Incidentet e fundit me dronë në Danimarkën perëndimore, që përfshinë aeroporte dhe baza ushtarake në Jutland, kanë tronditur vendin dhe kanë ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë kombëtare. Qeveria daneze e ka cilësuar situatën si “sistematikisht të koordinuar” dhe nuk përjashton përfshirjen e aktorëve të huaj, përfshirë Rusinë. Deri më tani, asnjë dron nuk është rrëzuar, por autoritetet po shqyrtojnë masat për mbrojtje të integruar ajrore. Dronë janë vërejtur mbi aeroportet e Aalborg dhe Billund, si dhe mbi bazat ushtarake në Esbjerg, Sonderborg, Skrydstrup dhe regjimentin e Dragoonit të Jutlandit në Holstebro. Aeroportet u mbyllën përkohësisht, përfshirë mbylljen e përsëritur…
Author: tirana
Forcat RENEA kanë zbarkuar në zonën e Myslym Shyrit, por jo vetëm. Mësohet se dyshohet që aksioni është pjesë e zbardhjes së një ngjarje kriminale.Policia ka qenë edhe gjatë natës në qytetin e Lezhës, por ende nuk dihen arsyet e sakta.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka përcjellë një mesazh të veçantë në ditën kushtuar ndërgjegjësimit për përdorimin e gjuhës së shenjave, duke vënë në qendër të vëmendjes të drejtat e personave që nuk dëgjojnë. “Nuk ka të drejta të njeriut pa të drejta në gjuhën e shenjave. Si mjeke e vlerësoj si shumë të rëndësishme dhe e mendoj me zemër për ju!”, – u shpreh ministrja Sala, duke theksuar se përfshirja dhe barazia sociale duhet të jenë parime themelore në politikën shëndetësore dhe sociale të vendit.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.K., Er.K. dhe Em.K për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni 79, gërma ‘dh’ e Kodit Penal si dhe katër persona të tjerë për përkrahje të autorit të krimit e moskallëzim të krimit. Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1375 të vitit 2024, u provua se të pandehurit A.K., Er.K., Em.K., në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kryer vrasjen e shtetasve G.K. e L.K. Pak para se të ndodhte ngjarja, i pandehuri Er.K. ka patur një…
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e 24 vjeçarit Klevis Lleshi, i cili u vra në vitin 2020, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet rreth 2 vite e gjysmë pas zhdukjes i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. SPAK ka firmosur 4 urdhërarreste për persona që dyshohet të jenë përfshirë në ngjarjen e rëndë kriminale. Raportohet se vetëm një prej tyre është arrestuar mbrëmjen e së enjte (25 Shtator, ndërsa 3 të tjerët janë shpallur në kërkim. Aurel Hoxha, pronar i lokal Monopol, dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe vrasjes së Klevis Lleshit. Operacionalja ka ushtruar kontroll në…
Polonia ka rihapur kufirin e saj me Bjellorusinë pas pothuajse dy javësh. Varshava e mbylli kufirin për shkak të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake “Zapad”, që Minsku zhvilloi me Rusinë. Pekini duket se ka luajtur një rol thelbësor në vendimin për rihapjen e kufirit. Në minutat e para të 25 shtatorit, automjetet e pasagjerëve rinisën kalimin përmes Terespol–Brest dhe kamionët në Kukuriki–Kazloviçi, ndërsa hekurudha e mallrave u rihap përmes Kuznica Bialostocka–Hrodna, Siemianovka–Svislaç dhe Terespol–Brest. Ky hap pasoi një urdhër të ministrit polak të Brendshëm, Marcin Kierwinski, i cili u bë publik nga kryeministri Donald Tusk. Kufiri kishte qenë i mbyllur që…
Në përfundim të ditëve të mbetura nga dënimi me burgim, Vangjush Dako ka lënë qelinë. Pak minuta më parë ai ka lënë ambientet e IEVP-së Durrës për të shijuar lirinë dhe kthyer në banesë.
Autoritetet ruse raportuan se dronët ukrainas goditën rafinerinë e naftës Afipsky në Rusinë jugperëndimore. Shtabi operativ rajonal i Krasnodar Krai raportoi se mbeturinat e dronëve ukrainas ranë mbi një nga njësitë e rafinerisë gjatë një sulmi më të gjerë me dronë në rajon. Zyrtarët pohuan se në sulm nuk pati viktima ose dëme në infrastrukturë, shkruan The Kyiv Independent. Kievi vazhdon të përshkallëzojë fushatën e tij kundër infrastrukturës ruse të naftës dhe gazit, një burim kyç i të ardhurave të Moskës që ndihmon në nxitjen e pushtimit të saj të plotë të Ukrainës. Rafineria Afipsky është një nga objektet strategjike…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në kantierin e rrugës Vodicë – Qafë Dardhë. Sipas Ramës, ky investim hap një mundësi të re për Beratin, lidhjen me Gramshin dhe zhvillimin e turizmit të natyrës e aventurës. “Mirëmëngjes dhe nga puna në kantierin e rrugës Vodicë – Qafë Dardhë, që po merr formë dita-ditës duke hapur një mundësi të re për Beratin, lidhjen me Gramshin dhe zhvillimin e turizmit të natyrës e aventurës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Java do të mbyllet me vranësira dhe reshje shiu, të cilat do të jenë të fokusuara në disa pjesë të territorit të Shqipërisë. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë në 30 gradë Celsius.Era do të fryjë me shpejtësi mbi 50 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.
DASHI Kjo është një kohë kur energjia juaj po rritet përsëri dhe dëshira juaj për ta bërë veten të ndihet… Sa i përket punës, mund të merrni telefonata të rëndësishme ose konfirmime të shumëpritura. Në dashuri, ka më shumë pasion: nëse jeni beqarë, mund të takoni dikë entuziazmi i të cilit ju godet. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 26 shtator 2025), Venusi është në anën tuaj: emocione të reja janë në rrugë e sipër. Nëse ka pasur tension, tani mund të gjeni një ekuilibër. Sa i përket punës, disa pengesa të vogla nuk duhet t’ju bëjnë të…
Kush është Nesti Angoni dhe pse goditi Vokshin pas Veliajt? Kjo ishte një nga pyetjet që u diskutua këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Politikani Fatbardh Kadilli me batutë u përgjigj se Angoni më shumë ngjan me Diellën e Edi Ramës. Ndërsa për deputetin demokrat Besart Xhaferri SPAK në raste të tilla duhet të japë informacion nëse kemi të bëjmë me dononcues real. Pjesë nga biseda: Borakaj: Jemi te Nesti Angoni, pas Veliajt goditi Vokshin? Xhaferri: Nuk jam jurist. Kur bëhen kallëzime duhen lënë të dhëna reale. Ky lloj anonimati duket sikur nuk…