Hoteli “Rich Hotel” në Pogradec, prona dhe automjete janë sekuestruar me vendim të Prokurorisë së Korçës, pasi dyshohet se janë përfituar nga trafiku i drogës në Itali dhe në Spanjë. Sipas Prokurorisë, pasuritë janë në pronësi të Edri Buliçkës. Organi i akuzës thotë se Edri Buliçka ishte i punësuar si kamarier në hotelin “Rich”. Njoftimi nga Prokuroria Hotel, prona e automjete të pretenduara se ishin siguruar nga paga si ‘kamarier’, Prokuroria Korçë sekuestron pasuritë e shtetasit E.B i përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe familjarëve të tij. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, sekuestroi…
Author: tirana
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar një mocion me debat mbi prioritet e shpallura të qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike. ”Shqipëria ka hyrë në një fazë të rëndësishme të rrugëtimit të saj europian dhe ku përgjegjshmëria dhe llogaridhënia e qeveisjes janë themele të rëndësishme në një vend që aspiron antarësimin në Bashkimin Euopian. Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë është e domosdoshme që të zhvillojë një debat, për një çështje të veçantë, siç është bilanci i Qeverisë aktuale në realizimin…
Ende nuk ka një emër nga selia blu për garën që do të nisë për bashkinë e Tiranës. Në konferencën e së premtes për mediat, kryedemokrati Sali Berisha i rrëzoi plotësisht zërat për një kandidim të mundshëm të Ilir Alimehmetit në zgjedhjet e pjesshme. Nga ana tjetër, Berisha u pyet nëse Edlira Çepani, bashkëshortja e të ndjerit, Gerti Bogdani mund të jetë kandidate e opozitës në garë për Bashkinë e Tiranës. Kryedemokrati iu shmang pyetjes duke thënë se ka ngarkuar një grup prej tre personash që do të negociojnë me partitë e tjera, për një kandidat të përbashkët të opozitës.…
Në Durrës po zhvillohet konferenca e 33-të e Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Menaxhimit në Shoqëritë Dinamike, një prej forumeve më të rëndësishme ndërkombëtare për arsimin dhe zhvillimin në fushën e menaxhimit. 120 dekane dhe drejtues të shkollave të biznesit nga mbarë bota janë mbledhur në Shqipëri për të diskutuar mbi “Rolin e shkollave të biznesit në një botë që po ndryshon.” “Shqipëria ka kaluar transformime të rëndësishme në këto vite dhe qeveria i kushton një vëmendje të veçantë arsimit profesional. Të rinjtë tanë të sapodiplomuar duhet të luajnë një rol proaktiv në zhvillimin ekonomik dhe në nxitjen e sipërmarrjes”,…
Zv.kryeministrja dhe njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar një arritje të rëndësishme të Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike për vitin 2025. Sipas indeksit prestigjioz National Cyber Security Index (NCSI), Shqipëria është renditur në vendin e 15-të në botë, duke u përmirësuar me 39 pozicione krahasuar me vitin 2023. Më tej socialistja shprehet se Shqipëria tregon se siguria kibernetike nuk është më thjesht një sfidë – por një prioritet kombëtar “Një tjetër arritje për Shqipërinë në fushën e sigurisë kibernetike! Sipas National Cyber Security Index (NCSI), vendi ynë është renditur i 15-ti në botë për vitin…
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 24 vjeç, me profesion farmacist, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me pëllëmbë në fytyrë shtetasin Th. Ç., 68 vjeç, me profesion mjek”.
Është hedhur sot shorti për padinë e depozituar nga PD për ministren “Diella” në Gjykatën Kushtetuese. Çështja i ka rënë si relatorë gjyqtares Marjana Semini. Dy ditë më parë, opozita depozitoi në Kushtetuese dekreti presidencial që i hapi rrugë ministres së parë virtuale.
Makina përplas këmbësoren në Berat. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet F. G., 20 vjeç, banues në Skrapar, pasi në rrugën “Antipatrea”, me automjetin që drejtonte, përplasi këmbësoren, shtetasen me inicialet H. T., 68 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. G., 20 vjeç, banues në Skrapar, pasi në rrugën “Antipatrea”, me automjetin që drejtonte, përplasi këmbësoren, shtetasen H. T., 68 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Stacionit të…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pasi u paraqit për herë të fundit tek Shërbimi i Provës, duke e cilësuar të gjithë atë që i ndodhi duke u burgosur për 1 vit, me akuzën e kallëzimit të rremë publik – si një padrejtësi që e vuajti në kurriz. Ai shtoi se përvoja e tij personale e ka bërë të kuptojë padrejtësitë që përjetojnë qytetarët çdo ditë nga institucionet e drejtësisë të cilat sipas tij janë kthyer në institucione dhunuese e gjobash të përditshme. Ervin Salianji tha se angazhimi i tij politik do të fokusohet në mbrojtjen e të…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi këtë të premte. Takimi është mbajtur në orën 09:00.Burime nga grupi PS i thanë gazetarit Veliu se “Sipas traditës shumëvjeçare patëm një diskutim mbi koordinimin e punës mes Grupit Parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë dhe Qeverisë #Shqipëria2030. Do të jetë një takim periodik”. Mësohet se në fokus të takimit do të jetë nisja e punës së komisioneve javën e ardhshme.Kuvendi miratoi dy ditë më parë projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
Një plagosje raportohet të ketë ndodhur pak më partë në Vlorë. Raportohet se një i ri është lënduar në dorë, ndërsa plagosja duket se është kryer me thikë. Autori i plagosjes dyshohet të jetë shtetasi B.Brahimaj.
Japin dorëheqjen edhe 5 kryetarë të tjerë të Njësive Administrative në Bashkinë e Durrësit, teksa 4 prej tyre janë zëvendësuar. Kjo lëvizje duket se vjen pas urdhrit gjatë muajve të verës nga kryeministri Edi Rama, për dorëzimin e dorëheqjeve nga ana e nënkryetarëve të bashkive dhe njësive administrative. Dorëheqjen e kanë dhënë kryeadministratorët e Njësive Katund i Ri, Rashbull, Ishëm dhe Manëz. Institucioni e ka konfirmuar sot lajmin duke sqaruar: “Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se administratorët e njësive administrative të Manzës, Sukthit, Ishmit, Katundit të Ri dhe Rrashbullit kanë dhënë dorëheqjet dhe deri tani…