Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në mbledhjen me deputetët e Tiranës dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Në krah të Ramës ishte edhe kandidatja e PS-së për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahet, Ogerta Manastirliu, për të cilën tha se ka një mbështetje të madhe nga e gjithë PS. ”Sot duhet të nisnim punë për zgjedhjet e reja në Tiranë, ku me kandidaten e duhur me vizionin dhe me ambicien e duhur do të marrim rezultatin e duhur. Kandidatura e Ogertës ka gjetur mbështetje në PS dhe janë të një mendje se është radha e saj…
Author: tirana
Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” që u zhvillua në Harvard Club në New York. Ky takim bëri bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish, personalitete botërore dhe përfqësues të organizatave ndërkombëtare në diskutimin për çështjen e mprehtë dhe aktuale: “Multilateralizmi në Udhëkryq: Sfidat dhe Rrugët drejt Paqes”. Gjatë fjalës së tij Presidenti i Shqipërisë u shpreh ndër të tjera se sot veç multilaterizmit edhe njerëzimi është në udhëkryq. Zgjedhja e vetme, sipas Presidentit Begaj, është bashkëpunimi për të ndërtuar një rend me të drejtë dhe paqësor për tëparandaluar rrëshqitjene botës drejt…
Deputeti i PS-së, Erion Braçe vazhdon të denoncojë skemat piramidale online në vendin tonë. Në rrjetet sociale, Braçe ka publikuar një video që tregon se si vidheshin qytetarët që besonin te shumëfishimi i parave të derdhura në këto skema piramidale online. ”Të vjedhin me telefon në dorë! Kjo është videoja më domethënëse provë për piramidat online: Kështu ju merrnin paratë nga llogaria bankare në Binance, dhe nga Binance në Xuex! Shiheni videon! Njëra nga dy personat është Joana, personi me KYC, që ka drejtuar trajnimet me agjentët, të cilët rekrutonin njerëz dhe grumbullonin para për piramidën”,-shkruan Braçe.
Këtë të mërkurë, perfekti i Tiranës me vendimin PRO të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak, shkoi këtë paradite tek Këshilli i Ministrave. Mbledhja e qeverisë për të shqyrtuar shkarkimin e Veliajt do të mbahet ditën e nesërme në orën 12:00. Sot Rama zhvilloi një takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës. Mbledhja u mbajt në ambjentet e Kryeministrisë. Takimi erdhi një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt me 50 vota pro nga Këshilli Bashkiak. Në takim ishte e pranishme edhe Ogerta Manastirliu, kandidatja e PS-së për Tiranën.
Një automjet luksoz Ferrari është sekuestruar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës në Turqi. Mjeti me vlerë 600 mijë euro u ndalua në rrugën “Abdyl Frashëri” në Tiranë dhe u sekuestrua. Sipas policisë, shoferi 30-vjeçar Eri Vraja ka qenë i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike. Policia sqaron se 30-vjeçari Vraja ia kishte lënë në pronësi makinën 36-vjeçarit S.Ll. për të humbur gjurmët. Ndërkohë që Ferrari ishte sjellë në Shqipëri nga 30-vjeçari A.L. Të dy këta persona, të njohur të Eri Vrajës, janë gjithashtu nën hetim…
Ministrja e krijuar nga Inteligjenca Virtuale ”Diella”, vijon të komentohet shumë. Por ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar se është takuar në fakt me Diellën e vërtetë që ndodhet në Lezhë. ”Unë kam Diellën time. Bio, me kromozome, e pakorruptueshme, gjithë shije dhe jetë. Më në fund u bëra mbarë të shkoj te Diella e vërtetë, në Lagunën e Vain, Lezhë”,-shkruan Manjani.
Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që autorët për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit të përballen me drejtësinë. “Ne presim që autoritetet në Serbi të arrestojnë dhe ndjekin penalisht ata që gjenden në Serbi me akuza përkatëse para një gjykate në Serbi”, tha Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë në dyvjetorin e sulmit në Banjskë. Më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin e ka…
Policia e Shtetit ka reaguar për videon virale të sherrit masiv në Rinas, duke thënë se konflikti ka ndodhur më 6 shtator rreth orës 02:30 të mëngjesit. Sipas Policisë, familja me rreth 18 anëtarë do të udhëtonin për pushime drejt Antalias në Turqi me çarter. Sherri ndodhi për radhën në check-in, sipas policisë, për shkak se familjarët kishin edhe fëmijë të vegjël. Pas ngjarjes, kryefamiljari dhe anëtarët e tjerë u kërkuan falje punonjësve të policisë për ngjarjen. Edhe këta të fundit, nuk kanë dashur të bënin kallëzim dhe për këtë arsye çështja u mbyll. Ata i udhëzuan familjarët që të…
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai. Mësohet se Isai është marrë i pandehur për “shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike. Denoncimi nga kryebashkiakut të Kolonjës është bërë në Prokurorinë e Posaçme nga një avokat në Korçë, Esmerald Xhafa, i cili e akuzonte Isain për korrupsion dhe shpërdorim detyre në disa vepra penale.
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Tiranë ka prezantuar “Kartën e Taksapaguesit”, një dokument ligjor informues, i cili synon të sjellë më shumë transparencë dhe lehtësi në komunikimin mes administratës tatimore vendore, qytetarëve dhe bizneseve. “Karta e Taksapaguesit” përmbledh të drejtat dhe detyrimet e taksapaguesve, llojet e taksave dhe tarifave vendore, si dhe afatet përkatëse të pagesave vendore. Ky instrument i ri është menduar si një udhërrëfyes praktik, duke synuar të ndihmojë qytetarët dhe bizneset që të jenë më të informuar dhe të ndërveprojnë më lehtë me administratën vendore. “Karta është një hap konkret drejt rritjes…
Të martën (23 shtator) Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi PRO për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak, dhe sot Prefekti i Tiranës ka dërguar vendimin në Këshillin e Ministrave. Shkarkimi zyrtar i Erion Veliajt pritet të vuloset neser nga këshilli i ministrave në mbledhjen e qeverisë. Avokatët e Veliajt kanë paralajmëruar se do ta ankimojnë këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese dhe është ende e paqartë sa kohë do marrë shqyrtimi gjyqësor për të shkuar pastaj në një datë të mundshme për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Tiranës.
Një vajzë 15-vjeçare tentoi vetëvrasjen në Sarandë, pasi është hedhur nga kati i katërt i banesës së saj. Ajo dhe vëllezërit e saj, së bashku me prindërit, ndodheshin të gjithë në shtëpi pasi vëllai i saj i vogël kishte ditëlindjen. Babai i vajzës ka treguar edhe dinamikën. Ai ka sqaruar se sapo kishte ardhur në shtëpi nga shkolla, i kishte treguat babait se një vajzë dhe një djalë në shkollë e kishin bullizuar. Babai dyshon se vajza është bullizuar prej kohësh në shkollë dhe kishte vënë re ndyshim në sjelljen e të bijës. Sipas tij, 15-vjeçarja, që aktualisht është në…