Author: tirana

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndodhet në Amerikë. Ajo zhvilloi një takim me Richard Grenell, i cili shërben si Emisar Special i Presidentit Trump për Misionet e Posaçme, si dhe Drejtor Ekzekutiv në detyrë i “John F. Kennedy Center for the Performing Arts” në Washington. Për këtë takim ku morën pjesë edhe Presidenti Bajram Begaj dhe ministrat e jashtëm të rajonit, Ministrja Spiropali nënvizon se fuqizimi i marrëdhënieve mbetet prioritet për Shqipërisë. “Fuqizimi i marrëdhënieve mbetet një prioritet kryesor për Qeverinë e Shqipërisë, teksa vazhdojmë të punojmë së bashku për thellimin e bashkëpunimit ekonomik”. Ndër të…

Read More

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se Erion Veliaj nuk do e çojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e shkarkimit të tij. Për të Veliaj ka goditje nga të gjitha krahët dhe sipas tij, nëse do ta çonte çështjen në Kushtetuese, kjo nuk do të ishte në dobi të kryeministrit Rama. Ai tha gjithashtu se deri më tani nuk ka parë asnjë sinjal rebelimi nga ana e Erion Veliajt, teksa shtoi se mund të ketë edhe një pakt mes tij dhe Ramës. ”Unë kam një përshtypje që Erion Veliaj nuk do e çojë dot çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Mendoj që në…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot nga Abu-Dabi (Abu Dhabi) se “Shqipëria synon të bëhet nyja digjitale e rajonit”, ndërsa për këtë qëllim po vendos partneritete me kompani lidere në fushën e inteligjencës artificiale. Ibrahimaj po zhvillon një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me drejtuesit e MGX, një prej kompanive më inovative në fushën e inteligjencës artificiale dhe transformimit digjital në Lindjen e Mesme. Në këtë vizitë pune ministrja Ibrahimaj shoqërohej nga drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), Elira Kokona, drejtori…

Read More

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për vonesat në punën e Parlamentit. Ai kërkon që Komisionet Parlamentare të nisin urgjentisht funksionimin e tyre normal. Po ashtu thekson se janë shtyrë shumë në kohë detyrimet ligjore që lidhen me raportimin dhe analizimin e punës së disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit. Postimi i plotë Parlamenti duhet të fillojë punë më në fund! Komisionet të nisin punën. Komisioni për Ekonominë, Financat e Punësimin, ka një mal me detyrime ligjore që duhet të përmbushen tani. Është shumë vonë! Banka e Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare,…

Read More

Erion Veliaj u shkarkua sot nga qeveria dhe do të përballet me drejtësinë për një sërë akuzash që SPAK ka ndaj tij. Po dje një tjetër Erion u mor i pandehur nga SPAK-u. Ai është kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, pasi akuzohet për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike. Me ironi, ish-ministri i Drejtësië, Ylli Manjani thotë se kush e ka emrin Erion në këtë vend ose në politikë, të mos ketë poste publike, sepse do të përfundojë në SPAK. Për të, ndaj emrit Erion ka alergji SPAK-u. Të dy Erion-at janë të Partisë…

Read More

Qeveria e re “Rama 4” e nisi punën të enjten me vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut socialist Erjon Veliaj, pasi ai po pret gjykimin në paraburgim për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Këshilltarët socialistë të Bashkisë Tiranë, me udhëzim të kryeministrit Edi Rama, vendosën t’i propozojnë Këshillit të Ministrave shkarkimin e tij për arsye të mungesës në detyrë, shtatë muaj pasi Veliaj u arrestua me kërkesë të SPAK. E ndërsa Rama e justifikoi këtë akt politik me nevojën urgjente të kryeqytetit për një kryetar bashkie në detyrë, janë të paktën edhe katër bashki të tjera pa kryetarë për…

Read More

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë marrë disa vendime për përbërjen e disa institucioneve. Edona Bilali emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që Silva Caka emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Eugena Tomini do të jetë zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Andi Mahila, lirohet nga detyra e zv.ministrit të Brendshëm. Mira Kapisyzi zv/ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirohet nga kjo detyrë. Në mbledhjen e qeverisë, me propozim të Këshillit Bashkiak u shkarkua dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Njoftimi i plotë 1-Qeveria miratoi ndërtimin e një centrali fotovoltaik 30 MW në…

Read More

Ish-Presidenti i Amerikës, Barack Obama ka kritikuar ashpër administratën e Presidentit Donald Trump, duke e akuzuar se po përhap informacione të rreme dhe të rrezikshme lidhur me një lidhje të mundshme mes përdorimit të Tylenol gjatë shtatzënisë dhe autizmit. ”Kemi spektaklin e pasardhësit tim në Zyrën Ovale duke bërë pretendime të gjera për disa barna dhe autizmin, që janë hedhur poshtë vazhdimisht nga komuniteti shkencor”,-tha Obama. Ai shtoi se deklarata të tilla mund të shkaktojnë panik të panevojshëm tek prindërit e fëmijëve me autizëm dhe gratë shtatzëna, duke theksuar se rritja e rasteve me autizëm shpesh lidhet me përmirësimin e…

Read More

Rreth 9 milionë turistë kanë ardhur në Shqipëri deri në gusht. Krahasuar me një vit më parë, në vend hynë rreth 500 mijë apo 10 për qind më tepër të huaj. Vetëm gjatë gushtit në vend hynë gati 2.4 milionë të huaj, rreth 200 mijë më tepër se në po të njëjtin muaj të një viti më parë. Më shumë se 1/3 e turistëve që erdhën deri në gusht ishin shqiptarë të Kosovës. Nga shteti tjetër shqipfolës hynë plotë 3.4 milionë pushues. Italianët renditen të dytët me 904 mijë turistë deri në gusht, ndjekur nga pushuesit nga Maqedonia e Veriut,…

Read More

Carla Bruni, ish-Zonja e Parë e Francës, i qëndroi pranë burrit të saj Nicolas Sarkozy, pasi këtë të enjte ai u dënua me pesë vjet burg për konspiracion kriminal në lidhje me marrëveshjet me Libinë. Pas shpalljes së vendimit, Bruni reagoi ashpër ndaj një gazetari të medias investigative Mediapart, organi që zbuloi për herë të parë këtë aferë. E revoltuar, ish-zonja e parë e Francës iu afrua gazetarëve dhe i hoqi logon e Mediapart (sfungjerin) nga mikrofoni, të cilën më pas e hodhi në tokë, duke shprehur hapur zemërimin e saj ndaj kësaj medie. Ky veprim erdhi menjëherë pas vendimit…

Read More

Puna për çlirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje vijon në të gjitha qytetet, ndërsa qeveria e quan këtë një betejë të pandalshme kundër betonizimit të mjediseve të përbashkëta. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e disa objekteve të ndërtuara pa leje në zona publike, duke theksuar se ky operacion do të vijojë pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit. “Ecim nga veriu në jug, duke çliruar hapësirat publike”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale. Ky aksion është pjesë e një strategjie të qeverisë për sistemimin urban dhe krijimin e një mjedisi më…

Read More