Serbia pret Shqipërinë në 11 tetor. Milan Gajic është treguar i drejtpërdrejt sa i takon mos-grumbullimit nga trajneri Dragan Stojkoviç. Për të Stojkovic nuk e fton për shkak të atij kartoni të kuq të marrë në vitin 2024 ndaj Rusisë. “Nuk mund të them se jam i befasuar. Të gjithë e dinë tashmë historinë time me ekipin kombëtar. Për sa kohë që stafi aktual i trajnerëve është atje, nuk do të ketë vend për mua. Mendoj se pata mundësinë të forcoja veten në ekipin kombëtar kur pati një ndeshje me Rusinë. Nuk do të thoja se luajta keq atëherë, ishte…
Author: tirana
Qyteti bregdetar i Vlorës edhe gjatë shtatorit është i mbushur me turistë vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë bregdetin shkëmbor me ujërat e kristalta. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga perëndimi i diellit në Vlorë në stinën e vjeshtës. Muaji shtator është mjaft i përshtatshëm për të shijuar gjithçka që ofron Vlora si diell, det dhe qetësi për vizitorët. Përveç plazheve në gjirin e Vlorës, Sazani dhe Karaburuni janë po ashtu destinacione tërheqëse për turistët vendas e të huaj, të cilët ende vijojnë të udhëtojnë nga porti i Vlorës me anije turistike.
Varrimi i Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, ka mbledhur jo vetëm familjarë dhe qytetarë nga Peja, por edhe shumë miq e kolegë të tij nga formati i njohur Big Brother VIP Albania dhe Big Brother VIP Kosova. Por në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë edhe Luiz Ejlli. Këngëtari dhe fituesi i ”BBVA2”, tregoi se nuk e njihte nga afër Gjestin, por iu bashkua artistëve që morën pjesë në ngushëllime. Nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania, ku Gjesti doli fitues, në ceremoninë mortore morën pjesë disa prej ish-banorëve që ndanë rrugëtimin me të në shtëpinë më të…
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë paralajmëron se zvarritja e ngërçit politik po i kushton vendit që të ketë “zë të plotë e të besueshëm” në arenën ndërkombëtare dhe po bllokon prioritetet jetike nga buxheti deri te reformat. Ai u kërkon të gjitha palëve ta lejojnë Gjykatën Kushtetuese të bëjë punën e saj, të respektojnë pa mëdyshje vendimet e saj dhe të mundësojnë funksionalizimin e Kuvendit, zgjedhjen e qeverisë dhe të presidentit në fillim të pranverës. Sipas tij, përgjegjësia për zgjidhje është e përbashkët ligjore dhe politike duke shtuar se nëse kjo…
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se Covid nuk ka ikur asnjëherë, ndërsa shtoi se situata nuk është alarmante. Brataj pohoi se kryesisht temperaturat apo virozat e kësaj stine, janë Covid, një variant i Omicronit. “Covid-i nuk ka ikur asnjëherë! Stratus ose XFG, është variant i Omicron. Edhe te ne, ka pasur raste, deri në 500 në javë. Të gjitha këto, temperaturat, virozat, janë kryesisht të COVID-it. Viruset janë gjithë kohës, dhe janë parazitët më të mëdhenj se jetojnë në qelizat tona. Ka viruse që me të nxehtin aktivizohen dhe me të ftohtin po ashtu. Enterovirozat psh janë ato…
Manchester City dominoi në mënyrë spektakolare ndaj Burnley-t, duke fituar me rezultatin e thellë 5-1, një mesazh i qartë për rivalët në garën për titull, teksa pati minuta dhe për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja. Liverpool pësoi humbjen e parë të sezonit, duke u mposhtur 2-1 nga Crystal Palace në një ndeshje ku të kuqtë nuk arritën të rikuperonin pavarësisht përpjekjeve të fundit. Chelsea vazhdon formën e dobët, duke humbur në shtëpi 1-3 ndaj Brighton. Një tjetër rezultat që tregon pasiguritë e skuadrës londineze këtë sezon. Manchester United gjithashtu zhgënjeu, duke u mundur 3-1 nga Brentford, ndërsa Leeds dhe…
Është përcjellë në banesën e fundit në Bllagajë të Pejës, Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit Gjesti. Në ceremoninë mortore u panë shumë figura publike. Në rrjete sociale është publikuar edhe një video e ngushëllimit mes Xhenetës dhe Gjestit. Imami i cili udhëhoqi ceremoninë e varrimit të të ndjerit, dha një mesazh për të gjithë të pranishmit. ”Kjo dhimbje e fundit e vëllaut tonë përfundimisht dhimbja e fundit dhe të mos kemi raste të tilla në vendin tonë të jemi më të kujdesshëm në komunikacion ne kemi ende plakët e luftës taze që na ka shkaktuar armiku jonë, ta kursejmë vetëm…
Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, në zyrat e punësimit në të gjithë vendin janë regjistruar 17 396 punëkërkues, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë gjetur mundësi punësimi. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë punësuar gjithsej 10 121 gra dhe vajza, duke reflektuar përpjekjet për të nxitur barazinë gjinore dhe për të rritur përfshirjen e grave në tregun e punës. Një tjetër kategori e rëndësishme janë të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, ku 6797 të rinj janë futur në punë. Në kuadër të mbështetjes sociale, referuar të dhënave, 1311 persona përfitues të pagesës së papunësisë…
Në fshatin Bllagajë të Pejës, iu dha lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, vëllai i Gjestit, i cili humbi jetën në moshën 15-vjeçare në një aksident tragjik me motor. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, si dhe shumë fytyra publike, që u bashkuan për t’i dhënë ngushëllimet e fundit familjes Kelmendi.
Në Ditën Botërore të Turizmit, në Librazhd u zhvillua panairi i mjaltit dhe i prodhimeve bujqësore të zonës. I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla. Në fjalën e tij Balla theksoi rëndësinë që ka kjo zonë për prodhimin cilësor të mjaltit dhe zhvillimin e turizmit malor. “Librazhdi është një prej prodhuesve më të mëdhenj të mjaltit në Shqipëri, me shumë cilësi me shumë varietete, duke përfshirë këtu dhe varietete i themi të rralla për shkak të kullotës, siç është pjesa që lidhet me…
Plagosi me armë zjarri kunatin e tij, dyshohet për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar të ngjarjes. Shpallet në kërkim edhe një 29-vjeçar, i dyshuar i implikuar në ngjarje. Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen. Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56…
Deputeti i PS-së Erion Braçe ka ngritur shqetësimin lidhur me ndërtimet që po kryhen poshtë digës së liqenit artificial në Tiranë. Sipas tij rrezikojnë cilësinë e jetës në zonë që janë furnizimi me ujë të pijshëm, infrastruktura arsimore, e shëndetësia. Deputeti theksoi se ndërtimet shtrihen deri poshtë digës dhe kanë përfshirë edhe parkingun e bashkisë, për këtë arsye, ai kërkoi kujdes maksimal për të garantuar qëndrueshmërinë e digës, sidomos kur po parashikohen gjashtë kate nëntokë. Postimi i plotë Tirana/ 5-sa. 58 kate këtu poshtë digës së liqenit, ok, është pronë private e do zhvillohet, e kemi pranuar këtë logjike! Më…