Author: tirana

Presidenti amerikan Donald Trump, në takimin pritës në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, përballë gazetarëve tha se mund të ketë një takim 3 palësh edhe me Putin. “Nëse gjithçka shkon mirë, do të ketë një takim trepalësh me Putinin”,-tha Trump. Zelensky u pyet nëse do të merrte në konsideratë lëshimin e territorit. Udhëheqësi ukrainas thotë se “ne duhet ta ndalojmë luftën, të ndalojmë Rusinë”. Po ashtu tha se ukrainasit janë të fortë dhe se mbështesin planet e Trump për t’i dhënë fund luftës në një “mënyrë diplomatike”. Presidenti i Ukrainës nënvizoi se dëshiron të zhvillojë një takim trepalësh. I…

Read More

Liderët e Europës janë në tryezën e paqes në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se qëllimi është paqe e besueshme dhe e qëndrueshme për vendin e tij dhe të gjithë Evropën. Pak para takimit me presidentin Trump, ai shkruan në X se SHBA-ja, Evropa dhe të tjerët duhet të ushtrojnë presion mbi presidentin e Rusisë. Sipas tij askush nuk duhet të presë që Vladimir Putin të heqë dorë vullnetarisht nga agresioni dhe përpjekjet e reja për pushtim. “Qëllimi ynë kryesor është një paqe e besueshme dhe e qëndrueshme për Ukrainën dhe për të gjithë Evropën. Dhe është…

Read More

Liderët e Europës janë në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me presidentin Zelensky dhe sekretarin e NATO-s, të cilët janë në një takim me Trump. Por nga ana tjetër, sirena sulmesh ajrore janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Pjesa më e madhe e fokusit të sotëm është te zhvillimet diplomatike në SHBA, lufta në Ukrainë vijon që të marrë jetë njerëzish.

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Zija Grapshi. I njohur nga publiku edhe si “gjyshi i përrallave”, ai ndërroi jetë dje në moshën 94-vjeçare. “Një figurë e dashur e artit skenik, “Artisti i Merituar” i cili la pas një trashëgimi të çmuar përmes artit të dublimit, duke i dhënë zë shumë personazheve të filmave të animuar dhe përrallave të radios. Kontributi i tij mbetet një pjesë e vyer e trashëgimisë sonë kulturore. Pusho në paqe mjeshtër”, shkruan Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Read More

Ndërtimi i rrugës së re Fushë-Buall-Elbasan është një investim strategjik që rrit potencialin turistik të kësaj zone. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka ndarë pamje nga nisja e ndërtimit të kësaj rruge. Për të është një tjetër premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonave përgjatë të cilave ajo kalon. Po ashtu Mazniku thekson edhe se ndërtimi i kësaj rruge përmirëson jetën e banorëve, aktivitetin e fermerëve, tregtarëve, por edhe viztorëve e kalimtarëve. ”Nisja e ndërtimit të rrugës së re Fushë-Buall-Elbasan është një tjetër premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonave përgjatë të cilave…

Read More

Pas muajve që folën për të, duke hedhur baltë dhe tentuan që ti prishnin imazhin, Gjesti, fitues i ”BBVA4” ka vendosur të reagojë përmes disa videove të ndara në Instagram Story. Ai ka folur hapur për raportet me disa prej personave që i ka quajtur dikur shokë. Me tone të drejtpërdrejta, Gjesti tha se së fundmi është etiketuar me fjalë të rënda si “rrenc, manipulues, mosmirënjohës dhe jo falënderues”. Por sipas tij, këto nuk janë gjëra që do t’i thoshin kurrë miqtë e vërtetë. “Unë kam dy-tre shokë dhe ata nuk më hidhërohen për gjëra të kota. Shokëve të mi…

Read More

Gjatë bisedimeve të sotme midis Trump, Zelensky dhe udhëheqësve evropianë, mund të dëgjohen thirrje nga të gjitha palët për të parandaluar viktima të tjera në Ukrainë. Në avion teksa shkonte për në samitin e Alaskës, presidenti Trump u tha gazetarëve se javën e fundit, “7,011 njerëz humbën, pothuajse të gjithë ushtarë”. “Ne do të ndalojmë, me të vërtetë, pesë, gjashtë, shtatë mijë, mijëra njerëz në javë që vriten”, tha Trump në një konferencë për sigurinë, por nuk ka të dhëna për këtë, raporton BBC. Ukraina dhe Rusia nuk japin përditësime të rregullta mbi viktimat dhe të dyja janë akuzuar për…

Read More

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Egnatia në Greqi, ku viktima kanë mbetur 3 shqiptarë. Media greke informon se një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura në një radhë 600 metrash, duke rezultuar në vdekjen e tre personave dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve dhe më lehtë për 3 të tjerë. Konkretisht kamioni thuhet se u përplas ballë për ballë me automjetin përpara tij, i cili u përfshi nga flakët. Në bord ndodheshin 4 banorë shqiptarë të Athinës, një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare.…

Read More

Një tjetër hapësirë publike është çliruar dhe kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamjet, shkruan me ironi se një mur i madh kinez ra sot. ”Ja dhe një mur i madh “kinez” që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas “murit”, madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal”,-shkruan Rama. Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi. Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së…

Read More

Pas samitit në Alaskë mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, bisedimet për Ukrainën zhvendosen në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Volodymyr Zelensky do të flasë me Trump për atë që ka diskutuar me Putinin, ndërsa shoqërohet nga udhëheqësit e Evropës, dhe shefin e NATO-s, Mark Rutte. ”Një ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë. Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë liderë europianë në të njëjtën kohë. Një nder i madh për Amerikën. Të shohim se cilat do të jenë rezultatet”. Kështu u shpreh Donald Trump në rrjetin e tij social Truth para takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë.…

Read More