Author: tirana

Asfaltimi i rrugëve rurale në 17 fshatra të Matit është një nga prioritetet kryesore të Bashkisë Mat. Deputeti i PS-së, Agron Malaj inspektoi nga afër ecurinë e punimeve, duke theksuar rëndësinë që ka infrastruktura për jetën e përditshme të banorëve. “Asfaltimi i rrugëve rurale të 17 fshatrave të Matit është prioriteti ynë. Bashkia #Mat po punon intensivisht për të çuar përpara punët e nisura në këtë drejtim. Aktualisht ka përfunduar asfaltimi i segmentit rrugor në fshatin Batër e Vogël”, thekson deputeti Malaj.

Read More

Rreth 90 minuta kryeministri Edi Rama ka diskutuar me kryeparlamentarin Peleshi, kreun e grupit socialist Taulant Balla dhe drejtuesit e majtë të komisioneve të përhershme. Mësohet se në këtë takim me dyer të mbyllur në vilën qeveritare pranë Kryesisë së Kuvendit, janë ndarë fushat dhe përgjegjësitë e komisioneve të reja. Vëmendje e veçantë shkoi për mënyrën si do të funksionojë komisioni i ri i Fatmir Xhafajt, i cili pritet të jetë nismëtar i pr/ligjeve të ndryshme, si urë lidhëse mes institucioneve dhe “kontrollor” i Parlamentit. Komisioni për të Drejtat e Njeriut që drejtohet nga demokratja Jorida Tabaku pritet të rrëmbejë…

Read More

Të hënën (29 shtator) në orën 13:00 do të jetë seanca plenare në Kuvend. Vendimi është marrë nga kryeparlamentari Niko Peleshi, ku janë njoftuar edhe krerët e grupeve parlamentare. Kujtojmë që në seancën e fundit plenre, u votua përbërja e Komisioneve Parlamentare dhe drejtuesve të tyre. ”Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 29 shtator, ora 13:00. (Urdhër nr.13 , datë 26.9.2025, i Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi). Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH…

Read More

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj dhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i janë përgjigjur në mënyra të ndryshme ftesës së deputetit demokrat, Belind Këlliçi, për t’u bashkuar dhe për të dalë me një kandidat të vetëm për Bashkinë Tiranë, në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen së shpejti. Në emisionin ”NewsRoom”, Qori u tregua i prerë në përgjigjen e tij, ku mohoi kategorikisht një bashkëpunim me Partinë Demokratike për zgjedhjet e pjesshme lokale. Qori tha se vetëm Lëvizja Bashkë është partia opozitare që lufton në të gjitha…

Read More

Detaje të reja mësohen nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit, 15-vjeçari Eldion Kelmendi. Dy persona kanë qenë në motoçikletë, teksa dyshohet se kanë humb kontrollin e mototmjetit dhe janë përplasur me një makinë. Vdekja e njërit prej të aksidentuarve, që është vëllai i Gjestit, është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë që ishte në motomjet me të është duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Është raportuar që është një person i ndaluar për aksidentin, por sipas policisë një gjë e tillë nuk është…

Read More

Shqipëria ka shprehur interes të lartë për të rekrutuar punëtorë të kualifikuar dhe gjysmë të kualifikuar nga Bangladeshi, për të përmbushur nevojat në rritje të tregut të saj të punës. Këtë gjë ka kërkuar presidenti Bajram Begaj, gjatë një takimi që pati me kryeministrin e qeverisë teknike të Bangladeshit, Muhammad Yunus, në kuadër të punimeve të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po zhvillohet në New York, sipas mediave të Bangladeshit. ”Na duhen punëtorë për vendin tonë dhe disa kompani shqiptare kanë paraqitur tashmë kërkesat për të punësuar qytetarë nga Bangladeshi”,-u shpreh presidenti Begaj.…

Read More

Më 14 tetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë do të mbahet eventi i inteligjencës artificiale “Regional AI Hackathon 2025”. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se, ky nuk është thjesht një event, është një sfidë reale për të krijuar ndryshim me inteligjencën artificiale. “Të rinj, inovatorë, universitete, biznese dhe banka do të bashkojnë forcat për t’i kthyer idetë e tyre me AI në zgjidhje konkrete. Nga shëndetësia tek qytetet “inteligjente”, arsimi dhe qëndrueshmëria, do të eksplorojmë së bashku se si AI mund të transformojë Ballkanin Perëndimor”, theksoi kreu i qeverisë. Rama u shpreh…

Read More

SPAK-u ka dalë me një njoftim zyrtar për vrasjen e Klevis Lleshit, në gusht të vitit 2020. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Aurel Hoxha, i cili është shpallur në kërkim, ka porositur vrasjen e Lleshit si hakmarrje. Dyshohet se vrasja është kryer me armë zjarri dhe kundrejt pagesës prej 50.000 eurove. Njoftimi i plotë SPAK godet një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në vrasje me pagesë dhe pastrim parash. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të procedimit penal nr. 177, të regjistruar më datë 16.9.2025, po zhvillon hetime të thelluara në lidhje me disa vepra…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari priti në një takim dy përfaqësuese të Këshillit të Europës, Lilja Gretarsdottir, drejtuese e Departamentit të të Drejtave të Njeriut, Drejtësisë dhe Bashkëpunimit Ligjor dhe Giulia Re, drejtuese e zyrës së KiE në Tiranë. Lamallari u shpreh se mes çështjeve të diskutuara krahas prezantimit të prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë në Programin Qeverisës 2025-2029, ishin edhe ndryshimet që do të bëhen në Kodin e ri Penal. Deklarata e plotë Kënaqësi të prisja sot në një takim znj. Lilja Gretarsdottir, drejtuese e Departamentit të të Drejtave të Njeriut, Drejtësisë dhe Bashkëpunimit Ligjor në Council of Europe, si…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Bllagajë të Pejës, ku si pasojë e një aksidenti fatal, vëllai i reperit të njohur Gjesti (fitues i BBVA4), ka humbur jetën. Viktima është Eldion Kelmendi. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor katër-rrotësh. Nga përplasja humbi jetën Kelmendi në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër me inicialet K.B është dërguar me urgjencë në spitalin e Pejës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ai po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik, veçanërisht mes ndjekësve të reperit Gjesti.…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë në Këshillin e Sigurimit mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. ”Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të ndërtuar një kuadër global për përdorimin e sigurt, etik dhe të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale. Inteligjenca artificiale ofron mundësi të paprecedenta për të mbështetur zhvillimin, qëndrueshmërinë dhe parandalimin e krizave”. Në këtë drejtim, Spiropali bëri thirrje që shtetet duhet të kapërcejnë ndarjet digjitale, të forcojnë kapacitetet dhe të ndajnë praktikat më të mira, duke siguruar që inovacioni të udhëhiqet…

Read More

Kartelet shqiptare në Amerikën Latine kanë marrë vëmendjen në OKB. Ministrja e Punëve të Jashtme të Ekuadorit, Gabriela Sommerfeld foli për kartelet shqiptare bashkë me ato meksikane. Sommerfeld bëri thirrje për reformë të sistemit shumëpalësh për të adresuar sfidat reale me të cilat përballen vendet në zhvillim. ”Këto organizata shkaktojnë pasoja ekonomike, politike dhe sociale të ngjashme me ato të konflikteve të armatosura ndërkombëtare. Nuk po flasim për bandat lokale, por përkundrazi për rrjetet dhe zinxhirët logjistikë ndërkombëtarë që lëvizin mijëra ton drogë, shfrytëzojnë minierat ilegale, trafikojnë armë, njerëz dhe madje edhe organe njerëzore”. Ministrja tha se vendi ka bërë…

Read More