Për vrasjen e biznesmenit italian në Tepelenë, po merren në pyetje shtetasit Eqerem Braçe dhe dy djemtë e tij, Gazment dhe Daniel Braçe. Viktima Edoardo Sarchi, me origjinë nga Varese, kishte jetuar në Shqipëri për vite me radhë, ku kishte filluar biznesin e tij. Ai zotëronte një fabrikë tullash në Tiranë dhe ishte drejtor i kompanisë italo-shqiptare Tegola Edilcentro. Emri i tij është i lidhur edhe me politikën lokale në Itali nëpërmjet babait të tij Vittorio Sarchi, një figurë historike e krahut të djathtë të qytetit buzë liqenit. Vittorio Sarchi ishte një mik dhe bashkëpunëtor i senatorit të ndjerë Piero…
Author: tirana
Një banesë është përfshi nga flakët, dhe ngjarja ndodhi këtë të shtunë në fshatin Vidhas të Elbasanit. Një person ka humbur jetën pasi mbeti i asfiksuar nga tymi. Viktimë ka mbetur Dalip Vercani, 90-vjeç. Postimi i plotë Një shtëpi përfshihet nga zjarri në fshatin Vidhas të Elbasanit, një i moshuar nderron jetë. Rreth orës 15:45 të pasdites së sotme, një shtëpi banimi në fshatin Vidhas të Elbasanit është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, një i moshuar i cili mbeti i asfiksuar nga tymi ndërroi jetë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe ambulanca me…
Tre të mandatuarit e Sali Berishës i nisën bisedimet për profilin e kandidatin të Tiranës me aleatët e përhershëm dhe tradicional, Fatmir Mediu dhe Agron Duka. ”Ne e konsiderojmë plotësisht të mundshme edhe fitoren e Bashkisë së Tiranës dhe bashkitë e tjera nëse unifikojmë gjithë aktorët dhe faktorët”,-tha Noka. Berisha i shtrin dorën për bashkëpunim Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj. Për koalicionin, demokratet kanë dhe vija të kuqe, që i mbyllin derën jo vetëm Arlind Qorrit por dhe Dashamir Shehit, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Bashës ndonëse i përkasin spektrit të djathtë. Për ironi te fatit në të njëjtin vend ku…
Autoritetet siriane kanë lëshuar një fletarrestim për ish-presidentin, Bashar al-Assad, mbi nëntë muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti, tha një gjykatës më 27 shtator. Assad, i cili qeverisi me Sirinë për më shumë se dy dekada, iku në Rusi dhjetorin e vitit të kaluar, pasi rebelët e udhëhequr nga islamistët avancuan drejt kryeqytetit sirian, Damask dhe më pas morën pushtetin. Fletarrestimi në mungesë u lëshua ndaj Assadit nën akuza për vrasje me paramendim dhe torturë që çoi në vdekje, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve siriane, SANA, duke cituar gjykatësin hetues në Damask, Tawfiq al-Ali. Akuzat lidhen me shtypjen e…
Manchester United vijon disfatën, kjo pasi ”Djajtë e Kuq” kanë pësuar humbjen e tretë këtë fillim sezoni. Për raundin e gjashtë në Premier League, Brentford doli fitues me rezultatin 3-1 duke zhytur në krizë Manchester United. Ndeshja u zhbllokua shpejt nga Brentford, me Igor Thiago që kaloi në epërsi vendasit pas tetë minutave lojë. Asist nga veterani Henderson. Në minutën e 20-të sërish Igor Thiago shënoi golin e dytë për vendasit duke bërë që tifozët të festonin. Slloveni Benjamin Sesko shënoi golin e parë me fanellën e Manchester United, por nuk ishte e thënë që miqtë të dilnin me pikë.…
Autoritetet italiane janë vënë në lëvizje pas vrasjes së biznesmenit 44-vjeçar nga Italia në fshatin Salari të Tepelenës. Ministria e Jashtme italiane dhe Konsullata e Përgjithshme në Vlorë po e ndjekin nga afër rastin dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me familjen e italianit Edoardo Sarchi. Ambasada italiane në Tiranë dhe Konsullata në Vlorë i kanë ofruar mbështetje konsullore familjes, duke monitoruar nga afër të gjitha zhvillimet në lidhje me rastin. Shtetasi italian Edoardo Sarchi zotëronte një fabrikë tullash në kryeqytet, në pronësinë e të cilës ishte ortak edhe shtetasi Eqerem Braçi.
Zv/kryeministrja, ministrja dhe tashmë drejtuesja politike e PS-së për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, Belinda Balluku ka ndarë një mesazh për kandidaten e PS në këtë garë, Ogerta Manastirliu. Teksa ka postuar një foto krah saj, Balluku i shkruan se në këtë garë i ka të gjithë në krah. Postimi i plotë Prej vitesh kemi ndarë beteja, miqësi, ëndrra dhe plane për fëmijët tanë, biseda të pafundme dhe momente që nuk harrohen. Sot e shoh me zemrën plot, tek merr një hap të guximshëm për të kandiduar si kryetare e Bashkisë Tiranë, lokomotivës së Shqipërisë. E njoh mirë, e di…
Sot në orën 14:00 në stadiumin “Bashkim Sulejmani” në Kuçovë ishte programuar sfida e raundit të parë në Grupin A të Kategorisë së Dytë mes vendasve të Naftëtarit dhe Valbonës. Ky duel nuk do të zhvillohet pasi tropojanët e Valbonës kanë një dënim nga FIFA për tre sesione të merkatos dhe nuk kanë mundur të ndërtojnë një grup me futbollistë për të qenë të gatshëm për ndeshjen. Dënimi i FIFA-s nuk është mundur të zgjidhet dhe që në raundin e parë Valbona do marrë një humbje 3-0 në tavolinë. Veç sfidës së sotme, nëse nuk shlyen borxhet kundër ish-futbollistëve për…
Policia e Tiranës ka dokumentuar 9 vjedhje të ndodhura në kryeqytet, ndërsa në pranga kanë rënë 2 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. NJOFTIMI I POLICISEFinalizohen brenda 24 orëve, 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Zbardhen dhe dokumentohen 9 vjedhje. Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, municion luftarak dhe një palë doreza që njëri prej të arrestuarve i përdorte për të humbur gjurmët. Si rezultat i administrimit të kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm për vjedhje…
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku kanë qenë dy profilet e para që kryetari i PD-së Sali Berisha ka thirrrur për t’i propozuar që të kandidojnë në zgjedhjet e Tiranës për vendin e kryebashkiakut të ri të kryeqytetit. I ftuar në News24, Këlliçi sqaroi se të dy kanë refuzuar ofertën për kandidim, pasi janë të angazhuar me projekte të tjera dhe nuk e shohin këtë garë si pjesë të axhendës së tyre aktuale politike. “Zoti Alimehmeti dhe zonja Tabaku e kanë bërë të qartë se nuk do të kandidojnë. Janë të fokusuar në…
Pas Shkodrës, një tjetër hapësirë e kthyer në pikë bllokimi e grumbullimi mjetesh po lirohet dhe u kthehet qytetarëve në Laç. Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, së bashkë me Kryetaren e Bashkisë Kurbin, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Kryeinspektoren e AAPSK-së inspektuan nga afër aksionin për lirimin e hapësirës.“Është një nga pikat e grumbullimit, që Policia e Shtetit ka përdorur prej vitesh për të depozituar gjithë ato mjete motorike të sekuestruara apo të konfiskuara. Pika të tilla kemi me dhjetëra të shpërndara në territor, në të gjithë vendin. Falë aksionit që kemi ndërmarrë me një…
Shoqata Evropiane e Radiologjisë Urogjenitale (ESUR) po mban kongresin e vjetor, ku mjekë dhe ekspertë nga e gjithë bota diskutuan për risi dhe arsimim në imazherinë e kancerit të mitrës, vezoreve, veshkave, fshikëzës dhe prostatës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala, në ligjëratën e saj “Inteligjenca Artificiale në Onkologjinë Gjinekologjike: Sfida dhe Mundësi”, nënvizoi se inteligjenca artificiale (IA) mund të ndihmojë që diagnozat të vendosen më shpejt dhe me më shumë saktësi, ndërsa u shpreh se përdorimi i IA në mjekësi është prioritet i qeverisë shqiptare “Inteligjenca artificiale mund të bëjë që procesi i skanimit dhe interpretimit të…