Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me Zonjën e Parë Armanda Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Zonjën e Parë Melania Trump. Takimi u shoqërua me një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, duke reflektuar lidhjet e hershme dhe të forta ndërmjet dy vendeve. Presidenti Begaj ndau foto në rrjetet sociale nga ky moment, duke theksuar vlerën e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA. “Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike,” shkroi ai në postimin e tij.
Author: tirana
Biznesmeni italian, 44-vjeç, i cili u vra në fshatin Salari pak pas mesnatës mësohet se është qëlluar me automatik nga një mjet tjetër në lëvizje. Në fillim, kanë qëlluar në drejtim të gomave dhe më pas në drejtim të tij. Italiani ka qenë në një automjet që vinte nga drejtimi verior në aksin rura Nivicë-Salari. Biznesmeni rezulton pronar i një fabrike tullash në kryeqytet.
Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë ndryshime të shpeshta në mot. Pas një fillimi të ditës me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, reshjet e shiut do të bëhen të pranishme në shumë zona të territorit, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, do të bëhen prezente prej orëve të mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë në drejtimin juglindje-jugperëndim,…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Tepelenës pas mesnatës së sotme, ku një biznesmen italian, 44-vjeç, i identifikuar si Edoardo Sarchi, është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari. Vrasja ka ndodhur në vendin e quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari, në aksin rural që lidh këto dy zona. Mësohet se një person ka shtënë me automatik teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari italian. Në fillim, ai ka qëlluar në drejtim të gomave dhe më pas në drejtim të tij. Italiani ka qenë në një automjet që vinte nga drejtimi verior në aksin…
Një 44-vjeçar italian është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Ngjarja e rëndë ndodhi në në fshatin Salari të Tepelenës, në vendin e quajtur “Dilan”, Viktima është identifikuar si Edoardo Sarchi. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
DASHI Kjo javë fillon me një bum: jeni të etur për të përfunduar gjërat, për të ndryshuar, për t’u përfshirë. Në punë, ka lajme që mund të nxisin një situatë të ngecur prej kohësh, por kini kujdes nga impulsiviteti: nëse vendosni shumë shpejt, rrezikoni të nxitoheni në diçka për të cilën nuk jeni vërtet të sigurt. Në dashuri, dëshironi qartësi dhe kjo është koha e duhur për të pasur një bisedë të sinqertë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 27 shtator 2025), ju pret një periudhë stabiliteti: yjet ju mbështesin në vendime praktike, perfekte për zgjidhjen e çështjeve…
Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën “Poliçan-Berat”, në vendin e quajtur Ura e Vodicës. Shtetasi E.B, 34-vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit, si dhe janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A.E, 36-vjeç, dhe K.G, 37-vjeç, të cilët janë transportuar në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Presidenti Bajram Begaj gjatë qëndrimit në SHBA, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme, ka marrë pjesë edhe në një takim ku i pranishëm ka qenë emisari i presidentit Donald Trump për Misione të Veçanta dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Në takim ishte e pranishme dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si edhe ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali. Në këtë takim kanë qenë edhe përfaqësues të shteteve të tjera të rajonit, përfshirë ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriç.
Reperi Don Xhoni ka njoftuar se publikimi i këngës së tij të re nuk do të bëhet sot, për shkak të ngjarjes së rëndë që goditi familjen e reperit Besart Kelmendi-Gjesti. ”Për shkak të ndjeshmërisë së rastit të sotit që përfundoi me fatalitet, kënga nuk do publikohet sot. Ngushëllime të përzemërta familjarëve dhe kolegut Gjestit, Zoti ju dhashte forcë dhe durim. Projekti publikohet nesër n’18:00”,-ka shkruar ai.
Nga Ferdinand Xhaferraj ”Në një demokraci, populli merr qeverinë që meriton”, ka thënë mendimtari politik francez, Alexis de Tocqueville. Por për ta kuptuar realisht gjendjen e një vendi, duhet parë jo vetëm pushteti, por edhe ata që pretendojnë ta zëvendësojnë atë. Pra, ndërsa në këtë analizë përqendrohemi mbi problemet e brendshme dhe krizën shumëdimensionale që po përjeton Partia Demokratike, kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që kritika ndaj opozitës është amnisti ndaj qeverisjes, e cila në zgjedhje vuri në dispozicion burimet e shtetit për të mbajtur pushtetin. Përkundrazi, një pushtet që keqpërdor shtetin për interesa elektorale meriton të…
Presidenti Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Begaj shkruan në platformën X se diskutimi u përqëndrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe në avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Po ashtu kreu i shtetit nënvizon edhe se i shprehu mirënjohje Guterres për udhëheqjen e tij gjatë këtyre kohërave sfiduese për Organizatën dhe për multilateralizmin. ”Ishte kënaqësi të takohesha përsëri me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, në margjinat e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të…
Pas tragjedisë që ka goditur familjen e Gjestit, me ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait të tij, ka reaguar dhe ish-partnerja e artistit, Egli Tako. ”Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta. Doja shumë të mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja. Më dhemb zemra. Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi! Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe”, shkruan artistja. Gjesti dhe Egli krijuan…