të interesuar. Një shifër alarmante për këtë degë dhe për programe të tjera studimi që prej vitesh përballen me numër të ulët studentësh. Rektorja e Fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk mohon interesin e kufizuar për degë ekzakte si kimi, fizikë apo matematikë, megjithatë shpjegon se kjo shifër ka ardhur edhe nga hapja e programeve ndërdisiplinare, një vit më parë. “Në fakt nuk janë gjë tjetër veçse disiplinat standarde të pasuruara me njohuri të teknologjisë së informacionit. Pikërisht këto programe të riorganizuara mbushin këtë vakancë që ishte krijuar nga…

Read More

Dy inspektorë të Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), janë arrestuar ditën e djeshme me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe me vendim të GJKKO-së të akuzuar për veprat penale për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Njoftimi i plotë i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të një çështjeje penale të regjistruar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”*, kryer në bashkëpunim, ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme…

Read More

Në skenën e paradës ushtarake të 3 shtatorit në Pekin, u shfaqën më të mirat e teknologjisë ushtarake. Por jashtë skenës, ose më saktë jashtë kamerave, teknologjitë në qendër të diskutimit midis Xi Jinping dhe mysafirit të nderit Vladimir Putin ishin mjaft të ndryshme. Xi Jinping dhe pavdekësia Të dy udhëheqësit folën si miq të vjetër rreth një teme për të cilën udhëheqësi rus duket se interesohet shumë: “Me zhvillimin e bioteknologjisë, njerëzit do të jenë në gjendje të jetojnë gjithnjë e më gjatë, madje duke arritur pavdekësinë”, i tha ai Xi-së, të përkthyer në gjuhën mandarine. “Sipas parashikimeve, në këtë shekull do të ketë mundësinë të jetosh deri në…

Read More

Biznesmeni italian nga Varese, Edoardo Sarchi, është vrarë në Shqipëri ndërsa ndodhej për gjah me një partner. Aktualisht, policia shqiptare ka marrë në pyetje të paktën katër persona, mes tyre një baba dhe dy djemtë e tij, të cilët ndodheshin së bashku me Sarchin për gjah pranë lumit Vjosë. Ambasada italiane nëpërmjet konsullatës në Vlorë po ndjek nga afër rastin dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e viktimës, përfshirë motrën e tij Margherita dhe kushërinjtë Antonio e Leonardo, të dy ndërtues dhe drejtues të kompanisë Tegola Edilcentro në Tiranë, ku vetë Edoardo ishte administrator i deleguar. Sipas mediave…

Read More

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një intervistë për Klan Kosova, ka folur lidhur me gjykimin në Hagë t ëish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Për Ramën, i gjithë procesi gjyqësor i kryer nuk është demokratik, çka e cilëson si diçka shumë të rëndë. “Procesi nuk është demokratik, dhe kjo është shumë e rëndë. Që procesi gjyqësor nuk është demokratik, është shumë, shumë e rëndë”, tha ai. Sipas kreut të qeverisë, procesi gjyqësor nuk është demokratik që nga fillimet e saj, duke nisur që nga marrja e një presidenti të zgjedhur nga zyra,…

Read More

Vendin tonë do ta përfshijnë masa ajrore të ngrohta e të lagështa me origjinë oqeanike, të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura. Në veri dhe verilindje, këto vranësira do të shoqërohen me rrebeshe shiu. Gjatë orëve të pasdites pritet shtim i mëtejshëm i vranësirave, duke sjellë reshje në të gjithë territorin. Edhe gjatë natës, reshjet do të mbeten prezente në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë si në minimum, ashtu edhe në maksimum, duke u luhatur nga 7°C në zonat verilindore deri në 27°C në rang…

Read More

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin zyrtar për klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2025, ku vlerësohet stabiliteti makroekonomik i vendit, por ngrihen një sërë shqetësimesh serioze që lidhen me ambientin e biznesit. Raporti nxjerr në pah një problem të theksuar: informaliteti i lartë në sektorin e biznesit, i cili po dëmton ndjeshëm konkurrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ky raport shfaq realitetin e vështirë me të cilin përballen bizneset shqiptare. Në dokument thuhet se sfidat kryesore që dëmtojnë ambientin e biznesit përfshijnë korrupsionin e përhapur, një sistem gjyqësor të dobët, mungesën e transparencës në prokurimet publike, si…

Read More

Dortmundi ka marrë fitoren e katërt radhazi në Bundesligë. Ata fituan me shifrat 2-0 në transfertën e Mainzit me golat e Svenson dhe Adejemit. Me këtë fitore ngjitën në vendin e dytë teksa janë 2 pikë larg Bayernit kryesues. Bajer Leverkusen është rikthyer te fitorja pas barazimit në javën e shkuar. “Aspirinat” kanë fituar me rezultatin 2-1 në transfertën e St. Paulit. Heidenheim mposhti me shifrat 2-1 Augsburgun, ndërsa Leipzigut i ka mjaftuar vetëm një gol kundër Wolfsburgut.

Read More

Paga mesatare e mësuesve do të jetë 1250 euro deri në vitin 2029. Ky është një nga objektivat e mandatit të katërt të qeverisë, të prezantuara në programin e kabinetit socialist në fushën e arsimit. “Kur flitet më këto shifra sot duket joshëse, por mos harrojmë se ky është plani për katër vitet e ardhshme që do të thotë kostot ndryshojnë. 1000 euro sot nuk kanë të njëjtën vlerë si para katër vitesh, njësoj do të jetë edhe për 4 vite më vonë. Rritja duhet të bëhet në bazë të indeksit”, shprehet Suela Koçibellinj, aktiviste. Zgjatja e orarit të qëndrimit…

Read More

Juventus dhe Atalanta barazuan 1-1 në përballjen e Serie A në Torino.Pjesa e parë u “vulos” nga një gol i Sulemanas në 45-tën, me bergamaskët që shkuan në avantazh në dhomat e zhveshjes. Cabal i dhuroi një pikë bardhezinjve, me golin e tij në minutën e 78-të. Juventus është në vendin e dytë me 11 pikë dhe në sfidën tjetër mat forcat me Milan. Atalanta është në vendin e pestë me 9 pikë dhe në ndeshjen tjetër gjen Comon.

Read More

Këshilltari i majtë në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi e cilëson një vendim politik shkarkimin e Veliajt. Teksa lavdëroi punët e tij për kryeqytetin, Muharremi deklaroi se Tiranës i duhej një kryetar që t’i rrinte punëve në kokë. “Ky ishte një vendim politik që nuk atakon Veliajn. Ai është zgjedhur 3 herë. Ka ndryshuar harmoninë e Tiranës në aspektin ekonomik dhe politik. Qytetarët i kanë besuar PS për të pasur një kryetar në zyrë. Procesi ndaj Veliajt me shumë pikëpyetje. Mund të ishte lënë të ushtronte detyrën. Nuk ka një akuzë të prerë për të. Jemi në kushtet kur Tiranës…

Read More